News That Matters

SPORT

Presidenti i UEFA-s në pranverë viziton Kosovën

Presidenti i UEFA-s në pranverë viziton Kosovën

LAJME, SPORT
23/01/2022 19:14 Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, këtë të diel ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin. Ademi bëri të ditur se Çeferin e ka pranuar ftesën e tij për ta vizituar Kosovën dhe një gjë të tillë do ta bëjë në pranverën e këtij viti. “Ftesën time për ta vizituar Kosovën presidenti Çeferin e priti me kënaqësi, prandaj do të jetë nder dhe kënaqësi që në pranverë do ta kemi mysafir të parin e futbollit evropian dhe t’i inaugurojmë disa prej projekteve tona kapitale”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij në Facebook. Më tej, i pari i FFK-së tha se Çeferin u dha mbështetje ideve dhe projekteve të FFK-së, teksa sipas Ademit, i pari i UEFA-s e përgëzoi atë për strategjinë dhe udhëheqjen e federatës deri më 2026. “Si g...
Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A

LAJME, SPORT
22/01/2022 23:14 Interi ka fituar në minutat e fundit kundër Venezias në Guiseppe Meaza. Pasi barazuan në Bergamo kundër Atalantas, ata fituan sonte kundër Venezias në Milano. Thomas Henry (19) shënoi për Venezian, kurse barazoi në minutën e 40-të Barella për Interin. Edin Dzeko shënoi në minutën e 90-të për t’ia dhënë fitoren zikaltërve Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A. Kampioni i Italisë ka fituar në Guiseppe Meaza në Milano kundër Venezias me rezultat 2-1. Rasti i parë në këtë ndeshje ishte për Venezian dhe u shndërrua në gol. Ethan Ampadu bëri një krosim nga një largësi e madhe ku gjeti në zonë Thomas Henry i cili shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 19-të. Interi tentimin e parë për barazim e pati në minutën e 36-të ku ishte Lautaro Martinez që bëri një god...
E ofendoi gjyqtarin e ndeshjes, ylli i Realit e pëson rëndë

E ofendoi gjyqtarin e ndeshjes, ylli i Realit e pëson rëndë

LAJME, SPORT
22\01\2022 11:40 Real Madridi është dashur të mundohet shumë për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Spanjës.los Los Blancos fituan 1-2 ndaj Elches në udhëtim, por vetëm pas vazhdimeve. E në minutën e 102-të, mbrojtësi brazilian Marcelo u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo nuk i pëlqeu fare atij. Kapiteni i Real Madridit e ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe kjo gjë i ka kushtuar rëndë atij. Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim që ta dënojë me tri ndeshje brazilianin për ofendimin kundrejt gjyqtarit kryesor. Kësisoj trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë në shërbimet e brazilianit në takimet ndaj Elches në kampionat, Athletic Bilbaos në Copa del Rey dhe ndaj Granadas në La Liga.
“Kjo është loja ime” – Granit Xhaka iu kundërpërgjigjet kritikëve për kartonët e shumtë që merr në fushë

“Kjo është loja ime” – Granit Xhaka iu kundërpërgjigjet kritikëve për kartonët e shumtë që merr në fushë

LAJME, SPORT
21\01\2022 17:27 Granit Xhaka është njëri nga futbollistët më të ndëshkuar të Arsenalit në vitit e fundit. Mesfushori shqiptar shpesh herë ka marrë karton direkt të kuq, ndërsa rasti i fundit ishte në ndeshjen e Kupës ndaj Liverpoolit në Anfield. Numri 34 i ‘Topçinjve’ u ndëshkua pasi në tentim për t’ia larguar topin shqelmoi portugezin Diogo Jota dhe u ndëshkua direkt me të kuq. Kritikat në drejtim të Xhakës nga tifozët nuk kanë munguar, derisa prishtinasi ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet atyre në një prononcim për beIN Sports. Për Xhakën kartoni i kuq ndaj Liverpoolit ishte i 12-ti në karrierën e tij profesionale, derisa ka thënë se kjo gjë është e punës së tij. “Për mua nuk është e vështirë, sepse kjo është pjesë e punës sonë. Është e lehtë të flasësh kur gjërat shkojnë mi...
Befason Dembele: Unë jam në dispozicion të Xavit

Befason Dembele: Unë jam në dispozicion të Xavit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
20\01\2022 19:26 Sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele ka dalë kundër njoftimit të Barcelonës se lojtari ka refuzuar të vazhdojë kontratën dhe rrjedhimisht edhe duhet të largohet menjëherë. Ai ka reaguar duke thënë se ato që janë shkruar e thënë deri më tani nuk janë të vërteta dhe se ai është në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez. “Mos mendoni se jam jashtë projektit. Mos flisni për qëllime që nuk i kam pasur kurrë. Unë kam një kontratë dhe jam në dispozicion për Xavin. Unë nuk do të dorëzohem”, ka thënë Dembele. Sulmuesi francez po ashtu ka bërë të ditur se agjenti i tij është duke punuar për vazhdimin e kontratës së tij në Barcelonën. “Ka bisedime për kontratën në vazhdim. Agjenti im është duke punuar dhe unë jam i fokusuar vetëm në fushë”, ka shtuar futbollisti francez....
Drejtori i Lazios, Igli Tare: Muriqi te CSKA, nuk është e vërtetë

Drejtori i Lazios, Igli Tare: Muriqi te CSKA, nuk është e vërtetë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
18\01\2022 19:01 Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se Vedat Muriqi nuk afër bashkimit me CSKA Moskën dhe se lajmet për lidhjen me këtë klub nuk janë të vërteta. Lazio po luan me Udinese në raundin e 16-të të Kupës së Italisë dhe fituesit do të përballen me Milanin në çerekfinalen muajin e ardhshëm. Para fillimit të ndeshjes në Stadio Olimpico, Tare foli për Sport Mediaset dhe u pyet në lidhje me sulmuesin shqiptar Muriqi që dukej në prag të një lëvizjeje te CSKA Moska. “Muriqi te CSKA? Jo, nuk është e vërtetë që është pran CSKA-”, ishte përgjigja e Tares. “Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe për ata që mbështesin Lazion. Ne nuk tallemi me njerëzit. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, bëjmë zgjedhje të përbashkëta me trajnerin. Kush bën dezinformata nuk është ...
Aro Muriq në formacionin e javës në Turqi

Aro Muriq në formacionin e javës në Turqi

LAJME, SPORT
17/01/2022 12:40 Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq ka shkëlqyer ne barazimin ndaj Kayserisporit, meqë rast edhe është zgjedhur në formacionin e javës. Në ndeshjen e zhvilluar mes Adana Demirspor dhe Kayserispor loja përfundoi në barazim 1-1, por që më meritori patjetër që ishte Arijanet Muriq. Adana Demirspor pas këtij barazimi gjendet në pozitën e pestë, me 34 pikë pas 21 ndeshjeve.
Australia konfirmon se Gjokoviqit ia ka ndaluar hyrjen për tri vjet

Australia konfirmon se Gjokoviqit ia ka ndaluar hyrjen për tri vjet

LAJME, SPORT
16/01/2022 23:11 Novak Gjokoviqit do t’i ndalohet të hyjë në Australi për tre vjet pasi u miratua anulimi i vizës së tij, ka konfirmuar qeveria federale. Në një intervistë në emisionin “Today”, ministrja e Punëve të Brendshme, Karen Andrews konfirmoi ndalimin për tre vjet të Novak Gjokoviqit. “Ai anulim u mbështet nga Gjykata Federale, kështu që si rezultat i kësaj, atij do t’i ndalohet hyrja për tre vjet në vend”, tha Andrews, Ministrja e Punëve të Brendshme. Gjokoviq u largua nga Australia vonë të dielën mbrëma pas 11 ditësh, teksa nuk do të ketë mundësi që të luajë në Grand Slamin që mbahet këtë vit.
Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës

Real Madridi fiton Superkupën e Spanjës

LAJME, SPORT
16/01/2022 22:40 Real Madridi e ka fituar Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Athletico Bilbao 2-0. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Luka Modric në minutën e 38-të, teksa golin e dytë Karim Benzema në minutën e 52-të. Për madrilenët, kjo është Superkupa e shtatë në historinë e tyre.
div.meta-author { display:none; }