
Agim Ademi mohon sulmin ndaj Artan Govorit
16\03\2022 18:40
Kryetari i aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka mohuar zërat për një sulm ndaj punëtorit të FFK-së, Artan Govori.
Gjatë ditës së sotme u raportua se në objektet e FFK-së ka ndodhur një ekses, ku Ademi kishte sulmuar fizikisht Govorim, drejtorin për marrëdhënie me jashtë.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Agim Ademi e ka mohuar këtë lajm, duke thënë se është i pavërtetë dhe një vazhdim i shantazhit nga “ata që kanë qëllim ta dëmtojnë imazhin e tij dhe të FFK-së”.
Ademi ka shtuar gjithashtu se me Govorin pati vetëm debat për punët e FFK-së.
Postimi pa ndërhyrje i Agim Ademit
Miq të dashur,
Sot mediat raportuan me nguti dhe me tituj bombastik për kinse një ekses në FFK. Aty raportohet se, unë, si president i FFK-së, kinse e paskam sulmua...