
Vedat Muriqi te Mallorca
31/01/2022 20:12
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle Mallorca.
Muriqi ishte pjesë e Lazios por nuk arriti të lë gjurmë tek ky ekip.
Ai është huazuar deri në fund të sezonit, por Mallorca do të ketë të drejtë që ta blejë kartonin e plotë nëse arrin ta tregojë vetën në La Liga.
Zyrtarizimi u bë në mënyrë të veçantë nga ana e klubit.
“Na falni për vonesën, veçanërisht ti, Vedat”,-shkruan në njoftimin e Mallorcas.