News That Matters

Storiet Kryesore

Bruno dhe Yllka Kuqi vijnë me bashkëpunim

Bruno dhe Yllka Kuqi vijnë me bashkëpunim

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Kjo verë si rëndom po na sjell shumë bashkëpunime mes artistëve shqiptarë. Artistët më të fundit që u bënë bashkë për një këngë janë edhe Bruno me Yllka Kuqin. Për pushime verore të pa harrueshme... Na vizitoni në Golem... +355695599916 Bashkëpunimi që është edhe i pari mes artistëve shqiptarë titullohet “Karma”. “Karma” do të lansohet nesër në ora 18:00. 
Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Partisë Demokratike (DS), Zoran Lutovac, tha se duke folur për zgjedhjet, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e largon vëmendjen nga përgjegjësia e progresistëve për dhunën në shoqëri. +355695599916 Lutovac i tha agjencisë Beta se presidenti Vuçiq është duke u “rrokullisur” dhe duke u përpjekur të largojë vëmendjen nga ngjarjet tragjike në Baçka Pallanka, kur një gjysh dhe nip u vranë për shkak të neglizhencës së autoriteteve. “Vuçiq po ofron zgjedhje të rreme në të cilat pa lirinë e mediave dhe me shantazh, presion dhe vjedhje votash, gjoja do të qetësoheshin tensionet politike dhe të gjitha tensionet dhe dhuna në shoqëri. Vuçiq, në vend që të diskutojë për tragjedinë në Baçka Pallankë, po merret me zgjedhjet”, tha kryetari i DS-së. Ai bëri të ditur se presi...
Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Zëvendëskomandantin e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.Siç njofton FSK, të dy u pajtuan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, që qëllim kanë zhvillimin profesional dhe të FSK-së.“Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore. Të dy Gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së”, thuhet në n...
Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

Haxhi Krasniqi triumfon kundër algjerianit, Nadjib Mohammedi – shpallet KAMPION në WBC Silver

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Është mbyllur meçi kryesor i mbrëmjes së sotme në mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi. Pas një sfide shumë të luftuar nga të dy boksierët, fitues është shpallur Haxhi Krasniqi, pasi gjyqtari, Ajet Rrecaj e ndali meçin pasi kundërshtari i Krasniqit theu rregullat. Me këtë fitore, Krasniqi e çon në 53 (7 KO) numrin e meçeve të fituara.
Drejtoresha Kadriu inspekton punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

Drejtoresha Kadriu inspekton punimet në rregullimin e oborrit të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

ARSIMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Drejtoresha Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj sot ka vizituar institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, për të inspektuar punimet e rregullimit të infrastrukturës së oborrit. Gjatë kësaj vizite drejtoresha znj. Kadriu, është pritur nga përfaqësuesja e çerdhes e cila e ka njoftuar me fazat e zhvillimit të punimeve. Me këtë rast, drejtoresha ka ndjekur ritmin e punimeve në këtë çerdhe duke kërkuar që punimet të zhvillohen sipas projektit të paraparë dhe gjithçka të jetë gati në fillimin e vitit të ri shkollor. Pas renovimit të plotë të çerdhes, po vazhdon faza e rregullimit të oborrit të çerdhes e cila do të jetë një model për institucione të tjera parashkollore. Përmes këtij projekti parashihet rregullimi i tërësishëm ...
Si t’i dallojmë monedhat false?

Si t’i dallojmë monedhat false?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Njerëzve u kërkohet të vetëdijshëm për monedhat false në qarkullim. Fallcot kanë këto karakteristika: Janë me detaje të imazhit me cilëi më të dobët. Kanë unazë dhe/ose bërthamë me ngjyra të ndryshme. Mungojnë shkronjat e skajeve. Kanë drejtshkrim të gabuar ose font të tjetër. Janë me madhësi të ndryshme. Kanë një trashësi ose diametër të ndryshëm. Kanë unazën ose bërthamën me madhësi të ndryshme. Dallojnë nga pesha. Ndonjëherë shumë vështirë dallohen. Ju gjithashtu mund të testoni një monedhë është të falsifikuar duke e përkulur ose duke e afruar me një magnet.  Një monedhë e vërtetë 2 € duhet të jetë pak magnetike, por në gjendje të shkundë magnetin me lehtësi. /Radio Ylberi ...
Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false. Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe...
Një pacient largohet nga qendra rehabilituese në Shtime, vjedh një makinë dhe bën ndeshje në Podujevë (VIDEO)

Një pacient largohet nga qendra rehabilituese në Shtime, vjedh një makinë dhe bën ndeshje në Podujevë (VIDEO)

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Një pacient ka arritur të ikë nga Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrikë në Shtime. Pas daljes nga aty, ai nuk eci këmbë meqë në parkingun më të afërt e vodhi një veturë me të cilën doli jashtë qytetit, raporton Klan Kosova. Megjithatë, jo gjithçka i shkoi sipas planifikimit, pasi 49 vjeçari i diagnostikuar me skizofreni, humbi drejtimin e veturës dhe u aksidentua në Podujevë. Për pacientin që bën pjesë edhe në grupin e narkomanëve, tashti po bëhet një trajtim më i veçantë, derisa është e vështirë të shpjegohet se si i njëjti arrin ta kryejë këtë vepër goxha shpesh. B.A. që po qëndron në këtë institucion tash e tri vjet, është i njohur për organet e rendit, meqë i ka të regjistruara 4 raste të ngjashme. Haxhi Behluli, Komandant i Policisë në Shtime...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton tre policët e kidnapuar nga Serbia me datë 14 qershor

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton tre policët e kidnapuar nga Serbia me datë 14 qershor

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Sot, më 29.06.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit z. Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor. Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Fam...
Digjet pika statike e Policisë së Kosovës tek Tre Rrokaqiejt

Digjet pika statike e Policisë së Kosovës tek Tre Rrokaqiejt

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale. Elshani po ashtu ka konfirmuar raportimin e Mitropol se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person. “Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”...
div.meta-author { display:none; }