
A do të kërkohet dëshmia e vaksinimit në ditën e zgjedhjeve, flet Valmir Elezi
05/10/2021 09:55Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë.
Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve.
“Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të cilat parashihen me planin operacional dhe ideja është që të përmbushen këto detyra në mënyrë që KQZ-ja të jetë gati për 17 tetor. Në bazë të ecurisë së punës besojmë që gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”.
Ai, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka konfirmuar se në ditën e zgjedhjeve votuesit nuk do të duhet ta paraqesin dëshminë e vaksinimit ose rezultatin negativ të ndonjërit nga testet për COVID-19.
Ele...