News That Matters

SPORT

Kosova e mbyll fazën e kualifikimeve të Kupës së Botës me barazim ndaj Greqisë

Kosova e mbyll fazën e kualifikimeve të Kupës së Botës me barazim ndaj Greqisë

LAJME, SPORT
14/11/2021 23:01 Kosova e ka mbyllur fazën kualifikuese për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022 ndaj Greqisë me barazim, 1-1. Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar portën e grekëve qysh në minutën e shtatë, por Milot Rashica nuk gjuajti saktë. Vendasit filluan të këndellen, duke krijuar disa aksione të mira, mirëpo mbrojtja e Kosovës ishte e vëmendshme. Valon Berisha përmes disa goditjeve nga këndi shpresonte të gjente ndonjë bashkëlojtar, por që ishte i pafat. Greqia më pas doli më shumë përpara, derisa anëtari i Liverpoolit, Tsimikas lëshoi një goditje, por që ishte jashtë. Vendasit ia dolën të thyenin mbrojtjen tonë, duke shënuar në minutën e 44-të me anë të Georgios Masouras. Në 45 minutat e dytë, ishte një ballafaqim i më i baraspeshuar se sa në pjes...
Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë

Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë

LAJME, SPORT
13/11/2021 22:22 Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) në udhëtim ndaj Greqisë. Kosova luan nesër ndaj Greqisë në Selanik ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”. Në konferencë për shtyp, Gliha ka theksuar se ekipi ka nevojë për fitore, dhe beson tek ekipi i tij. “Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Gliha në konferencë për shtyp. “Futbolli ndonjëherë është i çuditshëm, secili futbollist duhet të bëjë maksimumin dhe duhet të jetë i gatshëm”. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat”. “Do të ndryshojmë diçka, do i zbu...
Kombëtarja e Kosovës niset drejt Athinës

Kombëtarja e Kosovës niset drejt Athinës

LAJME, SPORT
13/11/2021 10:44 Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Dardanët pasdite do ta zhvillojnë stërvitjen në stadiumin olimpik “Spyros Louis”, në të cilin të dielën do të përballen me Greqinë, në ndeshjen e përmbyllëse të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”  
Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri

Formacionet zyrtare, Angli – Shqipëri

LAJME, SPORT
12/11/2021 21:42 Shqipëria do të sfidojë Anglinë në mitikun “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022. Kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika, pasi që gjasat realisht janë të vogla. Edy Reja për këtë ndeshje ka zgjedhur emra si Myrto Uzuni dhe Sokol CIkalleshi për sulmin. Në portë do të jetë Thomas Strakosha në këtë ndeshje. Në anën tjetër Anglia ka zgjedhur më të mirë, ndërsa në sulm do të luajnë Phil Foden, Harry Kane dhe Reahem Sterling. Formacionet zyrtare Anglia: Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, Henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi
Anglia nuk ka aspak mëshirë për Shqipërinë, pas 45 minutash i shënon pesë gola

Anglia nuk ka aspak mëshirë për Shqipërinë, pas 45 minutash i shënon pesë gola

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12/11/2021 21:39 Shqipëria është mysafire e Anglisë në ‘Wembley’ në kuadër të ndeshjeve kualifikueseve për Katar 2022. ‘Tre Luanët’ kanë shënuar plotë pesë herë në portën e Thomas Strakoshës në pjesën e parë. Ndeshja nisi më mirë për Anglinë që arriti të shënojë që në minutën e 9-të, kur Harry Maguire gjeti rrjerën me një goditje me kokë. Shqipëria kishte shumë rast të mirë të barazonte, por Myrto Uzuni edhe pse i vetëm me Jordan Piscford, gjuajti në duart e tij. Në minutën e 18-të, Anglia ngriti epërsinë në 2-0 me golin e shënuar nga Harry Kane. Por anglezët nuk u ndalën, pasi që Jordan Henderson shënoi për 3-0 pas një aksioni të mirë individual. Harry Kane në minutën e 33-të, shënoi për 4-0 me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës. Sulmuesi i njëjtë kishte edhe dy raste, por p...
Mikëpritje e ngrohtë nga Anglia ndaj Shqipërisë

Mikëpritje e ngrohtë nga Anglia ndaj Shqipërisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
11/11/2021 22:50Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke u mirëpritur në Angli.Nëpër qytete të Anglisë janë vendosur flamuj të shtetit Shqiptarë, raportoi bashkëpunëtori i "Radio-Ylberi" Halil Hoti.   "Janë vendosur flamuj të shtetit Shqiptar tash para ndeshjës e kjo është si rezultat i mirësjelljes dhe pritjes bujare që shqipëtarët e Kosovës e bën për simpatizantët dhe lojtaret e Anglis në Prishtinë" shtoi Hoti.   Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvillon mbrëmjen e së premtes në orën 20:45 në “Wembley” përballë Anglisë, sfidën e parafundit në grupin I për kualifikueset e “Botërorit Katar 2022”. Ndërsa sipas burimve të "Radio-Ylberi" janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, dhe përballja e Shqipërisë me Anglinë do të luhet në praninë e 90 mijë tifozëve. "Radio-Ylberi" do iu mba...
UEFA ia ndalon praninë  në stadium tifozëve të Galatasarayt në ndeshjen me Lazion

UEFA ia ndalon praninë në stadium tifozëve të Galatasarayt në ndeshjen me Lazion

LAJME, SPORT
11/11/2021 09:11 UEFA ua ka ndaluar tifozëve të Galatasarayt të udhëtojnë për ndeshjen e ekipit të tyre në Ligën e Evropës kundër Lazios në Stadio Olimpico. Veprimi u ndërmor pasi u refuzua apelimi i Galatasaray-t kundër ndalimit me dy ndeshje për të pasur tifozë në ndeshjet jashtë fushe. Pala turke u gjobit me 50 mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve dhe hedhjen e objekteve gjatë ndeshjes së tyre kundër Olympique Marseille në Stade Velodrome më 30 shtator. Ata gjithashtu u gjobitën me 8 mijë euro të tjera për aktet e dëmit të shkaktuar nga mbështetësit, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv. Galatasaray aktualisht është në krye të Ligës së Evropës me tetë pikë, i ndjekur nga Lazio me pesë, Olympique Marseille me katër dhe Lokomotiv Moska me dy....
Kosova nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

Kosova nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

LAJME, SPORT
10/11/2021 21:01 Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore të zhvilluar shtëpi ndaj Jordanisë me rezultat 2-0. Kosova në drejtimin e Primoz Gliha, që debutoi si përzgjedhës ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin. Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric (0-1). Kosova tentoi të reagojë menjëherë pas golit, kur një goditje dënimi e Valon Berishë, u ndal me mund nga portieri mysafir. Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë. Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri. Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndo...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Jordani

Formacionet zyrtare, Kosovë – Jordani

LAJME, SPORT
10/11/2021 17:51 Kosova sot do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Jordaninë stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo do të jetë ndeshja e parë e djelmoshave tanë pa përzgjedhësin Bernard Challandes i cili u largua muaj më parë. Drejtimin për ndeshjen e sotme dhe atë të fundit zyrtare për kualifikimet e Kampionatit Botëror, do ta ketë Primoz Gliha, i cili ka befasuar me rreshtimin. Ai për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Arijanet Muric në portë. Mbrojtja përbehet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu. Në mesfushë do të jenë Herolind Shala, Valon Berisha e Besar Halimi Ndërsa sulmi i është besuar Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës. Ndeshja fillon në ora 18:00. Kosova: Muric, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Fazliji, Shala, V. Berisha. Rashica,...
Barcelona shpreson për rikthim të Messit në klub pasi Xavi bëhet trajner

Barcelona shpreson për rikthim të Messit në klub pasi Xavi bëhet trajner

LAJME, SPORT
10/11/2021 08:20 Barcelona beson se emërimi i Xavit mund ta joshë Lionel Messin përsëri në klubin katalunas, kur kontrata e tij të skadojë me Paris Saint-Germain më 2023. Marca raporton se tashmë ka pasur telefonata në lidhje me një përpjekje ambicioze për të rikthyer Messin. Kthimi i Xavit në cilësinë menaxheriale “mund të jetë i rëndësishëm” dhe klubi beson se rikthimi i argjentinasit “nuk është më i paimagjinueshëm”. Barcelona humbi një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë financiare. /klankosova
div.meta-author { display:none; }