News That Matters

SPORT

Messi pritet të debutojë me PSG-në më 29 gusht

Messi pritet të debutojë me PSG-në më 29 gusht

LAJME, SPORT
Lionel Messi pritet të bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain në udhëtim kundër Reims më 29 gusht. Messi është në procesin e rikthimit të shpejtë në stërvitje pas mbërritjes së tij në PSG të martën e kaluar, pasi nuk kishte pasur një para-sezon të plotë për shkak të pjesëmarrjes së tij në Copa America dhe largimit të mëvonshëm nga Barcelona. 34 vjeçari po përshtatet gjithashtu me jetën jashtë fushës, pasi është duke shikuar një shtëpi të përshtatshme, për këtë arsye nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Brest të premten, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv. Sidoqoftë, Messi do të debutojë kundër Reims, dhe kjo paraqitje mund të vijë në pjesën e dytë.
Sot inaugurohet sistemi VAR

Sot inaugurohet sistemi VAR

LAJME, SPORT
Sot, në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR (Video Assistent Referee), që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Me këtë rast presidenti i Federatës, Agim Ademi do të mbajë një fjalim, derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës. Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.
Vëllaznimi merr në huazim dy lojtarë nga Prishtina

Vëllaznimi merr në huazim dy lojtarë nga Prishtina

LAJME, SPORT
Vëllaznimi, është njëra nga skuadrat me aktive nga ekipet e Ligës së Parë, për edicionin e ri garues. Kuqezinjët e kërkojnë me ngulm rikthimin në Superligë dhe tani kanë sjellur edhe dy përforcime të mëdha në skuadër. Gazeta “Sheshi”, mëson se klubi nga Gjakova, ka sjellur dy lojtarët e Prishtinës, Albin Prapashtica dhe Gentrit Talla. Të dy lojtarët e rinj janë huazuar nga ekipi bardhekaltër tek Vëllaznimi, për të pasur me shumë hapësirë. Prapashtica i cili luan si sulmues me parë ka luajtur edhe për 2 Korrikun, derisa ka pasur edhe paraqitje për ekipin e Prishtinës. Ndërsa, Talla ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të skuadra kryeqytetase, tani ai të skuadra e kuqezinjëve do të kërkoj me shumë hapësirë.
Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

Në renditjen e FIFA-s, Kosova ngritet për pesë pozita

LAJME, SPORT
Ekipi kombëtar i Kosovës ka bërë përparime në renditjen më të re të FIFA-s.“Dardanët”, në ranglistën e publikuar sot e shohin veten në vendin e 115-të, pesë pozita më lartë sesa në renditjen e fundit, kur gjendeshin në vendin e 120-të. Ndërkohë, Verdhekaltrit kanë përparuar me 7 pikë, nga 1152 në 1159.Renditja e fundit e FIFA-s ishte publikuar në muajin maj. Kosova do t’i zhvillojë tri ndeshje kualifikuese të Botërorit 2022 në muajin shtator ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës.
div.meta-author { display:none; }