News That Matters

Storiet Kryesore

Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 10:41Një bashkatdhetarë është kthyer nga Amerika në Kosovë për të investuar, por ende pa filluar investimin atij i kanë dalë probleme. Jeton Hasanaj është kthyer nga Amerika në Meje të Gjakovës për të ndërtuar një jetë të re. Krahas problemeve tjera që ka kjo lagje, rrjeti i dobët elektrik mbetet një problem shumë i madh. “KEDS-i ka ardhur këtu dhe kanë parë gjendjen e shtyllave. Fotografimi është bërë. Masat janë marrë. Na kanë thënë se kur të vini në radhë do të intervenojmë, por i bëra gati një vit dhe nuk ka reagim”, shprehet për RTK-në qytetari Jeton Hasanaj, përcjell Telegrafi. Edhe banorët tjerë po ankohen për sistemin energjetik dhe shtyllat. Ata thonë se shtyllat deri më tani i kanë vendosur me vet kontribut. “Ndoshta nuk ja ka vlejtur të kthehemi nga...
Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 10:01Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 583 gjoba për mosrespektim të këtij ligji, përcjell "Radio-Ylberi" Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar edhe 882 gjoba trafiku. Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona si dhe 11 janë dërguar në mbajtje
Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”. Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30.Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678. Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hasë, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është de...
Sot seanca e Kuvendit, 12 pika në rend të ditës

Sot seanca e Kuvendit, 12 pika në rend të ditës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/09/2021 09:13Sot në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare, për të pasuar më pas me seancë të re. Në seancën vazhduese që do të fillojë në orë 10:00 do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020-të. Ndërsa në seancën e re plenare do të jenë 12 pika në rend të ditës.
Çka thotë Kurti për reciprocitetin dhe projektin e gazit?

Çka thotë Kurti për reciprocitetin dhe projektin e gazit?

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 09:07Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. E sipas Kurtit, në kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“ Reciprocitetin nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh Kosovën”, u shpreh Kurti. I pari...
Deklarohet policia rreth zbatimit të marrëveshjes për targat

Deklarohet policia rreth zbatimit të marrëveshjes për targat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 09:00 Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave. Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. Policia, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, ...
Jarinjë: Veturës së parë që hyri nga Serbia i vendosen tiketat ngjitëse

Jarinjë: Veturës së parë që hyri nga Serbia i vendosen tiketat ngjitëse

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/09/2021 08:54 Në pikën kufitare të Jarinjës veturës së parë e cila ka hyrë në orën 08:00 të mëngjesit nga Serbia në Kosovë i është vendosur tiketa ngjitëse në targa. Njëjtë ka ndodhur edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdarë me ç`rast ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.
IBRAHIM RUGOVA: KONFEDERATA ME SHQIPËRINË ËSHTË NJË ÇËSHTJE KOHE

IBRAHIM RUGOVA: KONFEDERATA ME SHQIPËRINË ËSHTË NJË ÇËSHTJE KOHE

LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 Pjesë nga intervista e Ibrahim Rugovës dhënë revistës "Der Spiegel" në vitin 2000, trasmeton “Radio-Ylberi” "SPIEGEL: E nëse bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, këmbëngul në integrimin e Kosovës në Jugosllavi? RUGOVA: Atëherë do të ketë një luftë të ardhshme. Ne, të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada. Përveç kësaj do të paraqiteshin edhe qarqe politike në Kosovë, të cilat do të kërkonin bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Në Maqedoni momentalisht 30 për qind e popullsisë është shqiptare. Edhe në Mal të Zi po shtohet numri i shqiptarëve. Ne jemi një popull i ndarë. SPIEGEL: Domethënë një hap drejt krijimit të Shqipërisë së madhe?! RUGOVA: Konfederata me Shqipërinë është një çështje kohe. Momentalisht popullit të Kosovës ...
Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes

Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 22:05 Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar-Wigemark ka thënë se nga nesër hyn në fuqi zbatimin e marrëveshjes për targat. Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in. “EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në veriun e Kosovës së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nisë nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Gunnar-Wigemark. Ndryshe, nga dita e djeshme ka filluar të zbatohet pika e parë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, e cila parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale...
Të hënën vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

Të hënën vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 21:03 Trupi gjykues në Gjykatës Speciale do të vazhdojë nesër procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës në orën 09:30. Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë. Seanca e paraqitjes së parë së Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Palët i dorëzuan si konfidenciale versionet e tyre të f...
div.meta-author { display:none; }