News That Matters

SPORT

Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë

Top tre kandidatët për ta fituar Topin e Artë

LAJME, SPORT
27/10/2021 10:12 Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi , konsiderohet nga tifozët si favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë. Sulmuesi 34-vjeçar ishte në formë të shkëlqyer për Barcelonën sezonin e kaluar dhe shënoi 30 herë në 35 paraqitje në La Liga. Dhe shifra mbresëlënëse e Messit e nxori atë në trofeun e tij të tetë Pichichi (çmimi i golashënuesit më të mirë të Marcas për një sezon në La Liga) përpara Karim Benzemas dhe Gerard Morenos. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i dha fund gjithashtu pritjeve të tij të gjata me Argjentinën në verë, duke fituar Kupën e Amerikës në Brazil. Messi, i cili u largua nga Barcelona dhe u transferua te PSG, konsiderohet gjerësisht si një nga favoritët për të fituar çmimin e Topit të Artë në këtë vit. Marca zhvilloi një sondazh për ...
Klubi del me raport për gjendjen e sulmuesit të Kosovës, i cili i humbi ndjenjat në fushë

Klubi del me raport për gjendjen e sulmuesit të Kosovës, i cili i humbi ndjenjat në fushë

LAJME, SPORT
25/10/2021 10:26 Astrit Selmani e ka pësuar një tronditje në kokë nga një përplasje që e kishte lënë shkurtimisht pa ndjenja në fushë të dielën dhe si pasojë do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, njofton klubi i sulmuesit kosovar Hammarbay. Ylli i Kombëtares së Kosovës Selmani u dërguar urgjentisht në spital, pasi i kishte humbur ndjenjat për disa çaste në fitoren ekipit të tij Hammarby kundër Ostersunds të dielën, raporton Gazeta Express. Ai ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pasi u përplas në ajër me kundërshtarin. Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital. Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundë...
Drenica mund Dukagjinin me rezultat 2-0

Drenica mund Dukagjinin me rezultat 2-0

LAJME, SPORT
24/10/2021 15:49 Një ndeshje shumë e mirë e skuadrës së qytetit të Skenderajt duke mos e rrezikuar për asnjë çast fitimin e tre pikëve. Me këtë fitore tashmë Drenica ka 20 pikë nga 11 ndeshje të zhvilluara. Gjithashtu, Drenica kishte edhe sulmin më të mirë me 17 gola të realizuara. Forca Drenicë
Ekipi i Kosovës kthehet për Prishtinë pasi nuk i lejuan të hyjnë në Serbi

Ekipi i Kosovës kthehet për Prishtinë pasi nuk i lejuan të hyjnë në Serbi

LAJME, SPORT
23 /10/2021 12:53 Ekipi i Boksit të Kosovës është nisur për Prishtinë. Ata nuk u lejuan që të hyjnë në Serbi me simbole shtetërore në fanella dhe do të kthehen në Prishtinë deri në vendimin e radhës. Lajmin e ka konfirmuar për T7 dhe Express Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. Ai ka thënë se do të kthehen për pak kohë, për të pushuar dhe për të pritur vendimin pasi AIBA ka nisur tashmë punën që Kosovës t’i lejohet hyrja në Serbi dhe të garojë me të drejta të plota. Nëse vendoset t’i lejohet përfaqësimi me simbole të Kosovës, si çdo shtet me të drejta të barabarta, Latifi ka thënë se do të nisen sërish për në turne. “Për pak do të kthemi në Prishtinë, po vijmë për të pushuar tani do të kthehemi nëse na lejohet me u përfaqësu me simbolet tona”, u shp...
‘El Clasico’, Federata spanjolle zbulon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes

‘El Clasico’, Federata spanjolle zbulon emrat e gjyqtarëve të ndeshjes

LAJME, SPORT
21/10/2021 13:03 Të dielën zhvillohet ‘El Clasico’ e parë e sezonit. Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligas. Federata Spanjolle ka caktuar José María Sánchez Martínez si gjyqtarin kryesor të kësaj sfide. Në dhomën e VAR kryesori do të jetë José Luis González González. Ndeshja mes Atlético de Madrid, kampion aktual dhe Real Sociedad, lider i tabelës, do të arbitrohet nga andaluziani José Luis Munuera Montero.
Gjilani triumfon  ndaj Drenicës

Gjilani triumfon ndaj Drenicës

LAJME, SPORT
20/10/2021 15:05 Gjilani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në BKT Superligën e Kosovës. “Skifterat” janë treguar të fortë për liderët e deritashëm të kampionatit, Drenicën, duke i mposhtur në takimin e zhvilluar në Gjilan. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan shumë. Megjithatë, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë, shkaku edhe i rasteve të pakta.
Superliga e Kosovës sot vie me tri ndeshje

Superliga e Kosovës sot vie me tri ndeshje

LAJME, SPORT
20/10/2021 12:02 Tre ndeshje të futbollit kosovar direkt në Artmotion: Vëmendja tek Gjilani – Drenica, por nuk mbesin mbrapa as dy duelet tjera Pas tre ndeshjeve të djeshme nga BKT Superliga e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen edhe dy duele të tjera në kuadër të elitës dhe një tjetër në kuadër të VIVA Fresh Ligës së Parë. Të tre duelet fillojnë nga ora 13:00 dhe transmetohen në platformën Artmotion. Në Art Sport 1 vjen përballja mes Dukagjinit dhe Ballkanit që komentohet nga Jon Ajeti teksa ka rëndësi të madhe pasi Ballkani do kërkojë pikë të plota për tu rikthyer në krye të tabelës e po të njejtin qëllim të rrëmbimit të pikëve të plota do e ketë edhe Dukagjini, por këta të fundit i duan tre pikët për t’i ikur zonës së rrezikshme tabelore. Në Art Sport 2 do keni mundësi të ndi...
Anglia, 100 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë

Anglia, 100 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë

SPORT
18/10/2021 22:00 Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë e detyruar të luajë të paktën një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të incidenteve që shkaktuan huliganët anglezë në sfidën finale të Europianit përballë Italisë. UEFA UEFA ka urdhëruar FA-në, organin drejtues të futbollit anglez, që një ndeshje të radhës ta luajë pa tifozëve, si dhe e ka gjobitur 100 mijë euro për skenat kaotike që u panë në finalen e Kampionatit Evropian. FA reagoi sot se është “shumë e keqardhur” që huliganët ishin në gjendje të hynin në stadium dhe theksoi se ajo vazhdon të punojë me autoritetet për t’i vendosur para përgjegjësisë. Ndeshja e Anglisë që do të luhet pa tifozë, në fakt, nuk do të jetë ajo e radhës ndaj Shqipërisë në 12 nëntor, por në Ligën e Kombeve qershorin e ardhshëm, pasi dënimi është për k...
Kreshnik Uka fiton çmimin ‘Ylli i javës’ në BKT Superligë

Kreshnik Uka fiton çmimin ‘Ylli i javës’ në BKT Superligë

LAJME, SPORT
18/10/2021 15:15 Java e nëntë në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar ditën e shtunë. Ndërkohë sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare (BKT), kanë zgjedhur futbollistin e javës. Kreshnik Uka me dy golat e shënuar ndaj Feronikelit, e ndihmoi Drenicën të marrë tri pikë 4-0, shkruan "Radio-Ylberi" Sulmuesi 26-vjeçar po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe me plot meritë ka marrë çmimin ‘Ylli i Javës’. Njoftimi i plotë nga FFK: Kreshnik Ukaj, YLLI I JAVËS Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. “YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbo...
Messi e akuzon publikisht gjyqtarin

Messi e akuzon publikisht gjyqtarin

LAJME, SPORT
16/10/2021 12:16 Argjentina ka marrë tri pikë me shumë vështirësi kundër Perusë në kualifikueset për Kupën e Botës, ku triumfoi 1-0. Një gol i Lautaro Martinez i mjaftoi Argjentinës të marrë fitore në një teren të vështirë, por Lionel Messi s’mundi të heshtë pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin, Wilton Sampaio, për referimin në këtë takim. Ai ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar: “Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”. “Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”.
div.meta-author { display:none; }