News That Matters

SPORT

Pacolli: Fitorja është e Robinit

Pacolli: Fitorja është e Robinit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
11/12/2021 18:12 Boksieri kosovar Robin Krasniqi, para ca javësh e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel. Por për shkak të dyshimeve se kosovarit i ishte bërë e padrejtë, sot në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes dhe Robin Krasniqi është shpallur fitues. Për fitoren e Krasniqit ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e uroi boksierin kosovar për fitoren. “Fitorja është e Robinit. Robin Krasniqi sot është shpallur fitues i pikëve unanim i ndeshjes së kaluar. Urime miku im!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues

Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
11/12/2021 18:06 Robin Krasniqi ka marrë rezultatet e rivlerësimit të duelit me Bosel dhe ka dalë fitues. Krasniqi ka çuar incizimet e tij në një juri neutrale, dhe ka marrë rezultatet ku ka dalë fitues me vendim unanim nga pesë profesionistë. 116:112, 116:112, 115:114, 115:113, dhe 115:113, ishin pesë rezultatet, të gjitha në favor të Krasniqit. Këto rezultate u dhanë nga Timo Hoffman, Tengis Sade, Sergej Kovalenko, Mathias Eichler dhe Jens Kluge. Kjo drejtësi u nda në Gersthofen si pjesë e një eventi publik, në prezencë të medieve. Këta pesë anëtarë të jurisë janë pesë persona të licencuar nga Gjermania, për juri në boks
Drenica fiton ndaj Feronikelit

Drenica fiton ndaj Feronikelit

LAJME, SPORT
11/12/2021 16:46 Skuadra e Drenicës ka mposhtur atë të Feronikelit me rezultat 2-0. Golat për Drenicën i shënuan Kreshnik Uka dhe Fatlum Gashi, njofton Klankosova.tv. Drenica ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë, ndërsa Feronikeli në të fundit.
Majlinda Kelmendi dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

Majlinda Kelmendi dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/12/2021 18:44 Majlinda Kelmendi sot me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj. Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore. Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin e urdhrin “Shotë Galica”. Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”. Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”. Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane. Në total, Majlinda i ka fituar 46 trof...
Përfundon java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës

Përfundon java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT
05/12/2021 17:00 Kanë përfunduar të gjitha përballjet në kuadër të javës së 17-të në BKT Superligën e Kosovës. Derbi i kësaj jave ishte ai në mes të Prishtinës dhe Dritës, që përfundoi me fitoren minimalen të këtyre të fundit, 1-0. Takim mjaft interesante ishte edhe ai në mes të Drenicës dhe Ballkanit, e që skuadra nga Suhareka po ashtu fitoi minimalisht, 1-0. Gjilani ishte në disavantazh ndaj Malishevës, por që ia dolën të përmbysnin rezultatin, për të fituar 3-1. Në anën tjetër, Llapi nuk ia doli të triumfonte në udhëtim te Dukagjini, pasi mori vetëm një pikë, në duelin që përfundoi pa gola. Me këtë rezultat përfundoi edhe sfida në mes të Ulpianës dhe Feronikelit që u luajt në Lipjan, me dy skuadrat që morën nga një pikë.
Amir Rrahmani e 300-fishon pagën e Partizanit

Amir Rrahmani e 300-fishon pagën e Partizanit

LAJME, SPORT
05/12/2021 15:55 Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, merr hiq më pak se 56 mijë euro në javë si futbollist i skuadrës italiane, Napoli. E kjo, i bie të jetë 300 fish më shumë se sa merrte 7 vjet më parë derisa luante për Partizanin e Tiranës. Në stinorin e parë në kryeqytetin e Shqipërisë, ai ishte paguar 187 euro në javë, apo 9.370 euro në vit. Por,në të dytin rroga i ishte rritur në 35 mijë euro. Para se të kalonte në Napoli, Rrahmani kishte luajtur edhe ekipet kroate, Split dhe Dinamo. Ndërsa nga viti 2020 ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me skuadrën favorite për titullin e kampionit në Itali. Aktualisht, në ekipin ku kishte luajtur edhe Maradona legjendar, kosovari merr pagë vjetore prej afro 3.5 milionë euro.
Turneu Tradicional i Karatesë “Adem Jashari” për herë të parë po mbahet në Skënderaj

Turneu Tradicional i Karatesë “Adem Jashari” për herë të parë po mbahet në Skënderaj

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/12/2021 12:12Turneu tradicional i karatesë "Adem Jashari", po mbahet sot, dhe ky turne për herë të parë po realizohet në Skenderaj. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Skenderaj, Alban Berisha përmes një postimi në "Facebook". "Se bashku me Mentorin po e shiqojme nga afer turneun tradicional mbarekombetare te karatese “Adem Jashari” i cili per here te pare mbahet ne Skenderaj, ne Palestren e re te qytetit tone." shkroi Berisha. Në këtë turnir po marrin pjesë 45 klube me gjithësej 512 garues nga mbarë trevat shqiptare. Postimi i plotë:  
Seria A: Sot luhet derbi i madh në mes të Romës dhe Interit

Seria A: Sot luhet derbi i madh në mes të Romës dhe Interit

LAJME, SPORT
04/12/2021 17:51 “Stadio Olimpico”. do të jetë arenë e përballjes së madhe të dy gjigandëve italian. Roma dhe Inter do të përballen sot prej orës 18:00. “Nerazzurët” do të kërkojnë tre pikë të plota nga ky takim sepse duhet të jenë në hap në luftë për titullin. “Zikaltërit” gjenden në vendin e tretë me 34 pikë. “Giallorossët” janë në vendin e pestë me 25 pikë. Inter pas 15 javëve ka 10 fitore, katër barazime dhe një humbje. Ndërkaq skuadra nga kryeqyteti italian i ka tetë fitore, gjashtë barazime dhe një humbje.
Kosova pëson humbje ndaj Shqipërisë

Kosova pëson humbje ndaj Shqipërisë

LAJME, SPORT
30/11/2021 18:55 Kombëtarja e Kosovës (femrat) kanë pësuar ndaj Shqipërisë me rezultat 3-1, në kuadër të grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023. Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti. Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të. E në minutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim. Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën. Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën. Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të...
div.meta-author { display:none; }