News That Matters

SPORT

Nipi i komandantit Adem Jashari, Igballi do të testohet të skuadra e madhe gjermane

Nipi i komandantit Adem Jashari, Igballi do të testohet të skuadra e madhe gjermane

LAJME, SPORT
09/11/2021 21:20 Nipi i komandantit Adem Jashari, Igball Jashari, do të shkojë javën e ardhshme në prova tek skuadra e madhe gjermane, Leipzig. Jashari vitin e kaluar u bë pjesë e Kosovës U-17, me ç’rast u ‘gradua’ edhe si kapiten. Igballi aktivizohet si mesfushor. Ai është talent i shkollës së futbollit ‘Kurda’ dhe Përfaqësueses së Kosovës U-17. Ibgalli, që është nip i Rifat Jasharit, po konsiderohet si yll i ardhshëm. Ndryshe, shkolla e futbollit ‘Kurda’ njihet si ‘çerdhe’ për zbulimin e futbollistëve të talentuar. Në këtë skuadër është zbuluar edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili luan në Premierligë, te skuadra Norwich City.
Trajneri i Kosovës: Nuk duhet të kemi aq shumë respekt për kundërshtarët

Trajneri i Kosovës: Nuk duhet të kemi aq shumë respekt për kundërshtarët

LAJME, SPORT
09/11/2021 18:00 Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll Primoz Gliha, në konferencën për media tha se Kosova nuk duhet të ketë shumë respekt për kundërshtarët. Gliha tha se kërkon që të fitohet secila ndeshje. “Kërkoj të fitohet secila ndeshje, këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Duhet të ndryshojmë, të mos kemi kaq shume respekt për kundërshtarët”. Nesër në ora 18:00 do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas kësaj ndeshje “Dardanët”, më 14 nëntor do ta luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë. Ndeshja miqësore kundër Jordanisë është ndeshja e parë pas një kohe të gjatë që Kosova e luan pa Bernard Challandes, i cili u shkarkuar nga pozita e trajnerit të Kosovës. ...
Kjo është renditja në Superligën e Kosovës pas 13 ndeshjeve të zhvilluara

Kjo është renditja në Superligën e Kosovës pas 13 ndeshjeve të zhvilluara

LAJME, SPORT
07/11/2021 18:01 Ka përfunduar edhe xhiroja e 13-të, në Superligën e Kosovës me ndeshje interesante. Kryendeshja e kësaj xhiro u zhvillua në Suharekë, ku Ballkani e mposhti Dritën me rezultat 2-0. Ballkani është lider me 24 pikë në vendin e parë, i ndjekur nga Gjilani me 22 pikë dhe Drita me 22 pikë. Në vendin e katërt është Drenica me 20 pikë, teksa Llapi e mbyll top pesëshen. Në vendin e gjashtë është kampioni aktual Prishtina me 17 pikë, ndërsa Ulpiana me 16 pikë në vendin e shtatë. Në tri pozitat e fundit janë Dukagjini, Malisheva dhe në fund Feronikeli.
Dy duele në Superligë

Dy duele në Superligë

LAJME, SPORT
07/11/2021 10:30 Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në Klinë zhvillohet sfida mes dy ekipeve të fundit të tabelës, shkruan Gazeta Express. Dukagjini e pret Feronikelin në ndeshjen që nis nga ora 13:00. Fitorja është e rëndësishme për të dy skuadrat, të cilat xhiro pas xhiro po mbesin me pikë mbrapa në luftën për mbijetesë. Kurse, me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet derbi i kësaj xhiroje. Gjilani do të jetë nikoqir i kampiones në fuqi, Prishtinës. “Plisat” nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe pas 12 xhirove renditen në vendin e gjashtë me 16 pikë, tetë më pak se lideri aktual, Ballkani. Në anën tjetër, Gjilani gjendet në vendin e tretë me 21 pikë, tri më pak se Ballkani. Me fitore prej tre e më shumë golave, Gjilani i...
Këto janë  ndeshjet interesante që do të zhvillohen sot në Superligë

Këto janë ndeshjet interesante që do të zhvillohen sot në Superligë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/11/2021 08:38 Përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe xhiron e 13-të. Drenica – Ulpiana, Ballkani – Drita dhe Malisheva – Llapi, janë ndeshjet e programuara për ditën e sotme. Vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit. Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0. Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo në mes Drenicës e Ulpianës, me skuadrën e Tahir Lushtakut, që kërkon të rikthehet tek fitorja. Fitoren do ta kërkojë natyrisht edhe skuadra mysafire, e cila vjen në këtë takim pas fitores së madhe ndaj Ballkanit. Ma...
E konfirmuar: Xavi në Barcelonë

E konfirmuar: Xavi në Barcelonë

LAJME, SPORT
05/11/2021 13:39 Xavi Hernandez do të jetë trajner i Barcelonës Klubi i tij i deritashëm, Al Sadd e ka liruar trajnerin spanjoll, për të cilin ka konfirmuar se do t’i bashkohet gjigantit katalunas. “Administrata e Al Sadd pajtohet me lëvizjen e Xavit në Barcelonë pas pagesës së klauzolës për shkëputjen e kontratës. Ne kemi arritur marrëveshje që të bashkëpunojmë me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë atij sukses”, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale drejtori ekzekutiv i klubit, Turki Al-Ali, përcjell “Gazeta Express”. Xavi do ta pasojë në “Camp Nou” të shkarkuarin Ronald Coeman, të cilin përkohësisht e zëvendësoi trajneri i Barça B, Sergi. Shumë shpejt, legjenda katalunase pritet ta marrë në dorë ekipin e La Ligas, i cili ...
Messi: Askush s’më kërkoi të luaj falas në Barçë, u lëndova nga fjalët e presidentit

Messi: Askush s’më kërkoi të luaj falas në Barçë, u lëndova nga fjalët e presidentit

LAJME, SPORT
01/11/2021 09:47 Gazeta Express01/11/2021 9:29 Lionel Messi e ka pranuar se ishte ndier i lënduar nga fjalët e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, pas largimit të tij nga klubi në verë, duke thënë se kurrë askush në klub nuk i kishte kërkuar të luante falas për Barçën. Messi i kaloi 21 vjet në klubin katalonas, duke u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë, nëse jo më i miri, në historinë e këtij sporti, raporton Gazeta Express. Por 34-vjeçari u detyrua të largohet nga klubi në verë, megjithatë, sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i mundësonte atij kontratë të re për shkak të telasheve financiare. Përfundimisht, Messi iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë, por së fundmi Laporta tha se ai ka mundur të qëndronte në Camp Nou nëse do të ishte i gatshëm të luante pa rrogë ...
Inter kërkon tre pikët kundër Udineses

Inter kërkon tre pikët kundër Udineses

LAJME, SPORT
31/10/2021 12:42 Inter do të luajë me Udinesen, në kuadër të javës së 10-të në Serie A. Ndeshja zhvillohet në “San Siro”, me fillim nga ora 12:30. Inter pas 10 ndeshjeve është në vendin e tretë me 21 pikë, teksa në vendin e 14-të me 11 pikë Udinese. Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Tri ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

Tri ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT
30/10/2021 09:21 Sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës. Drita do të pret skuadrën e promovuar Malishevën. “Intelektualët” do të kërkojnë fitoren që të qëndrojnë në luftën për titull, teksa malishevasit do të synojnë që të rikthehen tek rezultatet pozitive. Në ndeshjen tjetër përballet Dukagjini me Gjilanin. Skuadra nga Klina do të synojë që të largohet nga zona e rrezikshme, teksa Gjilani fitoren në mënyrë që të kalojë në pozitën e parë. Teksa, Feronikeli ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Llapianët pas humbjes kundër Dritës do të synojnë që të rikthehen tek fitoret, teksa Feronikeli tek fitoret, për shkak se gjendet në pozitën e fundit në tabelë. Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:30....
Xavi favorit për të marrë detyrën e trajnerit të Barcelonës

Xavi favorit për të marrë detyrën e trajnerit të Barcelonës

LAJME, SPORT
28/10/2021 09:14 Bordi i Barcelonës ka kontaktuar me ish-lojtarin e klubit, Xavin, dhe janë në pritje për të vazhduar bisedimet në mënyrë që ta bindin për të marrë postin e trajnerit. Në listë ishte edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, transmeton Klankosova.tv. Bisedimet do të vazhdojnë sot për të kontrolluar situatën me Al-Sadd – ekipin që për momentin menaxhohet nga Xavi. Ndërkohë, Sergi Barjuan është opsion për trajner të përkohshëm. Barcelona tani duhet të gjejë trajnerin e ri, pasi mbrëmë presidenti John Laporta shkarkoi trajnerin e deri tanishëm, Ronald Koeman.
div.meta-author { display:none; }