
Deklarata e Challandes për ndeshjen ndaj Suedisë
04/10/2021 11:30Kosova do të përballet me Suedinë dhe Gjeorgjinë për ndeshjet kualifikuese të tetorit.Fillimisht “Dardanët” do të udhëtojnë në Suedi me 9 tetor për ndeshjen e parë, kurse me 12 tetor e presin Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”.
Për këto ndeshje ka folur, Challandes, i cili e vlerësoi lartë Suedinë duke e konsideruar kundërshtar shumë të vështirë.
“Suedia ka qenë një kundërshtarë i vështirë për të gjithë në evropian, ka lojë të fortë fizike që ia pamundëson kundërshtarit të zhvilloj lojën e tyre, ne duhet të zhvillojmë lojën tonë, të tregojm sa jemi të aftë për kundërshtarë të fortë si Suedia, shpresoj që të arrijmë të shënojm kur të jemi një me një si ndaj Spanjës”, tha Challandes.