News That Matters

SPORT

LIVE: Zvicra – Kosova, pjesa e parë përfundon 0:0

LIVE: Zvicra – Kosova, pjesa e parë përfundon 0:0

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
29/03/2022. 18:57 Ka përfunduar me rezultatin 0:0 pjesa e parë e miqësores Zvicër – Kosovë. Në “Letzigrund” portat e dyja ekipeve mbeten të paprekura. Atmosfera e stadiumit ishte e zjarrtë me pjesëmarrjën e mijëra bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. E veçanta e kësaj ndeshje është se edhe në anën e zviceranëve luajtën dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin: Tregtar, pazargji i natë, tradhtar i Kombëtares

Dardanët me mesazh për Andi Zeqirin: Tregtar, pazargji i natë, tradhtar i Kombëtares

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
29/03/2022. 18:28 Zvicra dhe Kosova po luajnë ndeshje miqësore në Zurich, ku stadiumi është i mbushur me shqiptarë. Trajneri Murat Yakin për këtë ndeshje, ka zgjedhur të luajë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri ka mbetur në bankë. Tifozët Dardanët kanë përgatitur një mesazh për të, pasi ky i fundit i kishte thënë njëherë po Kosovës, për të vazhduar më pas me Zvicrën. “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, kanë shkruar Dardanët në pankartë e zbuluar në stadium. Edhe në disa momente gjatë ndeshjes Shaqiri kur po kryen goditjet e lira po fishkëllehet nga shikuesit.
Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë

Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
29\03\2022 17:55 Kosova do të luajë kundër Zvicër në kuadër të ndeshjeve miqësore të marsit. Dardanët vijnë nga një fitore me Burkina Fason me rezultat 5-0, ndërsa Zvicra kishte pësuar humbje me Anglinë me rezultat 2-1. Alian Girese për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me formacionin më të mirë, ku në portë do të jetë Arijanet Muric. Mbrojtja vjen me Amir Rrahmanin, Mirlind Kryeziun në qendër, ndërsa në krahë janë Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda. Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Florjan Loshaj dhe Blendi Idrizi. Sulmi i është besuar treshes, Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Zymer Bytyqit. Në anën tjetër Murat Yakin nga minuta e parë i ka besuar dyshes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Zvicra: Kobel, Mbabu. Elvedi, Comert, Lotomba, Sow, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber...
Blick: Xhaka, Shaqiri e Zeqiri sot luajnë kundër rrënjëve të tyre

Blick: Xhaka, Shaqiri e Zeqiri sot luajnë kundër rrënjëve të tyre

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
29\03\2022 14:07 Granit Xhaka, Xherdan Shaqir dhe Andi Zeqiri sot do të zbresin në fushë për herë të parë në fushë për të luajtur kundër Kosovës, shtetit amë të tyre. Një artikull te veçantë për këtë fakt e ka shkruar sot gazeta e madhe zvicerane “Blick” që e cilëson këtë përballje të yjeve të tyre nga Kosova si përballje me “rrënjët e tyre” “Sot do të jetë një lojë shumë e veçantë për Andi Zeqirin, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Yjet e kombëtares sonë për herë të parë në karrierën e tyre luajnë kundër Kosovës, vendit të prindërve, rrënjëve të tyre”, shkruan “Blick”. “Xhaka, i cili luan ndeshjen e 100-të për Zvicrën kundër Kosovës, Shaqiri dhe Zeqiri mezi presin takimin special. Një lojë miqësore që kërkon miqësi. Zvicra dhe Kosova ndajnë një miqësi të madhe”, vazhdon artikull...
Çikat i sjellin dy medalje Kosovës

Çikat i sjellin dy medalje Kosovës

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
27/03/2022. 17:17 Xhudistet Fationa Kasapi dhe Erza Muminoviq kanë fituar medalje në Kupën Evropiane U-21 në xhudo, që për dy ditë u mbajt në Athinë të Greqisë Fationa fitoi medaljen e artë, teksa Erza rrëmbeu të bronztën. Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë -57 kg, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në -52 kg. Kasapi shënoi katër fitore, ndërsa Muminoviq tri fitore e një humbje. Me këtë sukses është ndjerë i kënaqur trajneri Driton Kuka. “Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin. Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke”, ka shkruar Kuka. “Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukses...
Anglia mposht Zvicrën me rikthim, të tre shqiptarët u paraqiten në këtë ndeshje

Anglia mposht Zvicrën me rikthim, të tre shqiptarët u paraqiten në këtë ndeshje

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
26\03\2022 20:37 Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultat 2-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes dy kombëtareve që e kanë siguruar kualifikimin për Katar 2022. Pjesën e parë ishin zviceranët ata që kishin më shumë nga loja, duke shënuar edhe të parët. Breel Embolo shënoi për 1-0 pas një harkimi të bukur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 22-të. Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Luke Shaw i cili e ktheu në gol një asistim të Conor Gallagher për 1-1. Sa i përket pjesës së dytë, të dy skuadrat ishin më të qeta sa i përket rasteve. Anglia fitoi penallti në minutën e 78-të pas rishikimit të VAR, ku nga pika e bardhë shënoi Harry Kane për 2-1. Deri në fund nuk kishe më gola dhe Tre Luanët morën fitore në shtëpi. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajtën nga minut...
Spanjë – Shqipëri, formacionet zyrtare – Reja dhe Enrique pa shumë befasi

Spanjë – Shqipëri, formacionet zyrtare – Reja dhe Enrique pa shumë befasi

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
26/03/2022. 18:54 Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Spanjës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për miqësoren që do ta zhvillojnë sot (e shtunë) mes vete. Shqipëria është mysafire e Spanjës në miqësoren e luksit të cilën do ta zhvillojë sot në RCDE Stadium me fillim nga ora 19:45. Ekipi i trajnerit Edoardo Reja është përgatitur maksimalisht për këtë miqësore dhe luan për rezultat pozitiv ndaj Spanjës së fortë të Luis Enriques. Reja ka vendosur të startoj pa shumë befasi në formacion, ndërsa nga minuta e parë luajnë yjet si Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj dhe Armando Broja. Në anën tjetër, Enrique ka zgjedhur të startojë me emra të mëdhenj si Dani Carvajal, Rodri dhe Alvaro Morata. Spanja: David Raya; Carvajal, Eric Garcia, Pau Torres, Marcos Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; Sarabia...
FBK mban Kuvendin e Punës, aprovohen disa pika

FBK mban Kuvendin e Punës, aprovohen disa pika

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
26\03\2022 16:45 Sot, Federata e Basketbollit të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Punës, ku kanë marrë pjesë 26 delegatë nga 38 sa janë gjithsej. Në Kuvend është folur për punën që është bërë nga Federata në vitin 2021, si dhe për punët që janë në plan për këtë vit. Në fillim është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës së vitit të kaluar, dhe më pas janë miratuar disa pika tjera si Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021, Draft Plani i Veprimit 2022, Draft Plani Financiar 2022 dhe Draft Plani i Marketingut 2022 . Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar njëzëri dhe nuk kishte kundërshtime, ndërsa delegatët kanë diskutuar për pika të ndryshme, në të mirë dhe zhvillimit...
Agim Ademi nesër shpalos programin katërvjeçar

Agim Ademi nesër shpalos programin katërvjeçar

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
25\03\2022 19:51 Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të dalë nesër në konferencë për shtyp. Përmes një komunikate, është bërë e ditur se ai do ta shpalosë programin e tij për mandatin katërvjeçar. Ndryshe, kundërkandidati Gramoz Vokrri kishte shpalosur gjithashtu planprogramin e tij, mirëpo ai më pas nuk është certifikuar, pasi, sipas FFK-së, nuk i kishte valide të gjitha nënshkrimet e tij. Kujtojmë se Ademi, për herë të parë, mori drejtimin e FFK-së, katër vjet më parë, pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri. Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill.
Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

Granit Xhaka për Blick: Krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të kundër Kosovës, do të japë gjithçka për fitore

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
25\03\2022 14:08 Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e tij të 100-të ndërkombëtare me Zvicrës dhe atë pikërisht kundër vendlindjes së tij, Kosovës, dhe për këtë takim dhe shumëçka tjetër ka folur vet ylli i Arsenalit. Zvicra do të luajë ndaj Kosovës më 29 mars në miqësoren e luksit e cila pritet të zhvillohet ‘Stadion Letzigrund’ në Zurich me fillim nga ora 18:00. Kjo miqësore do të shërbej për të dyja ekipet përfaqësuese për t’u përgatitur sa më mirë për Ligën e Kombeve që fillon nga muaji qershor. Për këtë takim, i cili do të jetë i 100-ti me fanellën e Zvicrës ka folur edhe kapiteni Xhaka, i cili ndihet i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës. “Është shumë emocionuese. Jam tepër krenar që do të luaj ndeshjen e 100-të ndërkombëtare të Zvicrës. Dhe pastaj ësh...
div.meta-author { display:none; }