News That Matters

SPORT

Kosova pëson humbje nga Suedia

Kosova pëson humbje nga Suedia

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09/10/2021 20:02 Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në udhëtim tek Suedia, me rezultat 3-0. Në Friends Arena ndeshjen e hapi Emil Forsberg nga penalltia, për rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova sulmoi më tepër mirëpo Alexander Isak me një super gol dyfishoi epërsinë e suedezve. Goli i dytë ndikoi në motivin e Dardanëve, ndërsa Quaison shënoi për rezultatin final të ndeshjes. Me rezultatin e njejtë Kosova ishte mposhtur nga Suedia edhe në Fadil Vokrri.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë përballë Hungarisë

Formacioni zyrtar i Shqipërisë përballë Hungarisë

LAJME, SPORT
09/10/2021 20:00 Kombëbtarja Shqiptare sonte takohet me Hungarinë në Puskas Arena, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e botërorit, me fillim nga ora 20:45 Përzgjedhësi Edy Reja ka zyrtarizuar përbërjen startuese: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj, Trashi, Gjasula, Bare, Cekici; Uzuni, Cikalleshi. Shqipëria momentalisht gjendet në vendin e dytë të Grupit I me 12 pikë, një më shumë se Polonia.
Suedi-Kosovë, formacionet zyrtare

Suedi-Kosovë, formacionet zyrtare

LAJME, SPORT
09/10/2021 17:39 Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Suedinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë “Katar 2022”. Ndeshja do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë me fillim nga ora 18:00. Dardanët gjenden në grupin B, ku nga pesë ndeshja kanë katër pikë, kurse “Vikingët” nga katër ndeshje nëntë pikë. Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare: Suedi: Kosova:
Challandes: Kosova të vazhdojë me formën e shtatorit

Challandes: Kosova të vazhdojë me formën e shtatorit

LAJME, SPORT
08/10/2021 22:22 Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Suedinë, ku ka treguar pikat e forta të kundërshtarit. Ai beson që Kosova do të vazhdojë me formën e mirë që e kishte në shtator, por sipas tij përballë nesh është një ekip si Suedia, që ka treguar formë të mirë si tani edhe në Kampionat Botëror. “Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian”. “Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, deklar...
Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Suedi

Përfaqësuesja e Kosovës niset për në Suedi

LAJME, SPORT
08/10/2021 10:00 Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë. Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna. Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30, thuhet tutje në njoftim të FKK-së
Deklarata e qartë e Mbappe

Deklarata e qartë e Mbappe

LAJME, SPORT
07/10/2021 08:59 Kylian Mbappe ka folur për prestigjiozen franceze L'Equipe dhe e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t'u bashkuar me Real Madridin. Reali ofroi 200 milion euro për këmbëshpejtin francez, por drejtuesit e PSG-së e refuzuan këtë ofertë. "Isha i shokuar kur degjova presidentin të thoshte 'nuk do e lëmë kurrë të largohet'. Mendova, po tani çfarë do të ndodhë këtu?" "Pozicioni im ishte i qartë. U thash që dua të largohem dhe e kam thënë këtë mjaft herët. Nuk është e vërtetë që kam kërkuar të largohem në javën e fundit të merkatos. Kjo është një gënjeshtër." "Nëse do të largohesha këtë verë, do të ishte vetëm për Real Madridin. Qëndrimi tek PSG? Jemi larg kësaj. Doja të largohesha në verë, nuk do të jem hipokrit. Ambicia ime është e qartë.", tha Kylian Mbappe....
Xhudistja, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve

Xhudistja, Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve

SPORT
06/10/2021 23:30Sot,Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë, ka njoftuar "Komuniteti olimpik i Kosovës, përmes një postimi në "Facebook" shkruan "Radio-Ylberi" "Erza në përgjithësi fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë, dhe humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale", thuhet në postimin e "Komunitetit olimpik të Kosovës. Postimi i plotë:
Skandal me Kosovën, UEFA e fut në Serbi gjatë prezantimit të EURO 2024

Skandal me Kosovën, UEFA e fut në Serbi gjatë prezantimit të EURO 2024

LAJME, SPORT
06/10/2021 09:52 Kosova e ka fituar pavarësinë e saj, por skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente. Gjatë ditës së sotme, UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë, trasmeton Klan Kosova. Në foto shihet harta e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, teksa ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.
Zbulohet surpriza e madhe e tifozëve kuqezinj për ndeshjen me Poloninë

Zbulohet surpriza e madhe e tifozëve kuqezinj për ndeshjen me Poloninë

SPORT
05/10/2021 19:10Bashkimi Kombëtar ka nisur, tanimë po vazhdon në nivele të reja! Sigurisht, gjithmonë nga sporti dhe kurrsesi nga politika. Pavarësisht rezultatit që Shqipëria do të marrë ndaj Hungarisë, do të jemi ende në lojë për kualifikimin me vendin e dytë dhe kundër Polonisë do të luhet një finale e vërtetë në “Air Albania”. Për ta bërë të mundur këtë ëndërr që të bëhet realitet, duhet me patjetër një transformim dhe ndryshim nga e gjithë Shqipëria. Tifozët po e nisin të parët! Gjithmonë në stadium kemi parë grupime të tifozëve nga të gjitha trevat shqiptare që shpalosin banerin e tyre. Por këtë herë do të jenë shumë grupimeve të tifozëve që do të shkrihen në një të vetme, TKZ. Grupimi besnik i Kombëtares ka njoftuar në rrjetet sociale se “Ballistët”, “Kastriotët Gostivar” dhe...
Arsenali pas dyshes angleze

Arsenali pas dyshes angleze

LAJME, SPORT
05/10/2021 12:12Skuadra e Arsenalit po mendon të lëvizë për dyshen sulmuese, Calwert-Leëin dhe Ollie Watkins. Mikel Arteta dëshiron ta largojë sulmuesin Lacazette dhe njëri nga këta të dy shihet si zëvendësues të tij. Calwert-Lewin shihet si pasardhës i Harry Kane për shtetin e tij, teksa Watkins ka impresionuar me paraqitjet në PremierLigë.
div.meta-author { display:none; }