News That Matters

Storiet Kryesore

Sa persona kanë armë me leje në Kosovë?

Sa persona kanë armë me leje në Kosovë?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Që nga paslufta një numër i madh i armëve pa leje kanë qarkulluar në Kosovë. Numri i tyre llogaritet të jetë diku tek 250 mijëshi. E raste të shumta të vrasjeve e plagosjeve janë kryer nga këto armë. Por, ka edhe nga ata që persona që kanë zgjedhur që të legalizojnë armët e tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërguar për Klankosova.tv janë 41 mijë e 684 persona./ Klankosova.tv
Nga nesër paralajmërohen reshje të shiut, mund të ketë edhe përmbytje të shpejta

Nga nesër paralajmërohen reshje të shiut, mund të ketë edhe përmbytje të shpejta

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ditën e mërkurë mbetet edhe më tutje mot jostabil, me mot të ndryshueshëm. Do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima nëpër pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 11C e 14C, ndërsa ajo maksmiale shkon deri në 23C e 25C. Nga dita e enjte po pritet të kemi mot më tipik vjeshtor, të dominuar më shumë nga vransira, sidomos përgjatë fundjavës, dhe me të reshura më të vazhdueshme shiu, herë herë madje edhe më intenzive, duke rritur rrezikun për vërshime apo edhe përmbytje të shpejta, njofton Prishtina Weather. Temperatura maksimale gradualisht në rënie deri në 17C e 16C gjatë fundjave.
Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ndonëse është shkaktuar një dëm pronësie që arrinte në rreth 70 mijë franga, autorët janë larguar pa marrë asgjë. Gjykata e Qarkut Bülach ka dënuar një burrë 47-vjeçar për hedhjen në erë të një bankomati, delikt që ai e kishte kryer në Dietlikon në gusht të vitit 2021. Kosovari është dënuar me burg për 5 vjet e 4 muaj. Pas dënimit me burg, ai do të dëbohet nga Zvicra për 14 vjet. Gjykata e ka konsideruar si të provuar se 47-vjeçari ishte i përfshirë në shpërthimin e ATM-së më 31 gusht 2021 në një qendër tregtare në Dietlikon, është shprehur kryetari i trupit gjykues të martën, kur është marrë  vendimi. Nuk dihet se kush ishte bashkëpunëtori i tij në atë rast. Megjithatë, një person i dytë është parë në pamjet e kamerave të vëzhgimit. Më 31 gusht 2021, autorët hynë n...
Policia serbe ka arrestuar dy kosovarë në Merdare

Policia serbe ka arrestuar dy kosovarë në Merdare

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare. Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre. Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”. Po ashtu, të martën pati raportime se është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare. Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi këto raste.
Në dy javët e ardhshme rrezik nga vërshimet

Në dy javët e ardhshme rrezik nga vërshimet

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
As në dy javët e ardhshme nuk pritet të ketë stabilizim të motit.Sipas “Mendimi për motin”, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të ketë të reshura më të dendura, që rrisin rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta. Temperaturat do të luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C. “Edhe në trendet e fundit për dy javët e ardhshme nuk shihet periudhë stabile e motit.  Të reshura më të dendura mund të ketë në pjesën e dytë të javës vijuese, që edhe rritë rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta.  Temperaturat luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C”, thuhet në njoftim.
24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 lëshoi urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pë...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë

Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kjo lidhje ishte thirrje për bashkim kombëtar atëherë kur po rrezikohej ekzistenca e kombit shqiptar. “Lidhja e Prizrenit ishte thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë. Ajo e shprehu qartë qëndrimin e shqiptarëve për shtet të pavarur. Tregoi vetëdije të lartë politike e shtetërore dhe u shndërrua në platformë të fuqishme nacionale”, ka thënë Osmani në manifestimin qendror të 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit, sipas Osmanit, i bashkoi shqiptarët e katër vilajeteve të atëhershme dhe i artikuloi kumbueshëm qëndrimet politike të komit shqiptar në një moment të rëndë të historisë sonë, ndërkohë që tokat shqiptareve rrezi...
Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku janë lënduar shtatë persona. Sipas njoftimit të policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ndërkaq njëri prej tyre është dërguar në QKUK sepse ka pasur lëndime serioze, përcjell Klankosova.tv. “Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar  shtatë persona (pesë meshkuj dhe dy femra) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, njëri prej tyre është dërguar në QKUK (me lëndime serioze). Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Misioni i OSBE-së që udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar disa hapa për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike. Në Twitter, ai ka publikuar nëntë hapa për këtë: Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit; Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura; Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren; Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve...
A do të paguhen kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale?

A do të paguhen kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit, të cilët nuk po shkojnë në objektet komunale?

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Zëdhënësi i Ministrisë dhe Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Arianit Abazi, ka deklaruar se dy kryetarët e komunave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që nuk shkojnë në objektet komunale në Zveçan dhe Zubin Potok do të marrin pagat, pasi sipas tij, ata punën e tyre mund të kryejnë edhe në terren, përfshirë edhe jashtë vendit. Abazi ka thënë se kryetarët janë në punë nga momenti betimit dhe sipas tij, ata nuk obligohen që të shkojnë në komunën pasi ata punë e tyre mund ta kryen dhe në terren madje dhe jashtë vendit. “Kryetari është në punë me rastin e betimit te tij, qoftë ai në zyre, teren apo jashtë vendit. Pra, ai është në punë pavarësisht ku është fizikisht”, ka thënë zëdhënësi Abazi, për RTV Dukagjinin. Ai ka folur edhe për mundësinë e shpalljeve të zgjedhj...
div.meta-author { display:none; }