News That Matters

SPORT

Caktohen gjyqtarët për javën e 19-të në BKT Superligën e Kosovës

Caktohen gjyqtarët për javën e 19-të në BKT Superligën e Kosovës

LAJME, SPORT
10/02/2022 20:33 Pas një pushimi të gjatë, BKT Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të. Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave. Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli. Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti. E diela vazhdon me dy takime të tjera, të cilat gjithashtu pritet të jenë interesante. Visar Kastratit i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin Malisheva – Prishtina, me asistentët Fatmr Sekiraqa dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari. ...
Zyrtare: Xherdan Shaqiri, lojtar i Chicago Fire

Zyrtare: Xherdan Shaqiri, lojtar i Chicago Fire

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09\02\2022 19:27 Chicago Fire ka njoftuar se ka ofruar Xherdan Shaqirin nga Olympique Lyon. Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024. “Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që zyrtarisht mirëpresim Xherdan Shaqirin në Fire”. “Xherdan është një lojtar që ndryshon lojën dhe dikush që do t’u sjellë gëzim tifozëve tanë dhe qytetit të Çikagos. Si një nga sportistët më të arrirë zviceranë të gjeneratës së tij, Xherdani na bashkohet në një moment shumë të rëndësishëm për Klubin dhe beson plotësisht në atë që ne synojmë të arrijmë”. “Mezi presim ta mirëpresim atë dhe familjen e tij në Çikago shumë shpejt”, ka thënë drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz. Shaqiri, 30...
Prishtina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës

LAJME, SPORT
06/02/2022 19:44 Prishtina është në çerekfinale të Kupës së Kosovës. Kjo pasi e mposhti Drenicës me rezultat 2:1. Brenda 90-të minutave ndeshja përfundoi 1:1, kurse tek në minutën e dytë të pjesës së parë të vazhdimeve skuadra nga kryeqyteti i Kosovës arriti ta shënojë golin e fitores me Sylley. Drenica ishte skuadra e cila tundi së pari rrjetën e prishtinasve. Goli i epërsi mban firmën e futbollistit Kreshnik Uka, i cili realizoi në minutën e 61-të. Ndërkaq golin e epërsisë së “bardhëekaltërve” e shënoi Besnik Krasniqi. Akoma nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i Prishtinës në fazën çerekfinale.
Arrihet marrëveshja, Xherdan Shaqiri transferohet në Amerikë

Arrihet marrëveshja, Xherdan Shaqiri transferohet në Amerikë

LAJME, SPORT
06/02/2022 12:42 Xherdan Shaqiri do të ndryshojë ambient. Pasi nuk arriti të ambientohej në ekipin e ri, Lyonin, tani Shaqiri po kërkon një aventurë tjetër. Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur dhe Xherdan Shaqiri do të luajë në MLS në Amerikë me ekipin Chicago Fire. Klubi amerikan do të paguajë shtatë milionë euro për transferimin e tij. Për gjashtë muaj në Lyon, Shaqiri nuk arriti të ambientohej, duke realizuar dy gola dhe duke bërë tri asistime që prej transferimit të tij nga Liverpooli në verën e kaluar. Ai nuk u përfshi fare në ndeshjen e sontme të Lyonit, pasi ishte i zënë me përfundimin e kësaj marrëveshje.
Distria e Argjendtë në Grand Slamin e Parisit

Distria e Argjendtë në Grand Slamin e Parisit

LAJME, SPORT
05/02/2022 20:00 Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Kampionja Olimpike u mposht nga francezia Buchard në “Golden Score” në finale në kategorinë deri në 52 kilogram. Distria bëri paraqitje shumë të mirë dhe u cilësua një nga luftimet më interesante në Paris Grand Slam.
Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova eliminohen nga Grand Slami i Parisit

Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova eliminohen nga Grand Slami i Parisit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/02/2022. 14:22 Gara e Grand Slamit që është duke u zhvilluar në Paris të Francës, ekipi kosovar i xhudos merr pjesë me katër garues. Xhudistët që po përfaqësojnë Kosovën janë Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova. Loxha, Fazliu dhe Gjakova kanë përfunduar garën. Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë u eliminua qysh në raundin e parë nga xhudistja çeke Vera Zemanova. Teksa, Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë u mposht nga japonezja Masako Doi. Ndërsa edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, raundin e parë shënoi fitore ndaj algjerianit Messaoud Redouane Dris, teksa në raundin e dytë u mposht nga Shakhram Akhadov. Ndryshe trajneri Driton Kuka nuk ishte i kënaqur me su...
Edhe Distria Krasniqi e nis me fitore Grand Slamin e Parisit

Edhe Distria Krasniqi e nis me fitore Grand Slamin e Parisit

LAJME, SPORT
05/02/2022 13:43 Distria Krasniqi e ka nisur me fitore përballjen e parë në Grand Slam të Parisit. Ajo ka arritur ta mposhtë Anais Mosdier, me IPPON. Në raundin e tretë do të përballet me Chelsie Giles. Kosova në Grand Slam të Parisit është duke u përfaqësuar me katër xhudistë në këtë garë, ku së bashku me Distrien janë edhe Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova. Distria para një jave ka arritur ta fitojë Medaljen e Artë në Grand Prix të Portugalisë
Halili:”Futbolli nuk është vetëm lumturi, por është mënyrë e jetës për z.Ajet Shoshollin”

Halili:”Futbolli nuk është vetëm lumturi, por është mënyrë e jetës për z.Ajet Shoshollin”

SPORT
04/02/2022 23:04 Shkruan-Enver Halili Futbolli nuk është vetëm lumturi, por është mënyrë e jetës për z.Ajet Shoshollin, I lindur e rritur në qytetin e futbollit në Mitrovicë, në vitin 1945, zoti Shosholli, kur bëri moshën e futbollit u drejtua kah rruga e tij jetsorë karriera futbollistike, duke nisur hapat e parē në Pioner të KF “ Trepça” - nga Mitrovica vitin 1957 , ku i shkeli gjitha grupmoshat deri tek përbērja e parë e Seniorëve të gjigandit futbollistik atëbotë nē ish shtetin artificial YU. Mbaroi Shkollën e Lartë Pedagogjike -Edukatë Fizike në Prishtinë. Kjo dëshmon se nëse e dini ka rrugëtoni askush nuk mund të ju ndaloj hapërimin tuaj , sepse fuqia e vullnetit tuaj nuk mund të ju del para aspiratave tua z.Ajeti ! Vitet 1962-63 si 18 vjeçar ftohet në Perzgjedhjen e Kosovës për J...
Leon Jashari, ylli në ngritje në futbollin Zvicerian

Leon Jashari, ylli në ngritje në futbollin Zvicerian

LAJME, SPORT
01/02/2022 21:22 Sot në Zvicër shumë shqipëtarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia luajnë futboll në ekipe të ndryshme të futbollit nga ato kantonale deri tek kombëtarja. Gjatë këtij viti kanë shënuar shumë gola në favor të Zvicrës. Njëri nga këta futbollist është edhe Leon Jashari, djaloshi i ri i cili luan për “Fc Sion Team Valais”. Leoni është njëri nga lojtarët më të mire në këtë ekip, dhe deri më tani ai në çdo ndeshje ka shënuar gola dhe gjithashtu ai është vlerësuar si golashënuesi më i mirë në ekip në kampionatin “Youth League”. Leoni sa i përkët sportit po i shkon hapave të Granit Xhakes, Xherdan Shaqirit, pra lojtarëve shqiptar që po luajnë për Kombëtaren e Zvicres.
Ky është gjyqtari vushtrrias, që ka marrur stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022

Ky është gjyqtari vushtrrias, që ka marrur stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022

LAJME, SPORT
01/02/2022 19:54Gjyqtari vushtrrias Prof. Dr. Ass. Besnik Morina ka marr sot stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022. Ky eveniment u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku presidenti Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë. Një sukses ky i shënuar për Prof. Morinën, por edhe për të gjithë sportin vushtrrias, ku kjo arritje shënon edhe një tjetër sukses drejt ndërkombëtarizimit të Fubollit Kosovar. Lajmin e ka ndarë edhe Prof. Besnik Morina në llogarinë e tij në facebook, i cili ka falënderuar gjithë ata që e ndihmuan drejt arritjes së këtij suksesi.  
div.meta-author { display:none; }