01/04/2022. 19:15
Shorti për fazën e grupeve në kualifikimet “Qatar 2022” i ka vënë përballë serish Zvicrën e Serbinë.
Kujtojmë se gjatë herës së fundit kur këto dy kombëtare janë përballur njëra me tjetrën, ishin shqiptarët, Xhaka e Shaqiri, ata që e ‘fundosen’ Serbinë, duke e mposhtur me rezultat 2:1
31/03/2022. 21:44
Nesër, me fillim nga ora 18:00, në Katar, do të tërhiqet shorti për Kupën e Botës.
Zëvendësredaktori i sportit në gazetën e madhe zvicerane Blick.ch, Andreas Boni, tha se nuk do ta dëshironte edhe njëherë përballjen e vitit 2018 me Serbinë.
Ai tha se nuk e do një ballafaqim të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës me Serbinë sikur në “Rusia 2018”, ku kombëtarja serbe kishte pësuar humbje me golat e tyre.
Pasi i kishin shënuar golat, ata kishin bërë shqiponjën, duke ngjallur reagime të shumta të opinionit në Zvicër.
30/03/2022. 22:31
Pikërisht ndeshja e 100-të për Zvicrën e Granit Xhakës ishte e veçantë.
Kjo pasi që ai luajti kundër Kosovës, vend nga ku e ka edhe prejardhjen.
E pas ndeshjes atij iu bë një befasi e madhe në shtëpi nga gruaja dhe dy vajzave të saj.
Graniti është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.
Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.
Të martën Zvicra dhe Kosova luajtën 1:1 në miqësoren që u zhvillua në Zurich në stadiumin “Letzigrund”.
30/03/2022. 20:23
Përformaca e rezultatet e kombëtarës së Kosovës ndaj Burkina Fasos e Zvicrës po cilësohen si pozitive.
Dy trajnerët e futbollit Bylbyl Sokoli e Jusuf Tortoshi, kanë dhënë mendimet e tyre për dy ndeshjet e para të Kosovës nën drejtimin e francezit Alin Giresse.
Ata folën për të mirat dhe të metat e Dardanëve në këto dy ndeshje.
Kosova në aksion sërish do të kthehet në fillim të muajin qershor.
Dardanët ndeshen me Qipron, Greqinë e Irlandën e Veriut në ndeshjet e para të ligës se kombeve.
29/03/2022. 23:59
Zvicra dhe Kosova u ndanë baras në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.
1:1 ishte rezultati përfundimtar.
Golin për “Dardanët” e shënoi Milot Rashica.
Rashica ka reaguar pas ndeshjes me Zvicrën.
Vushtrriasi ka publikuar një fotografi nga festa që bëri pas golit të shënuar, të cilën e shoqëroi me një flamur të Kosovës.
Në fushë, ai e festoi golin duke e bërë me duar simbolin shqiptar, shqiponjën.
29\03\2022 23:58
Ari Shaqiri, vëllai i futbollistit të kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, para ndeshjes, ka folur në një intervistë për Klan Kosovën.
Ai tha se kanë pritur 20 vjet për ndeshjen Zvicër – Kosovë.
Vëllai i Xherdanit theksoi se kjo ndeshje është sikur kur luajnë “vëllai i madh me të voglin”.
“Kemi emocione të mëdha. Mezi kemi pritur për këtë lojë. Biletat janë shitur që një muaj. Kam pasur shumë pyetje për biletat. Që 20 vjet kemi pritur për këtë lojë. Emocionet janë më të mëdha sesa që e kam paramenduar. Po i shoh shumë shqiptarë, pozitivë e të buzëqeshur, duke pritur mezi që të nisë loja. Është një lojë sikur “vëllai i madh me të voglin”.
“Unë besoj që është shumë i gëzuar që luan kundër Kosovës, që luan me vëllezërit e tij, që shumicën prej tyre i njeh, që ka l...
29/03/2022. 20:24
Kosova barazoi 1-1 në takimin miqësor ndaj Zvicrës, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Cyrih.
Xhaka, i cili pas zëvendësimit doli nga fusha i nervozuar foli pas ndeshjes.
Lidhur me zëvendësimin, Xhaka tha se ka dashur të luaj më shumë, teksa shtoi se edhe Kosova dhe Shqipëria kanë kombëtare shumë të mira.
“Nuk ka shansa. E veçante për mua, 100 ndeshje me Zivcrën por hala ma e veçantë me Kosovën, me vendin tem. E kam një karakter që dua te jem në fushë. Dua të luaj sa më shumë për Zvicrën. Kjo temë po bëhet pak më e madhe, kështu që nuk dua të zgjasë këtë temë. Një ekip shumë i mirë, me indvidualë shumë të mirë, po forcohet. Nuk mendoj se vetëm për ne ka qenë një lojë me emocione, por edhe për Kosovë. Shumica e lojtarëve të Kosovës janë rritur në Zvicër por luajnë...
29/03/2022 20:15
Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.
Pas ndeshjes, Shaqiri deklaroi se ishte ndeshje speciale dhe uroi Kosovën për ekipin që po e krijon.
“Ndjenja ka qenë shumë speciale. E para here që luaj kundër Kosovës. Shteti ku kam lindur. Edhe me shikues që e kanë mbushur stadiumin. Edhe Kosova e ka luajtur një ndeshje të mirë. Duhet me lujt kundër ekipeve të mira për me u përmirësu. E kemi pa kualitetin që e kanë. Janë shumë të ri ende. Ju vyen më shumë eksperiencë. Janë në një rrugë shumë të mirë për me shku përpara”, tha Shaqiri.
I pyetur se a e ka mendurar ndonjëherë ta veshë fanellën e Kosovës, ai u përgjigj kështu: “Normali...
29/03/2022 19:56
Ndeshja miqësore, nga shumë e konsideruar edhe si vëllazërore, ashtu edhe ka përfunduar. Të dy skuadrat u ndanë baras.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit mes Zvicrës dhe Kosovës, ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.
Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.
Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.
Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan përmes Jordan Lotombas.
Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajt...
29/03/2022. 19:14
Milot Rashica ka kaluar në epërsi Kosovën në ndeshjen ndaj Zvicrës. Rashica shënoi në minutën e 52-të nga afërsia.
Pas një gabimi në mbrojtjen e Zvicrës, Zymer Bytyqi pasoi te Rashica që në përpjekjen e dytë dërgoi topin në rrjetë.