
Në Hagë sot fillon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt
07/10/2021 08:16
Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nis sot.
Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në DhSK, Angela Griep, në konferencën për media të mbajtur më 30 shtator, ka bërë të ditur se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) leximin e aktakuzës, e do të pyes të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre.
Tutje, ajo deklaroi se Gucati e Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe det...