News That Matters

Storiet Kryesore

Kosova refuzon projektin për gazin

Kosova refuzon projektin për gazin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 17:44 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media tha se kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik të Kosovës. “Gjatë dy ditëve të fundit kemi pasur takime nga korporata MCC, dhe gjatë këtyre takimeve kemi bërë edhe dizajnimin e programit të kompaktit duke bërë një përmbledhje të saj. Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik. MCC ka afate strikte. Ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë programin e alokuar dhe kompaktin për investime me risk më të ulët, por megjithatë ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimi...
Kthimi i trupave nga Kizhevaku, Kurti: E madhe është dhimbja e kësaj dite

Kthimi i trupave nga Kizhevaku, Kurti: E madhe është dhimbja e kësaj dite

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 16:48 Në pikën kufitare në Merdare kanë arritur shtatë trupat dhe dy të tjerë të cilët janë ribashkim që i takojnë masakrës së kryer nga forcat serbe në Rezallë. Instituti i Mjekësisë Ligjore do të ekzaminojë sërish këta trupa, e më pas do të organizohet ceremonia e varrimit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kanë për detyrë që para Serbisë të këmbëngulin për drejtësi dhe të dihet për fatin e mbi 1600 personave. “E madhe është dhimbja e kësaj dite, i dhimbshëm dhe i ftohtë ky ritakim i familjarëve. Nuk ka fjalë që mund të plotësojë boshllëkun për më te dashurit e juaj. Masakra në Rezallë është dëshmi e gjenocidit në Kosovë. Sot pas 22 vjetësh na u kthyen personat që ishin groposur në Kizhevak të Serbisë”, ka thënë Kurti. “Qeveria jonë është duke ndërmarrë gjitha hap...
Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 14:25 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për marrëveshjen lidhur me targat të arritur sot në Bruksel. Kurti ka thënë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinjë dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Ai ka shkruar se meqë protestuesit do të largohen nga pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, njësia speciale nuk ka pse qëndron atje, por se mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Kurti po ashtu ka thënë se KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt. “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, ka shkruar Kurti...
Vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Vjen reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/09/2021 14:14 I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel. I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen në Bruksel. Ai ka shkruar se nga Brukseli erdhën lajme të mira, si dhe ka përgëzuar së pari Miroslav Lajcak si ndërmjetësues dhe më pas palët pë gadishmërinë për të negociuar. “Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shruar ai në Twitter...
Konjufca komandatit të KFOR-it: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

Konjufca komandatit të KFOR-it: Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 13:00 Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Franco Federici. Sipas një njfotimi për media në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat. Kryetari i Kuvendit teksa nënvizoi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.
Të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel

Të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 12:44 Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak ka bërë publike marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, pas bllokadës në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, shkruan Gazeta Express. Të dy palët janë pajtuar në pikat e mëposhtme: Njësitet speciale të Polciisë që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjal do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 202...
Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 12:35 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve, trasmeton “Radio-Ylberi” Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve. “Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur. Falënderojë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak. /Radio-Ylberi/
Besnik Bislimi kthehet në Kosovë, vazhdimi i diskutimeve për veriun pritet të bëhet përmes telefonit

Besnik Bislimi kthehet në Kosovë, vazhdimi i diskutimeve për veriun pritet të bëhet përmes telefonit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 11:56 Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak raportohet të ketë vazhduar tashmë takimin me përfaqësuesin e palës serbe në dialog, Petar Petkoviq. Por sipas raportimeve të deritanishme nga Brukseli tashmë është larguar përfaqësuesi i palës kosovare, zv/kryeministri i vendit, Besnik Bislimi.Bislimi raportohet të jetë nisur për në Kosovë dhe takimi i tij me Lajçak do të zhvillohet online. Përpos kësaj, pas diskutimeve që Lajçak do të ketë me të dy përfaqësuesit e shteteve pritet që nga Zyra e Bashkimit Evropian të lëshohet një komunikatë për media në të cilën do të bëhen të ditura detajet shtesë lidhur me zhvillimet e fundit, trasmeton 'Gazeta Blic" Poashtu një video-konferencë është paralajmëruar të mbahet sot nga i dërguari Special...
Në Kosovë edhe 9 vjeçarët në mesin e konsumuesve të drogës

Në Kosovë edhe 9 vjeçarët në mesin e konsumuesve të drogës

LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 11:50 Mjeku tregon drogat që përdoren më shumë në Kosovë, flet edhe për moshën e përdoruesve. Terapisti, Safet Blakaj në Qendrën e Trajtimit të Varësive në Kosovë në një intervistë të fundit ka treguar moshat mesatare të fillimit të përdorimit të drogës. Blakaj tregoi për “Euronews Albania” që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës gjatë vitit 2020 ishte 16.2 vjeç. Ai theksoi se në Kosovë, aktualisht përdoren shumë drogat si heroina, kokaina dhe hashashi. Mjeku nënvizoi se vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogës nga ana e grave. Ndërkohë, ai përmendi edhe moshat ekstreme të cilat konsumojnë drogë. “12-vjeç edhe më ulët për rastet ekstreme. Mosha më e vogël ka qenë 9-vjeç”, tha ai. Ai shtoi se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të gjithë...
Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian takohet me Vuçiqin: Vendimtare të gjendet një zgjidhje me Kosovën

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
30/09/2021 11:45 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar sot me presidentin e Serbisë. Ajo ka theksuar çështjen e dialogut, duke përmendur nevojën për gjendjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në pikëkalimet kuftitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak. “Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo në Twitter. “Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian....
div.meta-author { display:none; }