
Momentet më të mira dhe më të këqija sportive të vitit 2021
04\01\2022 11:49
Ka qenë një tjetër vit mahnitës i dramës sportive, duke shfaqur lavdinë e Ligës së Kampionëve për Chelsean, një triumf magjik tenisi për Emma Raducanu, sezoni më dramatik i F1 dhe shfaqjet e shëmtuara në finale të Euro 2020.
Më poshtë mund të shikoni pesë nga momentet më të mira dhe më të këqija sportive të vitit 2021.
Momentet me te mira
Rrugëtimi magjik i Raducanut në Nju Jork
Emma Raducanu u rendit e 150-ta në botë kur hyri në kualifikueset e US Open, megjithatë 10 ndeshje më vonë ajo po e shtrëngonte trofeun pasi u bë femra e parë britanike që fitoi një titull të Grand Slam teke që nga Virginia Wade në vitin 1977. Wade po e shikonte nga tribuna në Flushing Meadoës ndërsa 18-vjeçarja Raducanu mundi adoleshenten tjetër Leylah Fernandez 6-4 6-3 në finale, vetëm...