News That Matters

SPORT

Skijimi, sporti më i shëndetshëm

Skijimi, sporti më i shëndetshëm

LAJME, SPORT
26/12/2021 14:20 Nëse ju keni vendosur tashmë që pushimet tuaja dimërore t’i kaloni në alpe në vende qe ushtrohet skijimi, atëherë gjithsesi që kjo është një ide e mirë ngase ju do të përdorni një teknikë të re në favor të shëndetit tuaj, transmeton Klan Kosova. Prandaj nëse ju kaloni ndonjë vikend apo të paktën 6 orë duke skijuar, përveq që do të digjni 3 mijë kalori, ju mund të humbni peshë vetëm për një javë e të ndryshoni fizikun tuaj me të cilin nuk ndiheni edhe të kënaqur. Kjo nuk është e tëra ajo do të jetë e mirë edhe për muskujt tuaj të barkut, e poashtu do të rris nivelin e imunitetit tuaj madje mund të iu ndihmojë për të lehtësuar depresionin, transmeton Klan Kosova. Gjithcka që iu sjell skijimi, vie në të mirën e shëndetit, përvec që duhet pasur kujdes të shtuar në ushtrim...
Xavi fillon “pastrimin” e skuadrës, këta janë lojtarët që do të largohen

Xavi fillon “pastrimin” e skuadrës, këta janë lojtarët që do të largohen

LAJME, SPORT
25/12/2021 23:23 Barcelona pritet të pësojë ndryshime në janar. Trajneri Xavi Hernandez po ideon skuadrën e tij në vazhdim dhe për momentin dy lojtarë të ekipit aktual nuk janë në planet e tij. Njëri është braziliani Philippe Coutinho, i cili edhe në verë u tentua nga Barcelona që të shitej ose edhe të largohej me parametra zero dhe klubi të lirohej nga paga e tij. Një tjetër lojtarë që Xavi nuk e llogarit është sulmuesi Luuk De Jong. Holandezi u mor në momentet e fundit nga Koeman te Sevilla. Gjithsesi situata e tij nuk është e mirë dhe tani Barcelona do të donte ta sistemonte diku, qoftë edhe ta kthente në skuadrën nga Andaluzia që po lufton për titullin kampion.
FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
22/12/2021 23:33 Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku janë nderuar me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës. Lojtari më i mirë i vitit u zgjodh mbrojtësi i Napolit , Amir Rrahmani, i cili kishte një vit shumë të mirë. Ai u shpreh i nderuar për çmimin e marr, ndërsa shtoi se qëllimi i tij më i madh është që në të ardhmen me Kosovën të luajë në një turne të madh. “Faleminderit për besimin që ma keni dhënë! Për mua është një privilegj dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen. Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo”. “Për mua ka qe...
Silva pritet të zgjatë kontratën me Chelsean

Silva pritet të zgjatë kontratën me Chelsean

SPORT
22\12\2021 15:49 Thiago Silva pritet të zgjatë kontratën me Chelsean, pas formës së shkëlqyeshme që është duke e kaluar në “Stamford Brigde”. Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano zgjatja e kontratës së Silvas me Chelsean nuk është në dyshim. Kanë mbetur të nënshkruhen vetëm dokumentet mes dy palëve në javët e ardhshme. Ai pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2023. Teksa rreth situatës së rinovimit të kontratës së Rudigerit nuk ka progres. Nuk ka asnjë marrëveshje me Chelsean, ndërsa Real Madridi është duke shikuar që të përfitojë.
Ylli, kampion vjeshtor në Ligën Unike

Ylli, kampion vjeshtor në Ligën Unike

LAJME, SPORT
19/12/2021 20:30 Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 69:52 (11:10, 20:11, 15:20, 23:11), në derbin e javës së shtatë të Ligës Unike, që është xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor. Në çerekun e parë të ndeshje kishte shumë gabime nga skuadrat dhe nuk ishin shumë të sakta, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 11:10, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen në rezultat. Skuadrat paksa u këndellën në periudhën e dytë, ku vendasit ishin më të mirë, duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, sa përfundoi pjesa e parë, që u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara në këtë pjesë. Në periodën e tretë më të mirë ishin mysafirët që shkrinë epërsinë, për të barazuar shifrat në 39:39, por më pas për një nuancë ishin më të mirë vendasit, ndërsa rezultati n...
Liverpooli nuk do të nënshkruajë me lojtarë të pa vaksinuar

Liverpooli nuk do të nënshkruajë me lojtarë të pa vaksinuar

LAJME, SPORT
19\12\2021 12:02 Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ai është i gatshëm t’u kthejë shpinën nënshkrimeve të mundshme nëse ata nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19. Coronavirusi i njohur si Covid-19 vazhdon të mbretëroj në gjithë botën dhe infektimet po vazhdojnë të jenë ende aktive. Edhe futbolli është i prekur shumë nga ky infeksion dhe tashmë klubet kanë përpiluar rregulla për të shmangur infektimin e lojtarëve dhe tifozëve.
Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

Distria Krasniqi shpallet xhudistja më e mirë në botë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
18/12/2021 20:28 Distria Krasniqi ka arritur të shpallet xhudistja më e mirë e vitit në botë. Në një ceremoni që po mbahet sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Distria Krasniqi u zgjodh më e mira, në mesin e pesë xhudisteve të nominuara. Zgjedhja është bërë nga tifozët përmes një votimi dhe më së shumti vota ka marrë xhudistja kosovare. Distria Krasniqi u shpall kampione olimpike këtë vit, krahas edhe shumë sukseseve tjera. Kujtojmë se trajneri i saj, Driton Kuka fitoi çmimin e trajnerit më të mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Driton Kuka zgjedhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

Driton Kuka zgjedhet trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
18/12/2021 20:08 Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në Xhudo. Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka filluar ndarjen e çmimeve për më të mirët për vitin 2021, pasi tashmë është mbyllur votimi. Në votimin e filluar me 10 dhjetor zgjati deri më sot më 18 dhjetor, ku Kuka mori shumicën e votave
Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit

Kosova bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
15/12/2021 12:00 Kosova tashmë po bëhet me edicionin zyrtar shtetëror të lojës së famshme të Monopolit. Kjo u bë e ditur përmes një konference të organizuar në Prishtinë, ku zyrtari i kompanisë Winning Moves nga Anglia, Jan Jaźëiński, tha se përmes kësaj Kosova po futet në hartën e shteteve rajonale e më gjerë, duke e krijuar këtë edicion special shtetëror. Ndërkaq sipas përfaqësuesit të kompanisë Rreth e Rrotull, Alban Shabani, që ka të drejtën ekskluzive për këtë lojë, tha se përmes kësaj Kosova ka mundësi që t’i përfaqësojë vlerat e saj natyrore, kulturore dhe historike. Loja do të jetë në gjuhën shqipe dhe pritet të dalë në treg gjatë verës të vitit 2022.
Renditja në Superligën e Kosovës

Renditja në Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12/12/2021 18:09 Ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës. Kryendeshja kryesore në javën e fundit ishte në mes Ballkanit dhe Gjilanit, ku triumfuan gjilanasit me rezultat 0-1, për t’u shpallur kampion vjeshtor. Ndërsa tjetëri ballafaqim interesant ishte edhe në mes Prishtinës dhe Llapit, me llapianët që fituan në fund të ndeshjes me rezultat 2-3. Në vendin e parë është Ballkani me 35 pikë, e ndjekur nga Drita me 33 pikë dhe Ballkani në vendin e tretë me 33 pikë. Ndërsa në pozitën e katërt gjendet Llapi me 29 pikë, top pesëshen e mbyll Prishtina me 24 pikë. Në tri pozitat e fundit gjenden Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikel.
div.meta-author { display:none; }