News That Matters

Storiet Kryesore

Dy ditë pas tensioneve, situatë e qetë në komunat në veri të Kosovës

Dy ditë pas tensioneve, situatë e qetë në komunat në veri të Kosovës

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës tha se në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë. Veton Elshani nga Policia e Kosovës tha se situata në veri është stabile dhe se zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Ai që shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë natës. Më 26 maj, në këto tri komuna grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe. Policia përdori shok-bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të policëve. Në Zveçan pati edhe të shtëna me armë zjarri...
Protestuesit kundër Vuçiqit në Serbi rrethuan televizionin shtetëror dhe Kuvendin

Protestuesit kundër Vuçiqit në Serbi rrethuan televizionin shtetëror dhe Kuvendin

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Turma të mëdha të protestuesve që janë kundër Qeverisë së Serbië të shtunën rrethuan ndërtesën e televizionit shtetëror serb në qendër të Beogradit për të nxitur kërkesën e tyre që presidenti i tyre Aleksandar Vuçiq të mos ketë kontroll ndaj mediave kryesore. Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës, disa duke brohoritur me parulla që kërkonin dorëheqjen e Vuçiqit, dolën në rrugët e përmbytura nga shiu një ditë pasi ndjekësit e presidentit organizuan një tubim po aq të madh në kryeqytet. Shumica e mbështetësve të tij u dërguan me autobus në kryeqytet nga e gjithë Serbia dhe disa shtete fqinje. Jashtë selisë qendrore të RTS-ës, turmat fëshkëllenin dhe brohoritnin me zë të lartë. Ata thonë se televizioni shtetëror në bazë të ligjeve duhet të jetë i paanshëm si transmetues publik, po...
Kurti takohet me Von Cramon: Është e rëndësishme të fillohet me ofrimin e shërbimeve bazike në komunat veriore

Kurti takohet me Von Cramon: Është e rëndësishme të fillohet me ofrimin e shërbimeve bazike në komunat veriore

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit. “Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve parare...
Sindikata e Policisë: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në veri është e mirë

Sindikata e Policisë: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në veri është e mirë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë, ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës. Kjo sindikatë ka bërë të ditur se kryetari i saj, Imer Zeqiri, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut, Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere. “Aty ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, Zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut Nënkolonel Veton Elshani dhe Komandatin e NJSO-së Major Amir Gërguri. Gjatë këti takimi Kryetari i Sindikatës u informua se gjendja ...
Nexhmedin Spahiu për situatën në veri – Ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet

Nexhmedin Spahiu për situatën në veri – Ky është suksesi i parë i Kosovës si shtet

KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu në një postim në facebook ka bërë një analizë për situatën në veri, ku ka shkruar: "Kosova nuk duhet të trembet nga reagimet ndërkombëtare për zhvillimet në Veri. Ky është suksesi I parë I Kosovës si shtet. Kur fëmija çohet për herë të parë në këmbët e veta e fillon me ecë, krejt familja I bërtasin çka je tu ba. Tek masandej kur e shohin që nuk po rrëzohet I thonë marshallah. Kur puna kryhet me sukses qortimet kalojnë."
NATO i kërkon Kosovës të “shtensionojë” menjëherë situatën në veri

NATO i kërkon Kosovës të “shtensionojë” menjëherë situatën në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Aleanca e NATO’s i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR’i mbetet vigjilent në këtë rajon. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi Lungescu. Ndryshe, kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë arritur të futen dje në zyrat e tyre me asistim të Policisë. Grupe të banorëve vendas në këto komuna të banuara ...
Parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

Parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

LAJME, Storiet Kryesore
Mot jostabil dhe i ndryshueshëm do të mbetet edhe përgjatë ditëve të fundit të muajit maj. Nuk do të mungojnë intervale me diell, por se orëve të pasdites gjithnjë mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 20C e 23C. Kushtet meteorologjike sipas Prishtina Weather do të jenë të favorshme që të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërkohë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. 27.05 – Në mëngjes përgjatë luginave kushte për mjegull. Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. 28.05 – Paradite intervale me diell, në ultësira kushte edhe për mjegull.  Pasdite priten zhvillime t...
Një burrë vdes pasi u infektua nga “kërpudha vrasëse”, mjekët bëjnë thirrje për kujdes

Një burrë vdes pasi u infektua nga “kërpudha vrasëse”, mjekët bëjnë thirrje për kujdes

KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Një burrë i infektuar me “Candida auris”, ose siç njihet ndryshe “kërpudha vrasëse” ndërroi jetë këtë të premte në një spital në Milano. Burri ishte infektuar në Greqi dhe prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Saço, ku u konfirmua dhe prezenca e kërpudhës vrasëse. “Candida auris” është një kërpudhë e pikasur për herë të parë në vitin 2009 në Japoni dhe më pas u përhap në vende të ndryshme të botës. Infeksionet e “Candida auris” zakonisht shoqërohen me djegie, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, ethe dhe lodhje. Duhet të theksohet se lëkura dhe pjesët e tjera të trupit mund të kolonizohen edhe në mungesë të shenjave dhe simptomave. Kërpudhat mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose përmes kontaktit mes njerëzve të infektuar. /ab...
Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët

Haradinaj: Tensionet në veri të papranueshme, Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Alenacës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, duke theksuar se tendosjet në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme. “sulmet dhe lëndimi i policëve janë akte të rënda dhune dhe si të tilla janë të dënueshme dhe ka bërë thirrje që serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna e siç ka thënë ai “të mos bien pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti”, shkroi Haradinaj në Facebook. Ai më tutje i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë. “Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin...
Sveçla përgëzon profesionalizmin e Policisë gjatë ballafaqimit me “grupe kriminale” në veri

Sveçla përgëzon profesionalizmin e Policisë gjatë ballafaqimit me “grupe kriminale” në veri

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, raporton Klankosova.tv. “Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”. “Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sul...
div.meta-author { display:none; }