
Policia e Kosovës gati të jetë pjesë e INTERPOL-it
03/10/2021 09:02
Policia e Kosovës me kapacitete ekzistuese është e gatshme të jetë pjesë e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, INTERPOL.
Madje pjesëtarët e Policisë kanë qenë të gatshëm që të ndihmojnë kolegët e tyre nga shtet e tjera në luftimin e krimit ndërkombëtar qysh moti, thotë, ish-drejtori i Rashit Qalaj.
Deputeti i PDK-së thotë se Policia e Kosovës mund të kontribuonte dhe ta ndihmonte këtë mekanizëm në hetimin e shumë rasteve.
“Policia e Kosovës është qysh moti e gatshme e përgatitur të jetë pjesë e INTERPOL-it, dhe mos të harrojmë që nuk është çështja vetëm se do të ketë benifite Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë, mirëpo ka benifite reciproke, meqenëse Policia e Kosovës do të kontribuonte shumë që edhe INTERPOL-i të marrë informacione nga Policia e Kosovës...