
Kurti takon stafin e lartë të Policisë së Kosovës, pas operacionit të suksesshëm në veri të vendit
03/10/2021 15:44
Pas realizimit me sukses të planifikimeve operacionale dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti për angazhimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin.
“Kryeministri Kurti falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ndër...