
Alain Giresse i lumtur me fitoren në debutim: Tifozët u kënaqën, ndaj Zvicrës me tjetër skuadër
24\03\2022 21:22
Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.
Në këtë ndeshje kishte pesë shënues të ndryshëm, duke e nisur me Fidan Alitin, ndërsa pas tij shënuan edhe Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.
Alain Giresse që debutoi në këtë ndeshje si përzgjedhës i Kosovës, është shfaqur i lumtur më paraqitjen e djelmoshave.
“Është e rëndësishme ta filloj karrierën time te Kosova me fitore. Jemi paraqitur me ekip ndryshe”.
“Ndaj Zvicrës do të kemi ekip krejt tjetër. Dhe kjo do të na japë një ide të përgjithshme për ekipin e Kosovës”.
“Shumë me rëndësi për mua që është arritur fitorja më të lartë ndonjëherë në “Fadil Vokrri”. Qëllimi ishte për t’i kënaqur shikuesit. Me...