Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, po i rikthehet skenës së boksit sonte në Audi Dome në Mynih.
Krasniqi do të përballet me Timur Nikarkhoevin, dhe ndeshja do fillojë sonte në ora 21:0.
Robin Krasniqi deri më tani ka gjithsej 51 fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij.
Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Almadas së Portugalisë dhe 350 pikë olimpike Paris 2024.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.
Trajneri Driton Kuka ka komentuar suksesin.
"Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje", ka thënë ai.
Paraprakisht, xhudistja kosovare ka mposhtur Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa është mposhtur në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko. Para ndeshjes ku ka fituar medaljen Kuka ka mposhtur sllovenen, Patricija Brolih.
Kuka humb por mbetet në lojë për të bronztën
Ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko ia ka prerë rrugën xhudistes kosovare, Loriana Kuka. Në gjysmëfinale të Grand Prixit, që po ...
Çikat nuk janë për futboll, ku ke pa ti qe çikat me nga nepërfusha me i pa tjert, se u met futbolli në çika, janë disa ngaparagjykimet që shume sportiste të Kosovës përballën çdo ditëtë aktivitetit të tyre.
Në lidhje me keto sfida foli futbollistja e KF.Feronikeli, EdonisaAliu e cila tha se se me këtë sport merret që 10 vite mirepotregoi që në fillimet e saja është përballur me numër të madh tëparagjykimeve.
“Sfidat jane te ndryshme ...
Ilir Selmani merr drejtimin e Trepçës
Te Trepça vjen ekipi i vjetër i trajnerëve. Ilir Selmani, që ka drejtuar më parë ekipin mitrovicas, bashkë me Besim Brahën në shtab teknik do të nisin punën me ekipin, që pas një krize rezultatesh që prisnin kërkojnë këndellje.
Përmes një njoftimi të shkurtër, një ditë pasi që Aleksandar Jonchevski dha dorëheqje, Trepça bëri të ditur se ka angazhuar Ilir Selmanin trajner.
“Ndryshime në shtabin teknik. Ilir Selmani merr përsipër rolin e trajnerit, ndërsa Besim Braha tash e tutje do të bashkangjitet në ekip si pjesë e shtabit teknik,” shkroi Trepça në njoftim.
Ekipi pas humbjes së thellë nga Prishtina ka ndërruar trajnerin, ndërsa aktualisht ka bilancin 9-9 në Superli...
Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës për të 14-tën herë në histori.
“Katalonasit” triumfuan 3:1 ndaj Real Madridit në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Gavi ishte ylli i ndeshjes me dy asiste dhe një gol të realizuar,
Mesfushori spanjoll shënoi në minutën e 33-të për 0:1, para se të asistonte për Leëandoëskin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pedri trefishoi epërsinë e katalonasve në minutën e 69-të, pas asistit të Gavit.
Në minutat shtesë, Benzema e shënoi golin e nderit për Real Madridin.
Los Angeles Lakers e ka arritur fitoren e katërt me radhë në NBA – këtë herë duke triumfuar ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 130-114.
Çereku i parë nisi për mrekulli nga Lakers, pasi e fituan me rezultat 37-28. Të dytin gjithashtu nuk lejuan befasi duke triumfuar me rezultat 33-21.
Në çerekun e tretë Hawks u kthye disi në lojë, duke e fituar këtë çerek me rezultat 33-28. Çereku i fundit ishte i barabartë me rezultat 32-32, për rezultatin përfundimtar 130-114 për Lakers.
Më i dalluar në fitoren e Lakers ishte i zakonshmi Lebron James, i cili shënoi 25 pikë, shtatë kërcime dhe 10 asistime.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte nga radhët e Hawks, Trae Young, me 32 pikë pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.
Lakers pas kësaj fitoreje renditen në vendin e 12-të në Konferencën Perën...
Dasma e planifikuar mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez raportohet se është shtyrë, pasi dyshja pati disa probleme në marrëdhënien e tyre.
Ronaldo kohët e fundit mori një Rolls Royce që mendohet të jetë me vlerë 350,000 euro nga Georgina si dhuratë për Krishtlindje, por nuk është gjithçka mirë siç shihet mes dyshes.
Ronaldo dihet se është i pasionuar pas makinave dhe dukej shumë i kënaqur me dhuratën, megjithatë mund të ketë probleme në prapaskenë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Siç është raportuar nga emisioni ‘Socialite’, influencuesja dhe futbollisti po përpiqen të sigurojnë që gjithçka të shfaqet mirë në kanalet e tyre në rrjetet sociale, por kjo nuk ndodh aspak me dyer të mbyllura.
Kjo i ka shtuar më shumë thashethemet se marrëdhënia e tyre ekziston ve...
Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës
Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pas 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.
“Albiceleste” fillimisht krijuan epërsi prej dy golash. Lionel Messi shënoi nga penalltia në minutën e 23-të, teksa Angel Di Maria e dyfishoi rezultatin pas 13 minutash.
Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, në skenë u shfaq Kylian Mbappe, i cili shënoi dy herë brenda dy minutave për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Sulmuesi francez shënoi nga penalltia në minutën e 80-të, kurse dy minuta më vonë shënoi nga loja e hapur.
Në vazhdime Argjentina e riktheu epërsinë, falë golit të Messit në minutën e 109-të.
...
Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ka shkuar në vazhdime pas një fundi dramatik.
Pas 90 minutave të rregullta, Argjentina dhe Franca kanë luajtur baras 2:2 në “Lusail Iconic Stadium” në Katar.
Ishte ylli francez, Kylian Mbappe që me dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit ua heqi nga “duart” trofeun argjentinasve që po avanconin me dy gola.
Baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 23-të kur Lionel Messi u tregua i saktë nga penalltia. 13 minuta më vonë, Angel Di Maria konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Argjentinës.
Kthimin e madh të Francës e bëri Mbappe që fillimisht ngushtoi shifrat në minutën e 80-të nga penalltia, ndërsa dy minuta më vonë e barazoi atë me një supergol.
Kësisoj, fituesi i Kupës së Botës do të përcaktohet në ...
Kryetari i klubit të futbollit Trepça, Nexhmedin Haxhiu, ka folur edhe rreth stadiumit historik “Adem Jashari”, aty ku Kombëtarja e Kosovës e kishte zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare, miqësoren kundër Haitit.
Gjendja e këtij stadiumi është me një fjalë e tmerrshme, teksa aty nuk ka më asnjë kusht për t’u zhvilluar aktivitet sportive.
Se çfarë po ndodhë me këtë stadium u pyet sonte edhe Haxhiu, përgjigja e të cilit ishte: “Veq Zoti e dinë”.
Tutje, kryetari i klubit mitrovicas shtoi: “Stadiumi është rinovuar për herë të katërt. Me ndërrimin e politikës është ndërprerë puna. Ku është arsyeja nuk e dimë. Pronari i atij stadium jam vetëm unë, në atë kuptimin që e kam mbajt unë. Stadiumi është ndërtuar nga ‘Trepça Commerce’. Kur e kam marrë stadiumin në vitin 2004 nuk ka pasur asgjë, i...