News That Matters

Storiet Kryesore

Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit. Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtyre krismave dhe ka mësuar se ato janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët. “Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, shqetësime paraqiten edhe te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë.Kjo kompani ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje. Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani, shprehet se pas çdo trazire apo përshkallëzim të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) klientët nga shtetet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin shqetësime për mundësinë e rrezikimit të investimeve të tyre. “Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi pa...
NATO mirëpret dërgimin e ushtarëve turq në Kosovë pas ngjarjeve në veri

NATO mirëpret dërgimin e ushtarëve turq në Kosovë pas ngjarjeve në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të nisë për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO. Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës. Këtë vendim të Turqisë e ka mirëpritur Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila tha se KFOR po monitoron situatën nga afër. “Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”. Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit. Në k...
Beogradi e akuzoi që përmendi emrat e organizatorëve të dhunës në Veri, Kurti: I pamë të gjithë në fotografi

Beogradi e akuzoi që përmendi emrat e organizatorëve të dhunës në Veri, Kurti: I pamë të gjithë në fotografi

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri Albin Kurti sot gjatë qëndrimit në komunën e Dragashit, duke lavdëruar bashkëjetesën etnike atje, foli edhe për emrat e serbëve që përmendi në Kuvendin e Kosovës, për të cilët tha se qëndrojnë prapa dhunës në protestat në Veri. Pas akuzave nga Beogradi se ka targetuar emra të përveçëm, Kurti tha se ata që ushtruan dhunë dhe që i organizuan ato u panë në pamjet nga protestat. “Ndërsa, sa i përket atyre emrave që i kam përmendur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës, i kam përmendur 5 që janë arrestuar dhe organet tona të sigurisë i kanë identifikuar edhe 28 të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në organizim, orkestrim e nganjëherë edhe aktivisht në sulme të dhunshme kundër ushtarëve të NATO-s, kundër policëve të Kosovës dhe kundër juve gazetarëve, siç mund ta ke...
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, duke folur për gjendjen në veri tha se po të mos ndërhynte KFOR’i në Zveçan, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”. Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal, tha ai në “La Republica”. Rreth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez. Situata në veri të vendit është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, ...
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Kosova asnjë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për rrjetin amerikan CNN, se, pala serbe i ka zbatuar të gjitha obligimet ndërkombëtare që dalin nga Marrëveshja e Brukselit, dhe se Kosova nuk e ka përmbushur një që i ka takuar – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, më 2011. Palët i kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Vuçiq ka pretenduar se prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në pushtet, janë kryer 353 sulme ndaj serbëve, të motivuara në baza entie, dhe se ky është numri më i madh i incidenteve të tilla prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Vetëm këtë vit, janë kryer pesë sulme me të...
ShBA-ja i kërkon Serbisë t’i ndalojë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in

ShBA-ja i kërkon Serbisë t’i ndalojë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Në një brifing nga Shtëpia e Bardhë, Kirby kërkoi po ashtu nga Serbia që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in, raporton Klankosova.tv. “Edhe Presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.
Qeveria (s’i) lexoi mirë porositë e ShBA-së, arsyetohet Konjufca

Qeveria (s’i) lexoi mirë porositë e ShBA-së, arsyetohet Konjufca

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Takimet me ambasadorin amerikan në objektin qeveritar e telefonatat nga larg, mbase s’po mjaftojnë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, beson se Kosova e Amerika janë keqkuptuar për situatën në veri, derisa kjo e fundit po kritikon institucionet në Prishtinë për hapat e ndërmarrë. Numri dy i partisë në pushtet po thotë se me miqtë ndërkombëtarë duhet dialog i hapur, për të argumentuar pozicionet shtetërore, raporton Klan Kosova. Konjufca komentoi edhe qasjen ndërkombëtare ndaj Serbisë. E tillë si tash, thotë se s’është parë kurrë. Deklaratën qortuese të sekretarit amerikan, Anthony Blinken, ky e quajti jo të mirë për vendin. Të tilla i cilësoi edhe sanksionet që shteti më i fuqishëm në botë i vendosi ndaj Prishtinës.  ...
Volker: Kosova të ulë tensionet, Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb

Volker: Kosova të ulë tensionet, Perëndimi t’i kundërvihet nacionalizmit serb

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker, ka thënë se Qeveria e Kosovës gaboi që veproi në veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Volker, ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës. Zëri i Amerikës: Ambasador Volker, cili është mendimi juaj për tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe përshkallëzimet atje? Kurt Volker: Së pari duhet të them se ësh...
div.meta-author { display:none; }