News That Matters

SPORT

Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Qipros

Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Qipros

LAJME, SPORT
Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” i bëjnë konak përfaqësueses së Qipros me fillim nga ora 20:45. Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Qipros do të transmetohet LIVE në Klan Kosova.
Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për përballjen ndaj Qipros| Ky është vendimi për Rrahmanin

Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës për përballjen ndaj Qipros| Ky është vendimi për Rrahmanin

KOSOVË, SPORT
Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombëve për këtë edicion ndaj Qipros. ‘Djemt’ e Alain Giresse sonte duhet të tregojnë vetën në ‘Fadil Vokrri’ dhe të dalin me fitore nga kjo përballje. Greqia do të mbyll këtë edicion si lidere në gurpin e 2 me 12 pikë, me Kosovën që ka gjashtë, Irlanda e Veriut dhe Qipron me nga pesë. Formacioni zyrtar i Kosovës: Ujkani, Hadergjonaj, Fazliji, Rrahmani, Rrudhani, Dresevic, Muslija, Celina, Zeneli, Rashani, Muriqi.
Këta janë dy lojtarët shqiptarë më të vlerësuar nga videoloja FIFA 23

Këta janë dy lojtarët shqiptarë më të vlerësuar nga videoloja FIFA 23

SPORT
Loja elektronike FIFA23 do të lansohet këtë të premte. Derisa të gjithë po presin lanësimin e saj që të fillojnë të luajnë me ekipet e tyre të preferuar, FIFA ka publikaur vlerësimin e futbollistëve. FIFA gjithashtu ka vlerësuar futbollistin e Kosovës, Amir Rrahmanin që luan me Napolin ku fuqia e tij do të jetë 80 dhe Berat Gjimshitin nga Kombëtarja shqiptare që luan me Atalantën e që u vlerësua me 79. FIFA ka përparua shumë në grafikat e saj, ku grafikat e tyre dhe videot nga realiteti po krahasohen mes veti.
Barcelona nis misionin për shkëmbimin e Depayt me sulmuesin e Liverpoolit

Barcelona nis misionin për shkëmbimin e Depayt me sulmuesin e Liverpoolit

LAJME, SPORT
Barcelona ka shprehur interesim serioz për Roberto Firminon. Madje, klubi katalunas raportohet se është duke punuar për ta sjellë brazilianin në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express. Sipas “SPORT”, Barcelona është duke punuar për të arritur një marrëveshje shkëmbimi mes Depayt dhe Firminos. Mediumi spanjoll bëri të ditur se Barça po punon për ta realizuar këtë lëvizje që në afatin kalimtar të janarit. Kontratat e të dy futbollistëve në fjalë me klubet e tyre respektive skadojnë më 30 qershor 2023. Depay ishte i lidhur me një largim nga Barcelona edhe në verën e këtij viti, por në fund mbeti në “Camp Nou” – ashtu siç ndodhi edhe me Firminon e Liverpoolit.
Amir Rrahmani luan nga minuta e parë kundër Qipros

Amir Rrahmani luan nga minuta e parë kundër Qipros

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, do të luajë nga minuta e parë kundër Qipros. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Departamentit të Futbollit në Art Motion. Paraqitja e Rrahmanit ishte në dyshim shkaku i një lëndimi, por që arriti të rikthehej për ndeshjen vendimtare për “Dardanët”. Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen vendimtare përballë Qipros. Ekipi i Alain Giresse, do të synojë fitoren për ta siguruar edhe për një edicion qëndrimin në ligën C të kombeve.
LAJMI I FUNDIT: Zbulohet se a do të luaj sonte Amir Rrahmani ndaj Qipros!!

LAJMI I FUNDIT: Zbulohet se a do të luaj sonte Amir Rrahmani ndaj Qipros!!

LAJME, SPORT
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është kthyer nga lëndimi dhe do të luajë sonte nga minuta e parë. Kështu raporton gazetari kosovar, Arlind Sadiku. Në konferencën për shtyp, selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka folur me dyshime nëse lojtari do të jetë i ftuart. Gjithsesi, sipas Sadikut, kjo çështje është tejkaluar dhe lojtari është gati.
Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon Pique

Pas deklaratave të fundit të Shakira-s për ndarjen e tyre, reagon Pique

LAJME, SPORT
Deklaratat e fundit të Shakira-s për divorcin e saj nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique duket se e kanë shqetësuar futbollistin i cili ka zgjedhur të reagojë, sipas La Vanguardia, futbollisti nuk e ka pritur fare mirë intervistën. Pique mendon se Shakira po luan rolin e te demtuares dhe se futbollisti është ‘tërbuar’ që Shakira e përkufizon veten si ajo që merr kohë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e saj me qëllim që të bëhet shembull për ta. Rikujtojmë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” artistja kolumbiane r...
Trepça nis sot ëndrrën evropiane

Trepça nis sot ëndrrën evropiane

KOSOVË, SPORT
Fituesi i Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22, Trepça do të nisë sot për herë të parë garat evropiane. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, si mikpritëse e kualifikimeve për Turneun A, Trepça do të ketë përball skuadrën gjermane, Gottingen. Një fitore në ndeshjen e sotme do të kalonte “Xehetarët” në gjysmëfinale të turneut ku i pret Sporting CP nga Portugalia. Turneu kualifikues për Grupin A do të mbahet në Mitrovicë nga data 27 deri më 30 shtator. Për Trepçën është hera e parë që merr pjesë në FIBA Europe Cup, kurse Kosovën në këtë garë e përfaqëson edhe Prishtina.
Zvicra ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka

Zvicra ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka

LAJME, SPORT
Për Granit Xhakën, sot është një ditë e veçantë. Futbollisti me prejardhje nga Kosova e feston sot ditëlindjen e 30-të.Mesfushori i Arsenalit e ka marrë një urim special nga Kombëtarja e Zvicrës, e cila e bëri një postim në rrjetin social, duke ia dedikuar ish-futbollistit të Baselit dhe Borussia Monchengladbachut. “Urime ditëlindjen, kapiten! 30. Të festojmë me fitore sonte”, ka shkruar “Swiss Nati Men” në “Facebook”. Gjithashtu, Kombëtarja e Zvicrës i ka përmendur edhe faktet, statistikat dhe arritjet e futbollistit kosovar me këtë ekip. “Helvetikët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, ndërsa një fitore eventuale do t’i kushtohej e tëra Xhakës, i cili është bërë i dashur edhe nga tifozët e Arsenalit pas paraqitjeve të shkëlqyesh...
div.meta-author { display:none; }