News That Matters

Storiet Kryesore

Lista GUXO në komunikatë mbështet qendrimin e kryetarëve në veri – kjo bie ndesh me kërkesën e ambasadës amerikane

Lista GUXO në komunikatë mbështet qendrimin e kryetarëve në veri – kjo bie ndesh me kërkesën e ambasadës amerikane

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Partia në koalicion me VV-në, Guxo, ka dalë me një deklaratë publike rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me tensionet në veri, pas përplasjeve të serbëve lokalë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Nëpërmjet një deklarate të gjatë, të publikuar nga zëdhënësi Blerim Gashani, thuhet se Guxo do të angazhohet për tejkalimin e kësaj situatë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë, SHBA-në dhe vendet perëndimore. Ky reagim i Guxo vjen pas acarimit të raporteve të Qeverisë së Kosovës me faktorët perëndimorë, veçanërisht SHBA-të, të cilat kanë filluar vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës për situatën në veri. “Partia Guxo si subjekt politik, por edhe me anën e përfaqësuesve të vet në Qeveri, do të angazhohet për tejkalimin e kësaj situate në veri të vendit, mbi bazën...
Sunny Hill Festival, edicioni i radhës në gusht 2024

Sunny Hill Festival, edicioni i radhës në gusht 2024

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Festivali Sunny Hill ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë. Festivali më i madh në vendin tonë ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, duke u bërë sensacion i mediave ndërkombëtare dhe shfaqjes në ballinat e mediave më të mëdha botërore për çdo edicion. Së fundmi, Sunny Hill është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë. Në instagram kanë shkruar: “Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i s...
MPB jep detaje për lëndimin e policit dhe për sulmet ndaj veturave policore në Zveçan

MPB jep detaje për lëndimin e policit dhe për sulmet ndaj veturave policore në Zveçan

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se sot dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara kriminale janë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në njoftimin e lëshuar thuhet se në të dyja rastet, nga të cilat janë dëmtuar dy automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak. “Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm. Sulmet e tilla janë të papranueshme”. “Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në rea...
Përkujtohet heroi Safet Boletini në 24 vjetorin e rënies

Përkujtohet heroi Safet Boletini në 24 vjetorin e rënies

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sot është përkujtuar heroi i kombit, Safet Boletini me rastin e 24 vjetorit të rënies së tij. Me këtë rast, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z.Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, kanë nderuar figurën e heroit Safet Boletini, duke vendosur kurora lulesh tek busti i tij. Kryetari z.Hamza tha se heroi Safet Boletini ishte një ushtar i dalluar, i cili me veprën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm ka dhënë shumë në luftën për çlirimin e atdheut.
Spitali i Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri” shpall konkurs për 23 vende të lira pune

Spitali i Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri” shpall konkurs për 23 vende të lira pune

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, SHPALLJE, Storiet Kryesore
Spitali i përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në komunën e Mitrovicës ka hapur konkurs për 23 pozita. Sipas njoftimit të bërë nga Shërbimi Spitalitor dhe Klinik Universitar i Kosovës përfshijnë pozita të ndryshme brenda spitalit “ Sami Haxhibeqiri”, shkruan Gazeta Shneta. Pozitat e hapura në këtë spital janë: Një mjek specialist- urolog; Një mjek specialist- kirurg i përgjithshëm; Pesë infermierë të përgjithshëm-Bachelor; Tre infermierë të përgjithshëm- shkolla e mesme; Tri mami- bachelor; Dy mami- shkolla e mesme; Dy bachelor të shkencave të Radiologjisë; Një zyrtar i lartë në Sektorin e Buxhetit dhe Financave; Një depoist; Tre punëtorë për higjenë; Një punëtor i lavanderisë
Ish-presidenti Thaçi në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë

Ish-presidenti Thaçi në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 është në Kosovë. Atij i është lejuar që të vij në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Siç mëson Telegrafi forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes. Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake. Vizitën e Thaçit në Kosovë e kanë konfirmuara për Telegrafin edhe nga Gjykata Speciale. “Për shkak të arsyeve humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgi...
Protestat në veri vazhdojnë nesër – Eksperti i sigurisë: do të ketë përsëri eskalim të situatës

Protestat në veri vazhdojnë nesër – Eksperti i sigurisë: do të ketë përsëri eskalim të situatës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka folur për eskalimin e situatës në veri të Kosovës, ku thotë se është e domosdoshme që të gjendet një rrugë e cila garanton sovranitetin e Kosovës në atë pjesë. Shala në një prononcim për GazetaBlic thotë se është me rëndësi edhe të ruhet partneriteti me partnerët strategjik. “Nga situata aktuale në veri të vendit, mund të nxjerrim një konkluzion që duhet të gjendet një rrugë alternative, e cila garanton sovranitetin e Kosovës në atë pjesë, por edhe që ruan partneritetin me partnerët tanë strategjik”, tha Shala. “Pas fillimit të protestave në veri të vendit, në orët e mëngjesit KFOR-u ka marrë situatën nën kontroll, duke ndërruar pozicionet me pjesëtarët e njësive speciale ku këta të fundit kanë përgjegjësi të ruajn objektet në...
Policia: Situata vazhdon të jetë e tensionuar, po qarkullojnë grupe kriminale të armatosur e të maskuar

Policia: Situata vazhdon të jetë e tensionuar, po qarkullojnë grupe kriminale të armatosur e të maskuar

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me gjendjen në tri komunat në veri të Kosovës ku po protestohet. Policia bën të ditur se situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa ka kërkuar që të ruhet qetësia. Po ashtu, Policia bën të ditur se janë arrestuar pesë persona. Kjo është komunikata e plotë: Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ofrimi i sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, mbetet detyrë dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës (PK). Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saja në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave, të cilat po vazhdojnë pranë tri komunave në veri të vendit Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan. Në Zveqan protestuesit kanë vazhduar të ...
Kryetari Hamza, nënkryetari Tahiri dhe bashkëpunëtorët nderuan sakrificën e dëshmorit Adnan Shyti

Kryetari Hamza, nënkryetari Tahiri dhe bashkëpunëtorët nderuan sakrificën e dëshmorit Adnan Shyti

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari Hamza, nënkryetari Tahiri, drejtori Maxhuni, së bashku me familjarë e ushtarë të UÇK-së nderuan vizituan varrin e dëshmorit Adnan Shyti. Postimi i plotë: "Bashkë me kryetarin Bedri Hamza, komandantin Bekim Shyti, drejtorin e Emergjencave Bahtir Maxhuni, me familjarë e ushtarë të ushtrisë çlirimtare, sot bëmë homazhe tek vendi i rënies dhe tek varri i Adnan Shytit - Adi. Momentet e tilla na shtyjnë të reflektojmë se shteti ynë është i ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, andaj është edhe i shenjtë. Lavdi!"
“Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar”

“Më shkruani në varr që rrjedh nga gjaku shqiptar”

KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Papa Klementi XI (Gjon Francesk Albani) lindi më 23 korrik 1649 dhe vdiq më 19 mars 1721 në Romë. Ai ishte Papa i 243 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Papa Klementi XI-Albani e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet. Në vitin 1660-të pas kryerjes së shkollës fillore ai shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti do të emërohet si sekretar i dekreteve papnore dhe në shkurt 1690 do emërohet kardinal. Më 9 tetor 1700 zgjidhet papë i kishës katolike. Shpresa e vazhduesh...
div.meta-author { display:none; }