News That Matters

SPORT

Torcida kërkon nga Fedarata t’a shfuqizojë vendimin për ndalimin e udhëtimit të tifozëve: Ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit

Torcida kërkon nga Fedarata t’a shfuqizojë vendimin për ndalimin e udhëtimit të tifozëve: Ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Torcida ka kërkuar nga Fedarata e Basketbollit të Kosovës rishqyrtim të vendimin për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll. Në kërkesë thuhet që ky vendim të shfuqizohet dhe prej javës së ardhshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA të aprovohen, shkruan Jepi zë. Sipas tifozëve është e pa drejtë të penalizohen në këtë mënyrë. Kërkesë e hapur për FBK Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njejti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhëshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara, Si qyteti që kemi hapur dyert për të gjithë ku publikisht kemi deklaruar se për secili...
Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

Nipi i Adem Jasharit prezantohet te Prishtina me këngën “Mora fjalë”

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Futbollisti Igball Jashari, është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së parë të Prishtinës. Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89, njofton Klankosova.tv. Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari. Nesër, Igball Jashari mund të debutojë kundër Trepçës ’89.
Southampton 1-1 Arsenal | Granit Xhaka realizator dhe lojtari i ndeshjes – me këtë notë u vlerësua shqiptari

Southampton 1-1 Arsenal | Granit Xhaka realizator dhe lojtari i ndeshjes – me këtë notë u vlerësua shqiptari

KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Arsenali ka barazuar 1-1 me Southampton kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier. Golin për The Gunners e shënoi Granit Xhaka, ndërsa për The Saint realizoi Stuart Armstrong. Southamptoni ishte ekip më i mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.84, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.83. Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Granit Xhaka, që mori notën 7.6. Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Gabriel Jesus, që u vlerësua me 5.8. Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
Arbër Xhekaj, kosovari i parë që luan në ligën më të fortë të hokej në botë

Arbër Xhekaj, kosovari i parë që luan në ligën më të fortë të hokej në botë

LAJME, SPORT
21-vjeçari, Arbër Xhekaj është sportisti i parë nga Kosova që luan në Ligën Nacionale Amerikane në hokej (NHL).Kosovari që është pjesë e ekipit Montreal Canadiens, nga Kanada konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të ekipit, me të cilin ka debutuar më 12 tetor në sfidën përball Washington Capitals, njofton KlanKosova.tv. Babai i Arbërit është nga Kosova, kurse nëna e tij është nga Çekia.Xhekaj që ka lindur në Kanadë, është hokeisti i parë me prejardhje nga Kosova, që luan në ligën më të fort të këtij sporti. Në të kaluarën pjesë e NHL ka qenë edhe shqiptari tjetër, Tahir Domi i cili vjen nga Shqipëria.
KFF Vllaznia sot nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë ndaj Real Madridit

KFF Vllaznia sot nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë ndaj Real Madridit

LAJME, SPORT
Yjet e futbollit europian zbresin në mitikun “Loro Boriçi” të Shkodrës për ndeshjen e Champions League për vajza. Kampionia e Shqipërisë, KFF Vllaznia sfidon as më pak as më shumë por Realin e Madridin të enjten pasdite në sfidën e parë të fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube të UEFA-s. Një arritje historike e vajzave kuqeblu që u kualifikuan për herë të parë mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit me shortin që i ka vënë përballë emrave më të mëdhenj të futbollit të vajzave në Grupi A siç janë Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Chelsea. Vllaznia e nis rrugëtimin e saj në shtëpi me madrilenet, teksa pragsfida është e mbushur me emocione, entuziazëm dhe interes shumë të madh, qoftë nga media, transmetuesit apo edhe tifozët, që pritet të jenë të ...
Benzema para ceremonisë së Topit të Artë: Pres lajme të mira sonte 

Benzema para ceremonisë së Topit të Artë: Pres lajme të mira sonte 

BOTË, LAJME, SPORT
Karim Benzema ka arritur të ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet në Paris dhe që do të fillojë brenda pak minutave. Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor për ta fituar, pas një super sezoni me “Los Blancos”, shkruan Gazeta Express. Para fillimit të ceremonisë, Benzema tha se pret lajme të mira sonte/ “I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, u shpreh francezi.
Detajet e ceremonisë së Topit të Artë/ Mësohet orari dhe ndryshimet e këtij viti 

Detajet e ceremonisë së Topit të Artë/ Mësohet orari dhe ndryshimet e këtij viti 

BOTË, LAJME, SPORT
Të gjithë sytë do të përqendrohen sonte në Paris pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022. Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik, përcjell GazetaBlic Sport. Në ceremoninë e 66-të të Topit të Artë do të ndahen shtatë çmime prestigjioze. Në cilën orë do të mbahet ceremonia e çmimit të Topit të Artë 2022? Çmimet dhe ceremonia e “Topit të Artë 2022” zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të hënën (17 tetor) dhe do të fillojë në orën 20:30. Si mund ta shikoj ceremoninë e çmimit të Topit të Artë 2022 në SHBA? Ceremonia do të jetë e disponueshme për t’u transmetuar drejtpërdrejt falas dhe pa kufizime territori përmes kanalit dhe faqes së interne...
Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

BOTË, LAJME, SPORT
Liverpoolit i ka takuar fitorja në derbin e javës së 11-të në Premierligë kundër Manchester Cityt. “Të Kuqtë” triumfuan 1:0 ndaj “Qytetarëve” në stadiumin “Anfield Road”. Mohamed Salah ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp. Egjiptiani shënoi në minutën e 76-të të përballjes, duke konkretizuar një rast përballë me portierin Ederson. Me këtë fitore Liverpooli ngritet në pozitën e tetë me 13 pikë, City mbetet i dyti, por tani ka katër pikë më pak se Arsenali lider.
div.meta-author { display:none; }