News That Matters

Storiet Kryesore

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor i takon BE-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
06/10/2021 09:58Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni. Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane. “Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera”, ka thënë Von der Leyen. Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj. Kryetarja e Komisionit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-...
Bllokohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani

Bllokohet në Serbi kamioni nga Kosova që eksportonte mall në Gjermani

LAJME, Storiet Kryesore
06/10/2021 09:45Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës. Panaxha, përmes një postimi në facebook, ka treguar se pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballen kompanitë kosovare nuk kanë të ndalur. ”Sapo më njoftoj një prodhues që eksporton në Gjermani se kamioni që kalon transit përmes Serbisë i është bllokuar nga autoritetet serbe. Arsyeja e bllokimit është se në dokument shkruan RKS dhe përmes marrëveshjes së re autoritet serbe nuk e pranojnë asnjë dokument ku shkruan RKS edhe pse është i destinuar për vendet tjera. Do të thotë bllokadat, pengesat dhe vështirësitë me të cilat përballe...
Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

LAJME, Storiet Kryesore
06/10/2021 09:44Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa do të jetë nikoqir i takimit derisa samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton Klan Kosova. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të bashkohen po ashtu. Përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë ftuar të bashkohen në seancën plenare. 6 tetor 2021: Samiti BE-Ballkani Perëndimor ...
Dita Botërore e Mësuesve:SBASHK-u uron 5 tetorin

Dita Botërore e Mësuesve:SBASHK-u uron 5 tetorin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 14:14 Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar sot mësuesit me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve. Në këtë 5 tetor, përfaqësues të SBASHK-ut janë në Bruksel në një konferencë ku po diskutohet për një plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit dhe të forcimit të zërit sindikal “Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin”, është mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, drejtuar sindikatave anëtare. SBASHK-u thekson se ka qenë shembull i mirë i angazhimit e arritjeve në kë...
Me 25 vjet burgim dënohet burri që vrau gruan e tij me shufër metalike në Gjilan

Me 25 vjet burgim dënohet burri që vrau gruan e tij me shufër metalike në Gjilan

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 14:00Gjykata Themelore në Gjilan, ka dënuar me 25 vjet burgim të akuzuarin N. M., për vrajsen e bashkëshortes. I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M.. Sipas Gjykatës, çifti fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marrë një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë t...
A do të detyrohen mësimdhënësit të marrin vaksinën anti-covid?!

A do të detyrohen mësimdhënësit të marrin vaksinën anti-covid?!

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 12:33Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci të martën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Nagavci tha se deri më tani kanë punuar në lidhje me grumbullimin e të dhënave për vaksinimin e mësimdhënësve dhe organizimin e fillimit të procesit arsimor. “Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara. 165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen.Janë 368 institucione arsimore që po zhvillojnë mësimit në bazë të opsionit A”, tha ajo. Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pyeti ministren se çka nëse mësim...
Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 11:30 Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së dje, dëshmitari W01679 po u përgjigjet sot pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues, trasmeton Indeksonline “Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem me flejtë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po duhet me ndejt me qetësues ose diçka…Një film me këqyr ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me flejtë unë në gj...
Foshnja e lindur para kohe me probleme shëndetësore trajtohet për 44 ditë në QKUK

Foshnja e lindur para kohe me probleme shëndetësore trajtohet për 44 ditë në QKUK

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
05/10/2021 10:22 Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV. Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike. Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e...
Me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë është dënuar Goran Stanishiq

Me 20 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë është dënuar Goran Stanishiq

LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 10:10Goran Stanishiq është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjet fajtor për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktgjykimi ndaj tij u shpall të martën nga kryetari i turpit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesët...
ShSKUK po trajton 165 pacientë nga covid-19

ShSKUK po trajton 165 pacientë nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
05/10/2021 10:06Sipas raporteve të datës 5 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spialet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 165 pacientë. 109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 35 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv, në Klinikë Infektive, 9 pacientë Spitali i Prizrenit, 9 pacientë Spitali i Gjakovës, 13 pacientë Spitali i Pejës, 23 pacientë Spitali i Gjilanit, 11 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë Spitali i Feriz...
div.meta-author { display:none; }