16/01/2022 11:22
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova sonte mund të debutojë me ekipin e tij të ri, Lille.
Kampioni i Francës përballet sonte në udhëtim me Marseille, në ndeshjen që nis me fillim nga ora 20:45.
Zhegrova u zyrtarizua te skuadra franceze të premtën për një shifër të raportuar prej tetë milionë euro nga Baseli.
13\01\2022 22:15
Është duke u zhvilluar super derbi anglez mes Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield.
Dy skuadrat e mëdha angleze janë duke u përballur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup, ku vetëm pas 24 minutave lojë Arsenali ka mbetur me një lojtar më pak.
Ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka që është ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Sulmuesi portugez Diogo Jota po shkonte drejt portës së Arsenalit, derisa Xhaka bëri një ndërhyrje të rëndë duke shqelmuar atë.
Si lojtar i fundit që ishte, Xhaka u përjashtua menjëherë me karton të kuq, edhe pse prishtinasi protestoi për kartonin e kuq direkt.
Pas 35 minutave lojë, ndeshja në Anfield mes Liverpoolit dhe Arsenalit është baras 0-0.
13\01\2022 16:17
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci u gjobit me 10,000 euro pas një grindjeje me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo.
Bonucci e shtyu anëtarin e stafit të Interit pas fitores së vonshme të Nerazzurrëve falë golit të Alexis Sanchez kundër Zonjës së Vjetër në përballjen finale të Superkupës së Italisë të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Mbrojtësi veteran ishte rikuperuar nga një dëmtim dhe ishte në fushë, duke pritur që të futej si zëvendësues në sekondat e fundit të shtesës, për të ekzekutuar një penallti në gjuajtje.
Sipas mediumit Il Tempo, Bonucci, madje i ka bërtitur “do të të vras”, ish-anëtarit të stafit të Napolit.
U raportua se Bonucci mund të ishte përballur me një ndalim prej një apo më shumë ndeshjeve pasi hetuesit federalë kishin parë skenën dhe e...
13\01\2022 15:54
Massimiliano Allegri pranon se humbja e Juventusit në Superkupën e Italisë ndaj Interit pesë sekonda nga fishkëllima e fundit e bën atë të ndihet se “futbolli u shpik nga djalli”.
Bianconerët kishin kaluar disi në epërsi kundër Interit falë një goli me kokë nga Weston McKennie, por Lautaro Martinez barazoi në pjesën e parë nga penalltia.
Ndeshja ishte gati të shkonte në penallti pas vazhdimeve kur Alexis Sanchez doli në skenë dhe rrëmbeu golin e fitores, duke shënuar pas një gabimi amator të Alex Sandro.
“Ishte një lojë e vërtetë, një test i mirë për ne për të parë se ku jemi. Fatkeqësisht, futbolli ndonjëherë duket sikur është shpikur nga djalli”, ka thënë fillimisht Allegri për Sport Mediaset.
“Bëmë një gabim naiv pesë sekonda nga fundi, por luajtëm kundër ekipi...
12/01/2022 15:03
Sonte me fillim nga ora 20:00 do të luhet gjysmëfinalja e Supekupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.
Të dyja do të kërkojnë ta prejnë biletën për finalen e madhe ku do të kenë punë me fituesin e duelit Atletico Bilbaos dhe Atletico Madrid.
Reali vjen në këtë ndeshje në super formë, pasi kryeson bindshëm në La Liga, teksa është 17 pikë para Barcës.
Trajnerët e dyja ekipeve Xavi Hernandez dhe Carlo Anceloti, i kanë publikuar formacionet e mundshme.
Loja do të luhet në “King Fahd Stadium”, në Arabinë Saudite
10/01/2022 11:33
Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të largohet nga Manchester United për herë të dytë, nëse nuk plotësohet kërkesa e tij.
Nga Anglia raportojnë se ylli portugez ka kërkuar nga bordi i klubit që të gjejë një trajner ‘adekuat’, pasi Ralf Rangnick është i përkohshëm dhe do të marrë më pas rolin e konsulentit në klub.
Sipas asaj që raporton Le10 Sport, Paris Saint-Germain ka ringjallur interesimin për Ronaldon, pasi në verën e kaluar kishte zëra se ai mund të kalojë në Parin nga Juventusi, por në fund zgjodhi rikthimin në Old Trafford.
Kontrata aktuale e pesë herë fituesit të Topit të Artë skadon në vitin 2023, por parisienët nuk e kanë problem të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt, duke e parë atë si zëvendësue...
09\01\2022 18:22
Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka mungon në ndeshjen e FA Cup ndaj Nottingham Forestit shkaku që ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
The Gunners do të jenë po ashtu pa Folarin Balogun, që është infektuar me COVID-19.
Në anën tjetër, Emile Smith Roëe dhe Takehiro Tomiyasu, mungojnë për shkak të lëndimeve.
“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të një lëndimi në ije dhe pulpës së djathtë”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.
Gjendja e Xhakës dhe Balogun është e mirë dhe tani do të mbesin në karantinë për dhjetë ditë.
09\01\2022 16:43
Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër Greqisë me vetëm një gol dallim.
Rezultati përfundimtare i ndeshjes në hendboll në mes “Dardanëve” dhe “Helenëve” ishte 25:26.
Loja ishte e vlefshme për fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 14:9 për Greqinë.
Në takimin e parë në Prishtinë, Kosova u mposht nga Greqia me rezultat të ngushtë 20:21.
08/01/2022 15:57
Stadiumi 974 në Katar është stadiumi i parë që mund të transportohet dhe të zhvendoset nga një vend në tjetër për të luajtur. Është ndërtuar me 974 kontejnerë transporti dhe është i riciklueshëm.
Dizajni inovativ i Stadiumit 974 është frymëzuar nga tregtia dhe detaria mbarëbotërore e Katarit. 974 është kodi ndërkombëtar i telefonimit për Katarin, si dhe numri i saktë i kontejnerëve të transportit të përdorur në ndërtim.
Stadiumi me 40 mijë vende ka një dizajn të jashtëzakonshëm dhe do të jetë stadiumi i parë i turneut plotësisht i çmontueshëm në historinë e FIFA-s.
Synimi është që stadiumi të çmontohet dhe të rimontohet në një vend të ri pas turneut të futbollit në vitin 2022, ose të ripërdoret si një seri ambientesh më të vogla.
Stadiumi do të presë ndeshjen e parë...
04\01\2022 15:58
Tashmë kanë filluar të dihen datat për ndeshjet që parashihet të luhen për pjesën e dytë të sezonit.
Ka disa ndeshje që nuk mund të organizoheshin deri në këtë pikë të sezonit, derisa tifozët presin t’i mësojnë ato për përballjet e mëdha.
Tani, tifozët do të kenë mundësinë të mësojnë se kur do të luhet El Clasico i parë për këtë vit.
Federata e Futbollit të Spanjës ka publikuar oraret e Superkupës së Spanjës. El Clasico i parë i vitit 2022 mes Real Madridit dhe Barcelonës do të jetë të mërkurën, më 12 janar, në orën 20:00.
Ndeshja është gjysmëfinalja e parë e Superkupës dhe do të zhvillohet në stadiumin King Fahd në Riad.
Në rast të tejkalimit të kësaj sfide, njëra nga Barcelona apo Real Madrid do të luante finalen të dielën, më 16 janar, në orën 19:30 në të nj...