
Kosova U-17 kualifikohet në “Elite Round” për “Euro 2022”
12/10/2021. 19:03
Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Austri, duke kaluar në “Elite Round” në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Izraeli 2022”.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin 9, ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi ka arritur të shënojë fitore, me rezultat të ngushtë ndaj Ishujve Faroe, 1:0.
Kjo fitore ia ka mundëësuar Dardanëve të rinj që t’i gëzohen kualifikimit në “Elite Round”.
Golin e fitores dhe të kualifikimit tutje për Kosovën e realizoi Arjol Bllaca në minutën e 59-të.
Kësisoj, Kosova U-17 e mbylli këtë fazë të kualifikimeve në vendin e dytë me 6 pikë pas tri ndeshjeve.
Në ndeshjen e parë Dardanët U-17 e kishin mposhtur Austrinë, derisa në ndeshjen e dytë pësuan humbje me rezultat të ngushtë nga Sllovenia.
Pas ndeshjes përzgjedh...