News That Matters

SPORT

Drenica lider i ri i Superligës së Kosovës, fiton ndeshjen ndaj Ulpianës

Drenica lider i ri i Superligës së Kosovës, fiton ndeshjen ndaj Ulpianës

LAJME, SPORT
16/09/2021 Drenica ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke regjistruar fitoren e tretë me radhë, trasmeton “Radio-Ylberi” Skuadra nga Skenderaj e mundi 1-0 në udhetim Ulpianën, duke ia shkaktuar humbjen e trete pas katër ndeshjeve dhe zë vendin e fundit me një pikë në renditjen tabelore për sezonin 2021/22. Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e katërt shtesë.
UEFA nominon katër lojtarë për çmimin “lojtari i javës” në Ligën e Kampionëve

UEFA nominon katër lojtarë për çmimin “lojtari i javës” në Ligën e Kampionëve

LAJME, SPORT
16/09/2021. 18:04 Mbrëmë është mbyllur xhiroja e parë e ligës më të madhe botërore, Liga e Kampionëve. UEFA ka vendosur t’i nominoj katër lojtarë për çmimin “Lojtari i javës”. Të nominuarit kanë arritur të lënë gjurmë gjatë ndeshjeve me klubet e tyre. RoberT Lewandowski, Jude Bellinham, Christopher Nkunku dhe Sebastien Haller janë katër lojtarët e nominuar për këtë jave. UEFA, ka vendosur që lojtari i javës të zgjidhët nga votat e fansave të cilët përcjellin faqen zyrtare të UEFA-së në rrjetet sociale.
Kosova shënon progres të madh në renditjen e FIFA-s

Kosova shënon progres të madh në renditjen e FIFA-s

LAJME, SPORT
16/09/2021 10:50 Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të lartë që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në udëhtim dhe barazimit me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët janë ngritur për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, duke dalë në vendin 109 në botë me 1176.28 pikë. Kjo është ngritja më e madhe ndonjëherë për kombëtaren e Kosovës dhe ndeshjet e tetorit mund të jenë një mundësi e mirë për të shënuar progres edhe më të madh.
Liverpool mposht Milanin

Liverpool mposht Milanin

LAJME, SPORT
15/09/2021 23:01 Liverpool ka arritur që ta mposht Milanon me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur në “Anfield”. Të parët që kaluan në epërsi ishin Liverpooli me autogolin e Tomori në minutën e nëntë të takimit. Ndërsa, kur u mendua se pjesa e parë po përfundonte, në skenë doli Ante Rebic, për t’i barazuar shifrat në 1-1. Kurse, dy minuta më vonë, Diaz ia dhuroi epërsinë e parë dhe të vetme milanezëve në këtë takim. Më të filluar pjesa e dytë, Salah barazoi shifrat në 2-2, i cili edhe e humbi një penallti në minutën e 14-të të takimit. Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Henderson me një supergol nga jashtë zonës për 3-2. 80’ Kanë mbetur edhe 10 minuta deri në fund të takimit mes Liverpoolit dhe Milanit, ku “The Reds” po vazhdojnë ta mbajnë epërsinë e krijuar që nga minu...
Sot zhvillohet xhiro e katërt në ”BKT” Superligë

Sot zhvillohet xhiro e katërt në ”BKT” Superligë

LAJME, SPORT
15/09/2021 10:48 ”BKT” Superliga e Kosovës këtë mesjavë zhvillon dhe ndeshjet e xhiros së katërt ku sot do të zhvillohen tre ndeshje. Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në ndeshjen e pretendentëve për titull – Drita – Ballkani. Të dy skuadrat e kanë nisur shumë mirë këtë sezon teksa nuk kanë pësuar humbje në tre ndeshjet e para. Ndeshje interesante pritet të xhvillohet edhe në Drenas ku Forenikeli pret Dukagjinin. Feronikeli mori fitoren e parë në këtë sezon të ri fundjavën që kaloi duke fituar si musafir i Llapit me shifrat 2-0 dhe kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve. Kurse, Dukagjini akoma nuk e ka shijuar fitoren e parë në Superligë, por fundjavën që kaloi mori një barazim të vlefshëm në fushën e Gjilanit. Takimi i tretë i ditës është ai ndërmjet Llapit dhe Malishevës. Llap...
Juventusi fiton ndaj Malmos

Juventusi fiton ndaj Malmos

LAJME, SPORT
14/09/2021 23:04 Juventusi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, ‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar në udhëtim te Malmo me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e parë të fazës së grupeve. Golat për mysafirët i realizuan Alex Sandro (23’), Paulo Dybala (45) dhe Alvaro Morata (45+1’). Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson grupin H me 3 pikë, kurse Malmo mbetet e fundit me zero sosh.Ndeshjen e radhës, Juventusi e luan para publikut të vet ndaj Chelseas, kurse Malmo luan në udhëtim te Zeniti
Reali e Atletico Madrid bëjnë detyrën këtë xhiro

Reali e Atletico Madrid bëjnë detyrën këtë xhiro

LAJME, SPORT
13/09/2021 16:45 La Liga Santander ka zhvilluar dhe disa ndeshje fundjavën që kaloi. Real Madrid e Atletico Madrid fituan, kurse Sevilla – Barcelona dhe Villareal – Deportivo nuk u zhvilluan. Real Madrid 5-2 Celta Vigo Real Madrid fitoi në ”Santiago Bernabeun” e ri me shifrat 5-2. Në fakt, nuk ishte aspak e lehtë siç duket nga rezultati. Madje, në fundin e pjesës së parë ”Los Blancos” ishin duke pësuar humbje 2-1, por në pjesën e dytë madrilienët realizuan dhe katër gola të tjerë. Benzema realizoi ”Hat-trick” në minutat 24, 46 dhe 87 nga penalltia. Paraqitje mbreslënëse bëri dhe Vinicius Junior i cili realizoi një gol në minutën 54-të, bëri disa driblime magjike dhe fitoi penalltinë. Gol realizoi dhe debutuesi Camavinga, i cili realizoi ne të 72-tën. Kurse për musafirët realizuan Mina dhe...
Interi synon fitoren e radhës në udhëtim te Sampdoria

Interi synon fitoren e radhës në udhëtim te Sampdoria

LAJME, SPORT
12/09/2021 13:26 Sampdoria dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës Nerazzurrët janë mysafir të klubit gjenovez në takimin i cili pritet të zhvillohet nga ora 12:30 në stadiumin Luigi Ferraris. Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një seri pozitive prej dy fitoresh dhe synon fitoren e radhës në kampionat. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme. Sampdoria: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Silva, Thorsby, Damsgaard; Caputo, Quagliarella Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez
Man Utd fiton pa vështirësi ndaj Newcastle, Ronaldo debuton me dy gola

Man Utd fiton pa vështirësi ndaj Newcastle, Ronaldo debuton me dy gola

LAJME, SPORT
11/09/2021. 18:08 Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Newcastle United në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier. Djajtë e Kuq kanë marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjet e zhvilluara, pasi kanë triumfuar në Old Trafford ndaj ‘Laraskave’. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Unitedit, por edhe përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë tunden rrjetën. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në debutim nga afërsia për 1-0. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e hapur nga të dyja skuadrat, por përsëri Unitedi ishte skuadër më e mirë duke shënuar tri gola, kundrejt një të mysafirëve. Megjithatë, mysafirët ishin të parët të cilët arritën të barazojnë në 1-1 me anë...
Ronaldo debuton nesër me United

Ronaldo debuton nesër me United

LAJME, SPORT
10/09/2021 15:27 Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do ta bëjë debutimin e dytë jetësor nesër përballë Neëcastle United. Kështu ka bërë të ditur vet trajneri i “Djajve të Kuq”, Gunnar Solskajer. “Ai definitivisht do të jetë në fushë për disa minuta, kjo është e sigurt”, ka thënë Solskajer, shkruan Goal. Kujtojmë se Ronaldo u rikthye në Manchester United pas aventurës së tij në Real Madrid dhe Juventus.
div.meta-author { display:none; }