News That Matters

Storiet Kryesore

Çmimi i arit rritet në nivele rekord 

Çmimi i arit rritet në nivele rekord 

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Çmimi i arit është rritur në një nivel rekord, i nxitur nga pritshmëritë në rritje për uljen e normave të interesit në SHBA, investitorët që kërkojnë asete dhe muaj të tërë blerjesh të jashtëzakonshme nga bankat qendrore dhe investitorët kinezë. Metali i verdhë u rrit në 2,141 dollarë për ‘ons’ të martën, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 2,135 dollarësh të vendosur në dhjetor, sipas të dhënave të LSEG, përpara se së shpejti të pakësonte fitimet për t’u shkëmbyer me 0.8 për qind në 2,131 dollarë në ditë. Lëvizja e së martës përfaqëson një vazhdimësi të një rritjeje të shkaktuar të premten nga shpresat në rritje për një ulje të normës së Rezervës Federale në qershor, pas të dhënave më të dobëta ekonomike, shkruan Telegrafi. Ari, një aktiv pa rendiment...
Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

Shkolla e Mesme e Mjekësisë organizon program kulturo-artistik në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sot në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë është organizuar një program kulturo-artistik, në shenjë përkujtimi të Epopesë së UÇK-së, epopesë së lavdishme të Jasharëve, shkruan Mitropol. Drejtoria e shkollës ka thënë se ky organizim ringjallë ndjesinë e të qenit krenarë me sakrificën e familjës së Jasharëve. Tutje në njoftimin e shkollës thuhet se me këtë program përpiqen të ngulitin në mendjen e nxënësve heroizmin dhe sakrificën e UÇK-së dhe familjes Jashari në emër të lirisë dhe mëvetësisë së Kosovës.
Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

Rifat Jashari pret krerët e shtetit në kullën e Prekazit

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Rifat Jashari ka pritur presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, në kullën e Prekazit. Bashkë me ta, ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Para vizitës në kullën e Jasharëve, krerët e shtetit me ministra, kanë bërë homazhe në Prekaz për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, njofton Klankosova.tv.
Ilir Shaqiri këndon “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës

Ilir Shaqiri këndon “Sërish vjen marsi” në Kuvendin e Kosovës

KOSOVË, KULTURË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ilir Shaqiri, këngëtar i njohur i muzikës folklorike, ka nis performancën e tij në Kuvendin e Kosovës për nder të luftës çlirimtare të familjes Jashari, e cila njihet si “Epopeja e UÇK-së”. Performancën e ka nisur me këngën “Sërish vjen marsi”, një këngë legjendare mbi të bëmat e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së, që bashkë me shumë anëtarë të familjes ra heroikisht në mars të vitit 1998. Ilir Shaqiri e këndoi këngën në prani të familjes Jashari dhe të Rifat Jasharit, vëllait të Ademit.
Të bashkuar për një botë pa Glaukomë

Të bashkuar për një botë pa Glaukomë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Organizohet aktiviteti që ndërlidhet me sensibilizimin dhe kujdesin e sëmundjes së glaukomës. Këta janë mjekët specialistë të Oftalmologjisë në udhëheqjen e këtij aktiviteti. Organizimi i aktivitetit ndërlidhet me javën botërore të glaukomës, e cila shënohet me 10-16 Mars. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi, informimi rreth rrezikut të sëmundjes si dhe kontrollit të glaukomës. Organizimi i kësaj kampanje është për herë të parë në vendin tonë. Kampanja e sivjetme është me moton “Të bashkuar për një botë pa glaukomë”.  Arsyeja e shënimit të kësaj kampanje në tërë botën, edhe në Kosovë, është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin qasjen ndaj pacientëve m...
Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet në 2024 në Prishtinë

Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet në 2024 në Prishtinë

KOSOVË, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Festivali “Sunny Hill'” i themeluar nga ylli kosovar me famë botërore Dua Lipa, do të rikthehet në verën e vitit 2024 vetëm në kryeqytetin e Kosovës, pa ndonjë edicion të dytë në Tiranë siç kishte ndodhur në edicionin e 2022. Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill'”do të bëjë rikthim vetëm në Prishtinë nga 25.07.2024, deri më 28.07.2024, pas një pauze një vjeçare, si shkak i përgatitjeve të lokacionit në fshatin Bërnicë e Poshtme pasi procedurat burokratike për ndarjen e pronës nga Komuna e Prishtinës kishin penguar organizimin e festivalit. Alban Kastrati, partner menaxhues dhe organizator i festivalit, tha për Prishtina Insight se edicioni i katërt do të mbahet vetëm në Prishtinë dhe nuk do të organizohet në kryeqytetin fqinj të Shqipërisë, Tiranë, si në vitin 2022...
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat për Kosovës. Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet platfomës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit që kishte me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar. “Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X. ...
Çmimet e banesave pritet të rriten sërish, ja sa do të shtrenjtohen

Çmimet e banesave pritet të rriten sërish, ja sa do të shtrenjtohen

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Agjencitë e patundshmërive dhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës nuk pajtohen rreth çmimit për patundshmëri gjatë këtij viti. Sipas agjencive, çmimi mesatar për një banesë në Prishtinë do të sillet rreth 800 euro për metër katror. “Rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka çuar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë-Kosovë. Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha”, tha Dugagjin Avdyli nga agjencia për patunds...
E pazakontë: Filmohen disa ujqër të bardhë në Kosovë

E pazakontë: Filmohen disa ujqër të bardhë në Kosovë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Një fenomen i pazakontë i botës së egër në Kosovë është kapur së fundmi nga disa kamera kurth në rajonin e Gollakut. Bëhet fjalë për pranin e ujqërve të bardhë në trojet tona, dukuri kjo goxha e pazakontë. Në kamerat kurth të fotografit të botës së egër, Arian Mavriqi këta ujqër të bardhë u panë teksa ushqeheshin. Pranë tyre shihen edhe ujq të tjerë me ngjyrë të hirtë, tipik për rajonin e Kosovës dhe të Ballkanit. Në anën tjetër, ujqit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve. Video: https://fb.watch/ppAAqNSj7c/?mibextid=HSR2mg
Kurti mirëpret vendimin e Spanjës: 2024-ta vit i fuqizimit të pasaportës kosovare

Kurti mirëpret vendimin e Spanjës: 2024-ta vit i fuqizimit të pasaportës kosovare

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Spanja ka marrë vendim që të lejojë udhëtimin e shtetasve kosovarë me pasaportë kosovare. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Kurti ka thënë se viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Kosoës. “Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja u është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, shkroi Kurti. Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, sipas një dokumenti të publikuar më 5 janar në ueb-faqen e Departamentit për Migrim dhe Çështje të Brendsh...
div.meta-author { display:none; }