News That Matters

SPORT

Kundërshtari ia gjuan në tokë plisin, boksieri shqiptar e “shkatërron” në ring

Kundërshtari ia gjuan në tokë plisin, boksieri shqiptar e “shkatërron” në ring

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, SPORT, Storiet Kryesore
E mori një provokim të rëndë nga kundërshtari i tij në matjen zyrtare që bëhen para meçit. Kundërshtari ia hodhi në tokë plisin boksierit shqiptar, Amarildo Bakaj. Por, boksieri shqiptar iu kundërpërgjigj atij më së miri në ring. Bakaj e “mbyti” me grushte atë duke e shfryrë tërë mllefin që kishte ndaj tij. Bashkangjitur e gjeni linkun ku mund ta shihni videon: https://new24.info/51711?fbclid=IwAR2fuGnlzhtlNdd96XLlzSUFCQjkdEE1MmEFDw4D_aMGvDQNPvs1ylZxiNw
FIBA Europe Cup, tregim suksesi i tifozërisë dhe organizimit në Mitrovicë

FIBA Europe Cup, tregim suksesi i tifozërisë dhe organizimit në Mitrovicë

LAJME, SPORT
Këtë javë "Minatori" e Mitrovica ishin qendër e rëndësishme e basketbollit evropian. Me plot sukses u organizua turneu kualifikues i Grupit A të FIBA Europe Cup. Në finalen e luajtur të premten mbrëma u takuan Sportingu portugez dhe Antwerpi belg. Finalen e fitoi Sportingu, por dy ekipet avancuan në fazën grupore. Trepça u ndal në ndeshjen e parë, por kjo nuk nënkupton se turneu ishte i pasuksesshëm. Përkundrazi. Turneu ishte plotësisht i suksesshëm, ndonëse na mungoi suksesi i synuar sportiv. Drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse nga Gjermania, Portugalia, Belgjika, Islanda e Qipro, janë larguar me përshtypjet më të mira dhe fjalët më të ngrohta sa i takon organizimit dhe pritjes. Në ndeshjen e Trepçës, TORCIDA ka dhënë shembull të tifozllëkut dhe për këtë klubi e falenderon ng...
Trepça ’89 njofton për anulimin e ndeshjes me Prishtinën

Trepça ’89 njofton për anulimin e ndeshjes me Prishtinën

LAJME, SPORT
Federata e Futbollit e Kosovës në paralajmërimin e ndeshjeve të fundjavës, e pati në program edhe ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës ’89 dhe shkruhej se dueli do të nisë nga ora 13:00, e do të luhej në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra e Prishtinës lajmëroi më herët gjatë ditës së shtunë se takimi me Trepçën ’89 do të luhet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” po ashtu. Por, në njoftimin e fundit, Trepça ’89 shkruan ndryshe. “Klubi Futbollistik Trepça ’89 njofton publikun futbolldashës se pas njoftimit nga Federata e Futbollit e Kosovës për anulimin e ndeshjes së xhiros së 9-të FC Prishtina – KF Trepça ’89, e cila ishte paraparë të zhvillohej nesër, ditë e diel, me fillim nga ora 13:00, është anuluar dhe shtyrë për një afat të papërcaktuar”, thuhet të shtunën...
Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

BOTË, LAJME, SPORT
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka thënë se Kosova për të është një shtet i veçantë, pasi në atë vit është emëruar si kryetar i FIFA-s. Infantino ka thënë se kjo është një shenjë e mirë, njofton Klankosova.tv. “Për mua është një kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë dhe të takohem me kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, me njerëzit, sepse Kosova është definitifisht një shtet i futbollit, është një shtet i veçantë për mua, sepse Kosova u bë anëtar i UEFA-s, në vitin kur u emërova kryetar i FIFA-s, besoj që është një shenjë e mirë. Ne kishim takime të shumta sot, me kryeministrin, Presidenten e Shtetit, dhe takuam të gjithë komunitetin e futbollit, referat, sponsorat dhe të gjithë”, ka thënë Infantino.
“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi “Kosova, shtet i xhudos”. Ky program, kostoja e së cilit kap 12 milionë euro, sipas qeverisë, ka për qëllim zhvillimin dhe masovizimin e sportit të xhudos në Kosovë dhe emërtimin e Kosovës si shtet i xhudos. Përmes këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë që xhudo vendoset prioritet shtetëror duke u angazhuar në fuqizimin e sportit si mjet për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë si dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky program i ka gjashtë qëllime kryesore: infrastrukturën, fuqizimin e kapaciteteve trajnuese, masovizimin e sportit të xhudos, mbështetjen për trajnerë dhe sportistë elitarë, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimin...
Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë

Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë

BOTË, SPORT
Në dy vjetët pandemike 2020 dhe 2021, Qeveria Federale ka mbështetur si sportin masiv, ashtu edhe sportin ekipor profesional me paketa financiare, transmeton . Falë kësaj ndihme, e cila ka mbërritur në rreth gjysmë miliardi franga zvicerane, u parandalua dobësimi i strukturave të sportit zviceran. Megjithatë, rishikimet nga Baspo (Zyra Federale për Sport) tani kanë zbuluar, ndër të tjera, se pagesat për klubet në Ligën Zvicerane të Futbollit nuk korrespondonin gjithmonë me qëllimet e paketave të stabilizimit në favor të sportit në vitin 2020 dhe 2021. Për shembull, klubet kanë përdorur para nga paketa për dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid 19, të cilat duhet t’i kishin mbuluar nga kontributet e “A-Fonds-perdu” që u janë dhënë atyre nga Qeveria Federale. Qeveria Federale po kër...
Gazetarja sportive italiane rrëzohet gjatë emisionit – momenti i sikletshëm ndodhi në transmetim direkt

Gazetarja sportive italiane rrëzohet gjatë emisionit – momenti i sikletshëm ndodhi në transmetim direkt

SPORT
Gazetarja atraktive italiane, Diletta Leota ka pësuar një aksident të vogël që ka bërë të gjithë të qeshin, gjatë një paraqitjeje të ftuar në një program live, shkruajnë mediat. Diletta është rrëzuar në skenë gjatë një emision që po transmetohej direkt në televizion. Të gjithë në studio, por edhe vetë prezantuesja, filluan të qeshin, çka do të thotë se nuk ka pasur lëndime. Videoja natyrisht u përhap në rrjetet sociale dhe u bë hit i vërtetë.
Shqipëria zhgënjen sërish barazon me Islandën në “Air Albania Stadium”

Shqipëria zhgënjen sërish barazon me Islandën në “Air Albania Stadium”

SPORT
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë” luajtën baras me Islandën, në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës B – shkruan Gazeta Express. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:1. Ermir Lenjani (35’) shënoi për Kombëtaren shqiptare, kurse Mikael Anderson shënoi në çastet e fundit të ndeshjes – (90+7’) Pavarësisht rezultateve të dobëta, Shqipëria edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Ligës B, pasi edicionin e mbylli si e treta në grup me dy pikë. Kurse, Islanda u rendit e dyta në grup me 4 pikë.
Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros për të mbijetuar në Ligën C të Ligës së Kombeve

Kosova fiton bindshëm ndaj Qipros për të mbijetuar në Ligën C të Ligës së Kombeve

SPORT
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B. Të përzgjedhurit e Alain Giresse shënuan fitore bindëse ndaj Qipros, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 2 të Ligës C  Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 5:1. “Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen, teksa pjesën e parë e mbyllen me dy gola epërsi, me golat e shënuar nga Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’). Kosova e filloi furishëm edhe pjesën e dytë, duke shënuar vetëm pas dy minutave lojë (47’), me Elbasan Rashanin autor. Pas tij ishte radha për të shënuar edhe Vedat Muriqi (52’), i cili sh...
div.meta-author { display:none; }