News That Matters

SPORT

Trajneri i njohur gjerman refuzon postin e trajnerit të Kosovës

Trajneri i njohur gjerman refuzon postin e trajnerit të Kosovës

LAJME, SPORT
21/02/2022 14:24 Trajneri i njohur gjerman Felix Magath, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me përfaqësuesit e Kosovës për postin e trajnerit. Magath në një intervistë për gazetën gjermane “Kicker”, tha se kishte mundësi ta nis një përvojë të re me Kosovën por e kishte hedhur poshtë. “Kam folur me përfaqësuesit nga Kosova. Në punë ka njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë”. Ish-trajneri i Bayernit të Munchenit tha se e di kufirin e tij. “Unë i di kufijtë e mi si trajner, por e di që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrat”. Angazhimi i fundit i 68 vjeçarit ka qenë vitin e kaluar ku ai kishte një kontratë si drejtor sportiv në Würzburger Kickers. “Kam pasur pyetje të ndryshme. Por unë duhet të bëj një punë nga bindje. Do të marr sërish një punë si trajner”...
Shaqiri pritet si hero në SHBA

Shaqiri pritet si hero në SHBA

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
21/02/2022 13:11 Xherdan Shaqiri është pritur si një hero i vërtetë nga tifozët e ekipit të Chicago Fire, të cilit iu bashkua së fundmi. Shaqiri vendosi ta provojë një eksperiencë të re përtej Oqeanit Atlantik, duke i dhënë fund asaj evropiane. Ai e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri. 29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për: Baselin, Bayern Munchen, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon. Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët kyç të kombëtares së Zvicrës.     A proper Chicago welcome for @XS_11official! #cf97 pic.twitter.com/plUCU9XphD— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 20, 2022
Dukagjini 1 – 2 Drenica

Dukagjini 1 – 2 Drenica

LAJME, SPORT
20/02/2022 15:03 Skuadra e Gjilanit mposhtur Feronikelin me rezultat 3-1, ndërkohë që Drenica po ashtu korri fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1. Për Gjilanin shënuan Blerim Krasniqi, Arbër Prekazi dhe Edison Kqiku. Baton Zabergja dhe Armend Abazi shënuan për Drenicën, ndërsa për Dukagjinin Donat Hasanaj Derbi kësaj jave po ashtu duke u zhvilluar mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku pas 65 minutave lojë ende nuk ka gol. Gjilani për momentin është në vendin e parë në tabelë me 39 pikë.
Kosova do të luajë ndaj Burkina Fasos në Prishtinë

Kosova do të luajë ndaj Burkina Fasos në Prishtinë

SPORT
18/02/2022 Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Burkina Faso pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s. Afrikanët çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për Kosovën. Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim e kishte fituar me rezultat 2-0. Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars.
Ekipi olimpik i Kosovës kthehet sonte në Kosovë

Ekipi olimpik i Kosovës kthehet sonte në Kosovë

SPORT, Storiet Kryesore
18/02/2022 14:02 Ekipi olimpik i Kosovës që përfaqësoi vendin në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’, kthehet sonte në Kosovë. Ekipi përbëhet nga skitarët: Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka. “Arritja e ekipit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhet në ora 19:30 me linjën përmes Stambollit”, thuhet tutje në njoftim.
Këtë javë pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të Kosovës: Ademi tregon nacionalitetet e strategëve që kanë aplikuar

Këtë javë pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të Kosovës: Ademi tregon nacionalitetet e strategëve që kanë aplikuar

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
15\02\2022 15:58 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për RTV Dukagjinin ka zbuluar se janë në javën e fundit kur do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës. Që prej shkarkimit të Bernard Challandes në muajin tetor, Dardanët kishin filluar bisedimet me disa trajnerë, derisa në krye të Dardanëve përkohësisht ishte vendosur Primoz Gliha. Në lidhje me ardhjen e trajnerit të ri, Ademi ka deklaruar se ata janë në finalizim të marrëveshjes dhe brenda pak ditësh do të mësohet edhe emri. “Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, ka deklaruar fillimisht Ademi për RTV Dukagjinin. “E kemi bë një komision bashkë me Komitetin Ekzekutiv që i kemi ndarë pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideruar më të mirët për ...
Liga Komunale e Veteranëve mbajti turnir për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

Liga Komunale e Veteranëve mbajti turnir për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

LAJME, SPORT
14/02/20222 12:46 Në sallën e sportit "Minatori”, Liga e Veteranëve mbrëmë ka organizuar turnir në futboll për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ky turnir fillimisht ka filluar me një minutë heshtje në nderim të Skender Selmani, referit dhe donatorit të këtij turneu i cili ditë me parë ka ndërruar jetë. Në këtë turnir morën pjesë katër ekipe, Veteranët e UÇK-së, Kuvendi Komunal i Mitrovicës, Albaniku nga Leposaviqi dhe Shëndetësia në Mitrovicë. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi e cila ka ndarë edhe mirënjohjet për fituesit. Fitues i këtij turniri ishin Veteranët e UÇK-së, ku çmimi lojtari më i mirë i takoj Basri Mehmeti, ndërsa portieri më i mirë u shpallë Ali Berisha nga Veteranët e UÇK-së, ndërsa golashënuesi më i mirë u shpallë, R...
Kryetari Hamza uron KB “Trepça” për titullin e fituar

Kryetari Hamza uron KB “Trepça” për titullin e fituar

SPORT
13/02/2022 22:00 Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili mori pjesë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll, ka uruar klubin mitrovicas Trepça për titullin e fituar si kampione e Kosovës. “Pas shpalljes kampione e Kupës së Kosovës në basketboll, klubi Trepça na ka bërë që e tërë Mitrovica të mburret me lojtarët tanë të cilët arritën të sigurojnë edhe fitoren e madhe", ka theksuar kryetari Hamza. Ai më tutje ka uruar drejtuesit e klubit dhe lojtarët për titullin e fituar, të cilët na kanë dhuruar emocione të jashtëzakonshme jo vetëm sportdashësve të Mitrovicës por të gjithë Kosovës.
Renditja tabelare dhe rezultatet e ndeshjeve pas javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës

Renditja tabelare dhe rezultatet e ndeshjeve pas javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës

SPORT
13/02/2022 22:28 Stinori pranveror të BKT Superligën e Kosovës filloi mjaftë furishëm, me disa nga skuadrat që morën fitore të mëdha në kuadër të javës së 19-të. Drita ishte e pamëshirshme ndaj Feronikelit që luajti me lojtarë të rinj, duke u shënuar plotë shtatë gola (7-0) dhe njëherit fitorja më e thellë deri më tani në këtë edicion. Përballje më e ashpër ishte ajo në mes të Drenicës dhe Gjilanit, pasi takimi përfundoi 1-1. Një befasi tjetër që u shënua në këtë xhiro ishte edhe fitorja e Malishevës ndaj Prishtinës, pasi ia dolën të fitonin 2-1. Fitore të rëndësishme në garë për titull ka marrë edhe Ballkani që në shtëpi ia doli të merrte fitore bindëse përball Dukagjinit, 4-1. Një triumf më të lehtë ishte edhe për Llapin, që e mposhti Ulpianën me shifrat 2-0, në stadiumin “Zahir ...
KB Trepça shkon në finale të “Final Eight”

KB Trepça shkon në finale të “Final Eight”

SPORT
11/02/2022 22:33 Klubi Basketbollistik Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 83:76 (10:25, 25:14, 28:22, 20:17), për t’u kualifikuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka. Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri të jashtëzakonshme 4:16 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë me rezultat 10:25. Verdhezinjtë vazhduan me lojë shumë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta shkoi në 20 pikë, 11:31, por nga ky moment mitrovicasit hyn në një seri të jashtëzakonshme, duke afruar shifrat në 33:35, ndërsa pjesa e parë përfundoi 35:37. Lojë shumë rivalizuese u zhvillua në çerekun e tretë, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, duke luftuar për çdo top dhe duke e bërë sfidën shumë inter...
div.meta-author { display:none; }