News That Matters

SPORT

Drenica fiton derbin drenicas

Drenica fiton derbin drenicas

LAJME, SPORT
15/10/2021 17:30 Drenica ka fituar me rezultat 4-0 kundër Feronikelit në kuadër të xhiros së nëntë në ''BKT'' Superligën e Kosovës. Në një fushë me shumë ujë nga reshjet e shiut, kuqezinjët u gjenden më mirë se kundërshtarët në këtë mot me shi. Drenicasit vulosën fitorën në pjesën e psrë ku realizuan tre gola. Fillimisht Kreshnik Uka në minutën 12' shënoi për 1-0, kurse golin e dytë e shënoi braziliani Denisson në minutën 25'. Për 3-0 realizoi qendërsulmuesi Zabërgja në minutën 43' dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë Kreshnik Uka shënoi nga penalltia në minutën e 60' duke realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin pë Drenicën. Pas kësaj fitoreje Drenica ngjitet sërish në krye të tabelës me 17 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje. Forca Drenicë...
Blick: Alex Frei mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Blick: Alex Frei mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

LAJME, SPORT
15/10/2021 14:00 Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Bernard Challandes. Gazeta zvicrane Blick ka raportuar të premten se trajneri i ri i dardanëve mund të jetë Alex Frei. Frey 42 vjeçar aktualisht është trajner i FC Wil, në ligën e dytë të Zvicrës. Zvicrani si lojtar ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Evropë, si FC Thun, Luzern, Servette, Stade Rennais, Dortmund, teksa u pensionua te Baseli, aty edhe ku e filloi karrierën si futbollist. Frey ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Zvicrës, i cili nga 84 paraqitje ka shënuar 42 gola. Sipas Blick, negociatat mund të përparojnë së shpejti, për shkak thuhet se Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të jetë në Zvicër të premten, transmeton Klankosova.tv...
Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje interesante

LAJME, SPORT
15/10/2021 11:27 As rënia e temperaturave dhe moti me shi nuk do të ndalojë Superligën e Kosovës në futboll. BKT Superliga rikthehet në aksion sot me dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë. Ulpiana do të luaj për herë të këtë edicion në stadiumin e qytetit në Lipjan. Lipjanasit do të jenë nikoqir të skuadrës gjilanase Drita me fillim nga ora 13:00. Vendasit në këtë takim vijnë pas humbjes 1-0 nga Feronikeli, derisa Drita pas barazimit pa gola 0-0 me Prishtinën. Interesant pritet të jetë edhe sfida në Skenderaj, ku Drenica do të jetë nikoqire e Feronikelit. Drenica vjen në këtë takim pas humbjes nga Ballkani dhe kërkon të rikthehet te fitoret. Në anën tjetër Feronikeli pas fitores ndaj Dukagjinit kërkon të vazhdojë ecurinë e rezultateve të mira dhe udhëton në Bajram Aliu për të shkak...
Majlinda shpallet “qytetare me merita të veçanta”

Majlinda shpallet “qytetare me merita të veçanta”

LAJME, SPORT
13/10/2021 14:00 Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot propozim – vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e Majlinda Kelmendit “qytetare me merita të veçanta”. “Majlinda Kelmendi, me arritjet e saja në sportin e xhudos është shëndrruar në ikonën e suksesit kosovar, dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabut e vështirësive dhe sfidave në sport. Ajo i ka dëshmuar rinisë tonë, se kur punohet me përkushtim dhe qëndrueshmëri – suksesi është i pashmangshëm. Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare. Këto janë disa prej rezultateve të saja ndër vite”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë, dhe në...
Zyrtare: Kosova i ndan rrugët me trajnerin Bernard Challandes

Zyrtare: Kosova i ndan rrugët me trajnerin Bernard Challandes

LAJME, SPORT
13/10/2021 13:02 Kosova i ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit kombëtar, Bernard Challandes, pas formës dhe rezultateve tejet të dobëta në vazhdimësi. Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të martën në një konferencë për media se ka gjetur pajtim me Bernard Challandes për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes, raporton Gazeta Express. Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022. Duke folur në një konferencë për media, presidenti i FFK-së Agim Ademi tha se Kosova e falënderon Challandesin për punën e tij. “Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që...
Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’ pas humbjes së Shqipërisë nga Polonia

Reagojnë ‘Tifozat Kuq e Zi’ pas humbjes së Shqipërisë nga Polonia

LAJME, SPORT
13/10/2021 09:54Kombëtarja shqiptare ka dëshpëruar mbi 22 mijë shikues në mbledhur në ‘Air Albania’ në Tiranë, pasi ka pësuar disfatë nga Polonia me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus. Humbja nga polakët i’a ka humbur shpresat ‘Kuqezinjve’ për ta siguruar vendin e dytë në Grupin I, pozitë kjo që dërgon në Play-Off për tu kualifikuar në Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Pas ndeshja kanë reaguar ‘Tifozat Kuq e Zi’ përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook. “Përjetësisht me ty Shqipëri”, kanë shkruar ata duke ia bashkëngjitur një fotografi të tifozëve nga ndeshja me Poloninë. Më poshtë keni postimin e tifozëve të kombëtares shqiptare.
Shqipëria ka shuar ëndrrat për kualifikim në Kupën e Botës, humb me rezultat minimal

Shqipëria ka shuar ëndrrat për kualifikim në Kupën e Botës, humb me rezultat minimal

LAJME, SPORT
12/10/2021 23:12 Shqipëria ka shuar ëndrrat për kualifikim në Kupën e Botës edhe pse matematikisht është ende në lojë. Kuq e zinjtë janë mposhtur nga Polonia në “Air Albania” me rezultat minimal 0-1. Golin e vetëm në lojë e shënoi Swiderski në minutën e 77-të. Loja u ndërpre për disa minuta pas shënimit të golit pasi që tifozët gjuajtën gjësende në drejtim të polakëve. Polonia del në vendin e dytë me 17 pikë derisa Shqipëria është e treta me 15 pikë.
Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia

Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia

LAJME, SPORT
12/10/2021 22:40 Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që e dominoi por u ndëshkua nga dy gabime. Vendasit e nisën për mrekulli takimin në përpjekje për ta gjetur golin, ndërsa rastin më të mirë e pati Milot Rashica, goditjen e të cilit e ndali portieri kundërshtar. Por, një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’). Me gjithë dëshirën për t’i barazuar shifrat, Dardanët nuk arrinin të ndërtonin reaksione të rrezikshme në zonën kundërshtare. Në anën tjetër, gjeorgjianët vazhdonin të insistonin, njëherësh duke ua ndërprerë vendasve aksionet. Porse në minutat mbyllëse të fraksionit të parë, një harkim fantastik të Bersant Celinës e shfrytëzoi El...
Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare

Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare

LAJME, SPORT
12/10/2021 20:20 Përfaqësuesja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022. Si pasojë e mungesave të rëndësishme në rreshtim për shkak dëmtimesh, pezullimesh e COVID, Shqipëria vjen e cunguar dhe me shumë ndryshime në formacion. Trajneri Reja si fillim ka bërë zgjedhjen e pritshme në prapavijë me Veselin në vend të Gjimshitit. Ndërkohë, në mesfushë është Ramadani që luan në vend të Gjasulës dhe në mënyrë të papritur është Roshi që luan në mesfushë në vend të Bajramit. Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave...
div.meta-author { display:none; }