
Kosova pëson humbje nga Spanja me rezultat 2-0
08/09/2021 22:40
Kosova ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Kosova e nisi shumë mirë takimin, duke i krijuar tri raste shumë të mira për gol.
Vedat Muriqi e nis në sulm, por ngatërrohet me topin, duke bërë që të konsolidohej mbrojtja spanjolle.
Pastaj ishte Milot Rashica në minutën e 10-të, ai që kishte rast të artë, por shtyu topin më shumë se që duhet duke ia falur Unai Simonit, me të cilin ishte ballë për ballë.
Në minutën e 14-të, Elbasan Reshani, që gjuan fuqishëm nga 30 metra, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 30-të, Spanja rast me Alvaro Moratan, por që portieri i Kosovës, Aro Muriq ishte në vend.
Pas dy minutash vjen edhe goli. Pablo Fornals gjen golin, pas një asistimi ng...