News That Matters

Storiet Kryesore

Kosova e fundit në rajon për pagën mesatare

Kosova e fundit në rajon për pagën mesatare

EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Kosova është e fundit në rajon sa i përket pagës mesatare. Një rritje e pagës mesatare në fund të 2023 me 10 mijë lekë Shqipëria nuk e përmirësoi pozicionin në krahasim me rajonin. 75 mijë lekë ose në monedhën evropiane referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 723 euro, e renditi përsëri Shqipërinë të parafundit.  “Duke pasur edhe një politikë më agresive se vendet e Ballkanit të cilët kanë bërë një rritje sistematike dhe nuk kanë pritur një vit të caktuar për rritjen e madhe pavarësisht se kemi mbrapa Kosovën”, thotë Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie. Kryeson Serbia për pagën mesatare bruto më të lartë në rajon me 1,112 euro ndjekur më pas nga Mali i Zi me 1,024 euro, Bosnje dhe Hercegovina 1,023 euro, Maqedonia e Veriut 975 euro dhe në fund Kosova me 5...
Nënshkruhen kontratat e punës për 5 teknik laborant në QKMF Mitrovicë

Nënshkruhen kontratat e punës për 5 teknik laborant në QKMF Mitrovicë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ju shtuan dhe 5 teknik laborant, të cilët nga sot filluan punën në QKMF Mitrovicë. Laborantet sot pas përfundimit me sukses të procedurave të rekrutimit, nënshkruan kontratat e punës. Drejtori për Shëndetësi, z Fahri Shabani, ju uroj mireseardhje laboranteve të rinjë.Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në punë, theksoj që beson që punen do ta kryejn me nderë dhe profesionalizëm, ashtu siç është human e fisnik profesioni që ushtrojnë. Drejtori Shabani tha se zgjerimi i shërbimeve laboratorike edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare ka krijuar edhe nevojën e shtimit të laborantëve në Kujdesin Parësor Shëndetsor të Mitrovicës. Drejtori i QKMF-së, z. Fevzi Sylejmani, ju uroj suksese e mbaresi në pun...
Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

Kurti në takim ministra e zëvendësministra bisedon për zgjedhjet në Veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, si dhe zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Sipas njoftimit të ZKM-së, ministrat dhe zëvendësministrat e informuan Kryeministrin për punët që po kryejnë dhe aktivitetet që po i zhvillojnë anekënd Kosovës, e në veçanti në mjediset e banuara me komunitetin serb. “Bashkë diskutuan mbi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës, dhe për...
Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

Sërish “çikat” na zbardhin fytyren: Donjeta Sadiku e siguron normën e parë olimpike për boksin e Kosovës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano. Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka alternativë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë. “Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë”, theksoi Kurti. Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti ka përmendur edhe mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare. Kurti tha se gjatëk këtij muaji do të hapet thirrja për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. "Gati 25 vjet p...
Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shënojnë arritjet e grave dhe vajzave si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Osmani tha se sot kujtojnë të gjitha ato gra e vajza që s’janë në mesin tonë, e të cilat sipas saj, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, shkroi Osmani.
Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, të mërkurën ka publikuar fotografi të disa të studentëve duke pastruar objektin e UP’së. Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë. “Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka ...
Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti sot e viziton Mitrovicën

ARSIMI, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryemimistri Albin Kurti do të qëndrojë në Mitrovicë për të përurua një kampus që ishte përuruar edhe nga ish kryeministri Thaçi. Me rastin e 11 vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do të mbahet një manifestim rasti si dhe do të përurohet edhe kampusi universitar. Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza si dhe mysafirë të shumtë. Manifestimi mbahet të mërkurën, 6 mars 2024, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (Amfiteatri A1), prej orës 11:00. ...
Udhëtimi ajror nga Zvicra mund të bëhet më i lirë këtë verë

Udhëtimi ajror nga Zvicra mund të bëhet më i lirë këtë verë

BOTË, EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Çmimet e biletave të linjës ajrore janë rritur në vitet e fundit, por ky trend rritës tani mund të ketë marrë fund, përcjell albinfo.ch. Kjo erdhi në bazë të një hulumtimi, gjetje e një analize çmimesh në faqen e udhëtimit Kayak. Hulumtimi tregon se çmimet për një numër fluturimesh nga aeroportet zvicerane midis fillimit të majit dhe fundit të shtatorit janë më të ulëta se sa ishin për të njëjtat destinacione në vitin 2023, kushdo që rezervon.
div.meta-author { display:none; }