News That Matters

Storiet Kryesore

Kuvendi të hënën me dy seanca plenare

Kuvendi të hënën me dy seanca plenare

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 21:27 Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën do të mbajnë dy seanca plenare. Nga ora 10:00 do të fillojë seanca e parë, ndërsa e dytë nga ora 10:15. Rendi i ditës për seancën e parë: 8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. Rendi i ditës për seancën e dytë: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin...
Nëse i merrni deri në 10 mijë euro kredi, Qeveria iu dhuron 300 euro

Nëse i merrni deri në 10 mijë euro kredi, Qeveria iu dhuron 300 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 16:57 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka marrë sot vendim për operacionalizimin e masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar. Me anë të kësaj mase, të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10 mijë euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë,trasmeton “Reorteri” “Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro. Të interesuarit për përfitim nga kjo masë fillimisht duhet të marrin kredinë në ndonjërën nga institucionet financiare të licencuara në Kosovë, e pastaj të plotësojnë formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim). Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet n...
Betohen 20 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Betohen 20 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 15:02 Njëzetë kadetë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata u betuan sot dhe katër vjet më vonë pritet të certifikohen oficerë të FSK-së. Nga kadetët e rinj, eprorët kërkuan përkushtim dhe punojnë për atdheun në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë e betimit tha se me kadetët e rinj do të jenë krenar i gjithë populli. “Këtu u përzgjodhën më të mirët prej më të mirëve. Me këta do të jemi krenar krejt populli dhe kombi. Të nderuar kadet ju do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbim të atdheut… ju duhet të fitoni zhvillimet e duhura ushtarake, morale fizike e etike. Nga ju pres të jenë kadet të disiplinuar dhe të dilni të vyeshëm për kombin dhe atdheun, të ngitni flamurin tonë lartë dhe të punoni natë e ...
Mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/09/2021 14:15 Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur konferencë të rregullt për medie, ndërsa ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit shkollor më 27 shtator në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike. Sa i përket vaksinimit, Maloku tha se mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar dhe se 65 për qind kanë marrë dy doza. “Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot kanë dalë në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, deklaroi ajo. Viti i ri shkollor ka filluar më 27 shtator, kurse sipas vendimit të Qeverisë në klasa nuk lejohen më shumë se 20 ...
Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 13:00 Në ditën e dymbëdhjetë të bllokadës, situata është e qetë në të dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Këto pika vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dhjetëra qytetarë serbë që janë duke protestuar që nga data 20 shtator, kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë. Bashkë me qytetarët, afër këtyre pikave në veri të vendit po qëndrojnë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Fundi i kësaj bllokade duket të jetë dita e shtunë, pasi të dy shtetet kanë arritur marrëveshje në Bruksel, për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, njoftoi për arritjen e marrëveshjes. Sipas kësaj marrëveshjeje, njësitet sp...
Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale

Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale

LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 11:17 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim projekt-kodin e procedurës penale. Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar në parim projekt-kodin e procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur drejtësi në vendin tonë. Ajo tha se është adresuar çështja e gjykimit në mungesë për te gjitha veprat penale, raporton KP. “Në projekt-kodin e procedurës penale, janë adresuar edhe çështja e gjykimit në mungesë për të gjitha veprat penale. Gjykimi në mungesë sjellë drejtësi për viktimat. Për rastet...
Kryhet një operacion i rrallë i zgjerimit të artieres së barkut në QKUK

Kryhet një operacion i rrallë i zgjerimit të artieres së barkut në QKUK

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
01/10/2021 09:19 Me sukses, në Kirurgjinë Vaskulare është kryer një operacion te një pacient i moshës 56 vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues. Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët. Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm. Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro.
24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 09:00 Sot mbushen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./KP
NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

NATO-ja zotohet për zbatimin e marrëveshjes për targat, Stoltenberg takon sot Lajçakun

LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
01/10/2021 08:58 Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me targat, gjatë ditës së sotme do të takohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në një komunikatë për media, zëdhënesja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen mes të dyja palëve teksa ka shtuar se KFOR-i do të luajë rol kyç në zbatimin e saj. “Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë rol kyç për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandaton KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në ko...
UP-ja merr vendim që procesi mësimor të fillojë fizikisht më 15 tetor

UP-ja merr vendim që procesi mësimor të fillojë fizikisht më 15 tetor

LAJME, Storiet Kryesore
30/09/2021 17:51 Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur sot, më 30 shtator 2021, me rekomandim të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, ka marrë vendim që si pasojë e pezullimit dyjavor të aktiviteteve mësimore, procesi mësimor – ligjëratat të fillojnë më 15 tetor 2021, me prezencë fizike. Procesi mësimor, respektivisht ligjëratat, do të zhvillohen duke respektuar udhëzuesit përkatës, me kusht që numri i studentëve në një klasë të mundësojë në mënyrë rigoroze mbajtjen e distancës prej 1.5 metra në mes të personave. Në rastet e caktuara dhe për të respektuar distancën prej 1.5 metra, ligjëratat do të organizohen në dy grupe të studentëve: Orët e mësimit në dy grupe – ora e parë 40 minuta grupi i parë i studentëve; ora e dytë 40 minuta ...
div.meta-author { display:none; }