News That Matters

SPORT

Xhiro e shtatë e Superligës zhvillohet në mesjavë, këto janë super përballjet që na presin

Xhiro e shtatë e Superligës zhvillohet në mesjavë, këto janë super përballjet që na presin

LAJME, SPORT
26/09/2021 20:48 Superliga nuk pushon, pasi në mesjavë do të zhvillohet ndeshjet e xhiros së shtatë. Në program janë tri sfida për ditën e mërkure dhe dy të tjera do të zhvillohen të enjten. Ndeshja kryesore e ditës së mërkurë do të jetë ajo në Gjilan, ku Gjilani pret Llapin e fundit në tabelë. Interesant është edhe takimi mes Drenicës dhe Malishevës, derisa Ballkani pret Feronikelin. Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të përballet me Ulpianën ditën e enjte. Ndërkohë sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë mes Dukagjinit dhe Dritës. BKT Superliga e Kosovës – Xhiro e shtatë E mërkure Gjilani – Llapi Drenica – Malisheva Ballkani – Feronikeli E enjte Dukagjini – Drita Prishtina – Ulpiana
Florian Marku, shpallet kampion

Florian Marku, shpallet kampion

LAJME, SPORT
25/09/2021 20:24 Florian Marku ka shkruar historinë. Boksieri shqiptar ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme. Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin. Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç. Dy gjyqtarë i dhanë pikët Markut, kurse njëri Prodanit
Avancojnë bisedimet mes klubeve për shkëmbimin Xhaka – McKennie

Avancojnë bisedimet mes klubeve për shkëmbimin Xhaka – McKennie

LAJME, SPORT
24/09/2021 11:40 Granit Xhaka u kërkua gjatë nga Roma në afatin kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi të gjitha ofertat e Giallorosëve. Mesfushori prishtinas ishte bërë objektivi kryesor i Jose Mourinhos për repartin e mesfushës, por në fund palët nuk arritën gjuhë të përbashkët. Tani është gjiganti italian Juventus që është futur fuqishëm në garë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar. Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Juventus dhe Arsenal janë duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm i cili mund të ndodh në janar. Granit Xhaka është dëshira e madhe e Juventusit, derisa Zonja e Vjetër i ka ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan Weston McKennie. Arsenali edhe më parë ka shprehur interesim për McKennien dhe ideja e Zonjës së Vjetër po i pëlqen. Megjithatë ...
Cristiano Ronaldo futbollisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo futbollisti më i paguar në botë

LAJME, SPORT
22/09/2021 09:15 Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë. Sipas revistës Forbes, Ronaldo do të fitojë këtë sezon gati 107 milionë euro bruto, duke përfshirë një rrogë afër 60 milionë dhe më shumë se 40 milionë nga sponsorët personal dhe partneritete me marka të tilla si, Nike, Herbalife ose marka CR7, e cila përfshin parfume, veshje, hotele dhe palestra. Sipas renditjes vetëm tre sportistë kanë më shumë fitime komerciale, tenisti Roger Federer me afërsisht 77 milionë, basketbollisti Lebron James me 55.5 milionë dhe lojtari i golfit Tiger Woods me 51 milionë. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” ndiqet nga rivali i tij Lionel Messi. Messi do të fitojë afër 94 milionë euro bruto, me një pagë prej 64 milionë eurosh, por me fitime më të ulëta komerciale. Ish-futbollisti ...
Inter fiton me përmbysje kundër Fiorentinës

Inter fiton me përmbysje kundër Fiorentinës

LAJME, SPORT
21/09/2021 23:00 Interi e ka mposhtur me përmbysje 3-1 Fiorentinën, në kuadër të javës së pestë në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënoi Riccardo Sottil në minutën e 23-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Interi u kthye në lojë, në minutën e 52-të, Matteo Darmian e barazoi rezultatin, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Edin Dzeko pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu e kaloi Interin për herë të parë në epërsi. Golin e fundit dhe të fitores e shënoi Ivan Perisiq në minutën e 87-të. Interi pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 13 pikë, teksa Fiorentina mbetet në pozitën e gjashtë, me nëntë pikë. Ndeshjen e ardhshme, Inter luan me Atalantan në “San Siro”, ndërsa Fiorentina kundër Udineses.
Ky televizion kosovar e transmeton drejtpërdrejt ndeshjen mes Kosovës dhe Norvegjisë

Ky televizion kosovar e transmeton drejtpërdrejt ndeshjen mes Kosovës dhe Norvegjisë

LAJME, SPORT
21/09/2021 18:32 Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Norvegjisë do të ballafaqohen sonte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në konkurrencën e femrave “Australi&Zelandë e Re 2023” Ndeshja mes kosovareve dhe norvegjezeve nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Ballafaqimin mes Kosovës dhe Norvegjisë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK
Sot vashat e Kosovës luajnë përballë atyre të Norvegjisë për kualifikimet e Kupës së Botës

Sot vashat e Kosovës luajnë përballë atyre të Norvegjisë për kualifikimet e Kupës së Botës

LAJME, SPORT
21/09/2021 09:35 Vashat e Kosovës në futboll do t’i presin ato të Norvegjisë për të zhvilluar xhiron e dytë në fazën e grupeve për kualifikimet e Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00. Kosova që gjendet në grupin F pozicionohet në vendin e pestë me një pikë, aq sa ka edhe Polonia, Belgjika e Shqipëria, teksa Norvegjia gjendet në vendin e parë me tri pikë dhe me një lojë të zhvilluara.
Superliga e Kosovës me 3 super ndeshje

Superliga e Kosovës me 3 super ndeshje

LAJME, SPORT
19/09/2021 9:47 Sot do të luhen 3 ndeshje të javës së 5-të të Superligës së Kosovës. Në ora 15:00, Dukagjini e pret kampionin aktual, Prishtinën që është totalisht jashtë formës. Po ashtu Dukagjini nuk është se e ka filluar mirë sezonin. Pas 4 ndeshjeve, dy ekipet kanë nga dy pikë dhe golaverazh të njëjtë (3:5:). Prishtina është në pozitën e 7-të dhe Dukagjini në të 8-tën. Te dy skuadrat kërkojnë fitorën e parë. Ndërsa, në ora 16:00 në program do të jenë dy ndeshje. Fillimisht befasia e këtij sezoni, Drenica do të luaj kundër Dritës. Drenica ka 10 pikë pas 4 ndeshjeve, kurse Drita 8 sosh. Drenica me një fitore do të pozicionohej e para, kurse Drita me një fitore do të barazonte pikët me liderin, Ballkanin. Tutje, Gjilani do të ketë punë me Ulpianën sot nga ora 16:00. “Skifterat” që ...
Pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani – Llapi filloi me vonesë

Pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani – Llapi filloi me vonesë

LAJME, SPORT
18/09/2021 17:59 Kjo pasi Policia e Kosovës raportohet se po kërkon t’i largojë tifozët e pranishëm nga tribuna në Suharekë, për shkak të rregullave të reja të Qeverisë, e cila lejon vetëm 5 për qind të tifozëve në stadium. Në stadiumin e Ballkanit ka tifozë më shumë të pranishëm sesa është e lejuar me rregulloret për mbrojtje nga COVID-19. Ballkani është në epërsi prej një goli pas pjesës së parë ndaj Llapit.
Ndeshjet që do të  zhvillohen sot në Supërligë

Ndeshjet që do të zhvillohen sot në Supërligë

LAJME, SPORT
18/09/2021 10:28 Java e pestë në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar. Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, mes Ballkanit dhe Llapit. Do të jetë një sfidë shumë interesante ku dy ekipet kërkojnë maksimumin e pikëve. Vendasit kanë grumbulluar tetë pikë pas katër xhirove dhe duan fitore për të kaluar në pozitën e parë në tabelë. Në anën tjetër Llapi nuk i ka aspak punët mirë, pasi ka vetëm dy pikë në katër javët e para dhe është në kërkim të fitores së parë në kampionat. Duke parë rëndësinë e pikëve dhe rivalitetin që kanë krijuar kohëve të fundit këto dy ekipe, atëherë takimi në Suharekë pritet të jetë shumë i nxehtë. Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në...
div.meta-author { display:none; }