News That Matters

SPORT

Këtu mund ta ndiqni LIVE “El Clasicon”: Real Madrid – Barcelona

Këtu mund ta ndiqni LIVE “El Clasicon”: Real Madrid – Barcelona

LAJME, SPORT
Real Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme të javës së nëntë në La Liga. Los Blancos dhe Blaugranët janë gati për El Clasicon e parë të sezonit, e cila pritet të zhvillohet në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 16:15. Ekipi i Carlo Ancelottit vjen në këtë ndeshje me formë të lartë dhe pa humbje deri tani këtë sezon, teksa synon tri pikët para tifozëve vendas për të blinduar pozitën e parë. Edhe ekipi i Xavit ka formën e njëjtë me 7 fitore dhe 1 barazim në tetë ndeshjet e para dhe synojnë rezultat pozitiv në Bernabeu për të vazhduar kryesimin e tabelës. KËTU MUND TA NDIQNI LIVE NDESHJEN 👇 https://riyadh.himtree.com/2022/10/6-natural-age-spot-remedies-you-already.html https://foot.livekoora.online/2022/05/1-b...
Skandal në Francë: Transferimi i Lionel Messit në PSG shkon në gjykatë

Skandal në Francë: Transferimi i Lionel Messit në PSG shkon në gjykatë

BOTË, LAJME, SPORT
Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i përfshirë nga problemet. Pas dëshirës së Kylian Mbappe për t’u larguar nga klubi, ata tashmë po përballen me një problem ligjor. Gjykata Evropiane do të shqyrtojë nëse transferimi i Lionel Messit nga PSG-ja ka shkelur rregullat e Fair Play-it financiar të UEFA-s në vitin 2021. Kjo situatë është sjellë nga një grup tifozësh që i përkasin një grupi të tifozëve të Barcelonës në Lyon, shkruan Marca, transmeton Klankosov.tv. Si rezultat, një dhomë e Gjykatës Evropiane në Luksemburg do të duhet të shqyrtojë nëse nënshkrimi i Messit nga PSG ka shkelur rregullat e Fair Playt financiar të martën e ardhshme. Mbështetësit e konsiderojnë “sukses” faktin që ankesa ka përfunduar në gjykatë, siç thekson avokati i tyre Juan Branco, por kjo nuk garanton as...
Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt “El Clasicon”

Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton direkt “El Clasicon”

KOSOVË, LAJME, SPORT
E gjithë vëmendja e futbolldashësve në botë do të jetë në Madrid. Në “Santiago Bernabeu”, sot përballen Real Madridi dhe Barcelona. Nga ora 16:15, Real Madridi e pret Barcelonën në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga. Dy skuadrat janë lidere në tabelë me pikë të barabarta. Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në platformën “ArtMotion”, përkatësisht në “Sport 1”.
Prishtina fiton në “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt – Kryeziu shënon dy golat

Prishtina fiton në “Fadil Vokrri” kundër Ferizajt – Kryeziu shënon dy golat

KOSOVË, LAJME, SPORT
Prishtina ka fituar 2-1 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Pas vetëm gjashtë minutash lojë, bardhëeklatrit kaluan në epërsi me anë të Leotrim Kryeziut. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në minutat në vazhdim, por që lëshuan raste të mira shënimi. Në 45 minutat e dytë, kryeqytetasit ia dolën të vulsonin fitoren e tyre, duke realizuar edhe golin e dytë, por që pësuan një tjetër. Ishte minuta e 67-të e takimit, kur Kryeziu shënoi golin e tij të dytë personal, për të relaksuar edhe më shumë ekipin e tij.. Mirëpo, Ferizaj nuk u dorëzua deri në fund dhe ngushtoi epërsinë e Prishtinës në 2-1 në minutën e 83-të me anë të Donat Hasanajt. Reklama Pas javës së 11-të, Prishtina gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Ferizaj pozicion...
Pas 8 vitesh Trepça arrinë t’a kthejë lojtarin e jashtëzakonshëm amerikan, Ken Brown

Pas 8 vitesh Trepça arrinë t’a kthejë lojtarin e jashtëzakonshëm amerikan, Ken Brown

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
KB Trepça ka njoftuar përmes profilit zyrtar për rikthimin e të jashtëzakonshmit Ken Brown. Ken Brown njihet nga të gjithë fansat e klubit pasi që i njejti kishte shkëlqyer në skuadrën e Trepçës para 8 vitesh. Brown tek Trepça po kthehet nga Meksika dhe kujtojmë se për KB Trepça ai kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.
KJO NUK PRITEJ FARE! Iker Casillas “shokon” botën e futbollit – e pranon se është homoseksual

KJO NUK PRITEJ FARE! Iker Casillas “shokon” botën e futbollit – e pranon se është homoseksual

SPORT
Një gjë e pazakontë në botën e futbollit ka ndodhur sot. Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, i konsideruar njëri ndër portierët më të mirë në histori të futbollit, Iker Casillas ka pranuar publikisht se është homoseksual. Ai në rrjetin e tij social “Twitter” ka shkruar se “Shpresoj se më respektoni: Unë jam gej. #felizdomingo”. Por, kjo nuk e pazakonta e ngjarjes. Ajo që e bën këtë ngjarje të tillë është se ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, legjenda Carles Puyol i ka komentuar se është koha të tregojnë historinë e tyre. “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, ka shkruar Puyol me dy emotikona të zemrës dhe të një puthjeje
A do ta festonte Xherdan Shaqiri golin kundër Kosovës?- Ky është deklarimi i tij

A do ta festonte Xherdan Shaqiri golin kundër Kosovës?- Ky është deklarimi i tij

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Zvicra do të përballet ndaj Kosovës në një takim miqësor. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të japin kontributin e tyre në këtë përballje.  I pyetur nëse do të festonte në rast shënimi me Kosovën, Shaqiri ka thënë se do ta evitojë. Megjithatë nëse vjen rasti për të shënuar, nuk ka falje për askënd. “Po të kem rast për të shënuar, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, tha Shaqiri.
Në grup me Zvicrën, Kosova mëson fatin e grupeve për EURO 2024

Në grup me Zvicrën, Kosova mëson fatin e grupeve për EURO 2024

KOSOVË, LAJME, SPORT
Kombëtarja e Kosovës ka pasur fat në shortin e tërhequr për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, që sot në mesditë u tërhoq në Frankfurt. Kombëtarja dardane është përfshirë në Grupin I, duke iu shmangur top-gjigantëve të futbollit evropian, teksa në grup do të ketë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrë.  “Në kualifikimet për Euro 2024 janë 10 grupe: shtatë prej të cilave me pesë skuadra (Grupet A–G) dhe tre grupe me nga gjashtë ekipe (Grupet H–J). Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm. Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024. “ ...
Basketboll, Trepça në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll, Trepça në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

KOSOVË, LAJME, SPORT
KB Trepça është kualifikuar në finalen e turneut të Superkupës Mbarëkombëtare. Në duelin gjysmëfinal të luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori”, Trepça ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 72:68. Ylli ishte fitues në fuqi i këtij turneu që sezonin e shkuar u mbajt në Shqipëri. Me këtë humbje, Ylli ka konfirmuar krizën që po e kalon këtë edicion pasi ka regjistruar disfatën e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Skuadra e Trepçës ka qenë më e mirë se Ylli në dy çerekët e parë, të cilët i ka fituar me katër, përkatësisht tri pikë. Në pushimin midis pjesëlojëve, Trepça është shkuar me shifrat 42:35. Në periudhën e tretë Ylli arriti ta shkrijë epërsinë e krijuar të Trepçës duke e mbyllur me shifrat 57:57. Në çerekun e fundit, rezultati ishte ...
Kosova garon me katër xhudistë në botëror

Kosova garon me katër xhudistë në botëror

KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 6 tetori e deri më 13 tetor në Tashkent të Uzbekistanit. Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të jenë katër xhudistet që do të prezantojnë vendin tonë në botëror. Xhudistet tona garat i nisin të premten. E para garon Krasniqi, të shtunën garon Loxha, Fazliu i mat forcat të dielen kurse Kuka të martën. Kampionati Botëror është gara që sjell më së shumti pikë olimpike për Paris 2024.
div.meta-author { display:none; }