28/05/2022. 23:37
Real Madridi është shpallur kampion për herë të 14-të në histori të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Vinicius në minutën e 59-të të takimit.
Por, ndeshjen që nga fillimi e deri në fund e dominuan anglezët, por pa arritur që të kalojnë në epërsi ose që ta barazojnë rezultatin.
Me fitoren e sotme, në histori ka hyrë edhe Carlo Ancelotti, duke u bërë i pari trajner që e fiton për herë të katërt në histori finalen e Ligës së Kampionëve.
90:00 Real Madridi ka arritur që ta mposht Liverpoolin në finalen e madhe të Parisit, duke u shpallur kështu për herë të 14-të si kampion i Evropës.
80’ Numërimi së prapthi ka filluar për Liverpoolin teksa kanë mbetur edhe 10 minuta lojë për ta barazuar rezultatin. Angl...
28/05/2022 23:03
Vinicius Junior ka shënuar golin e epërsisë për Real Madridin ndaj Liverpoolit, në ndeshjen finale të Champions League.
Po rridhte minuta e 58’ kur braziliani, pas një pasimi të mirë nga Valverde, shënoi në portën e zbrazët për 1-0.
Tashmë sfida e ka marrë dinamikën më të madhe dhe të dyja skuadrat janë hedhur në ofanzivë.
28/05/2022 22:28
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit me rezultat 0:0.
45 minutat e para nuk prodhuan shumë raste, në përjashtim të një shtylle të goditur nga Sadio Mane nga afërsia e zonës.
Në anën tjetër, “Los Blancos” shënuan një gol përmes Karim Benzemas, por që u anulua për pozicion jashtë loje
45’ minutat e dyta pritet të jenë më konkrete nga të dyja skuadrat për ta zgjidhur çështjen e fituesit.
28/05/2022. 22:06
Problemet me tifozë përpara stadiumit kanë bërë që të shtyhet finalja e Ligës së Kampionëve për 36 minuta, por tashmë ka nisur gjithçka në Estade de France.
20’ Sadio Mane me një goditje të fortë ka goditur shtyllën, duke ia mohuar kështu golin e epërsisë përballë Realit, i cili deri në këto momente po vazhdon vetëm të mbrohet.
15’ Kanë kaluar një çerek ore lojë në mes Realit dhe Liverpoolit, ku skuadra angleze po e ka dominimin deri më tani, duke krijuar dy gjysmë-raste por pa arritur që të shënojnë.
5’ Kanë kaluar pesë minuta lojë në Paris mes Reali e Liverpoolit. Deri më tani nuk ka asnjë rast për tu veçuar, pasi skuadrat po mundohen t’i gjejnë korridoret e kundërshtarit për të depërtuar.
1’ Pas disa incidenteve përpara stadiumit në Estade de France tashmë ka n...
28/05/2022 21:46
Ka filluar sfida në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit në kuadër të finales së Champions Leagues.
Pas tri shtyerjeve të njëpasnjëshme, për shkak të tollovisë së krijuar nga tifozët e Liverpool para hyrjes së stadiumit, tashmë situata është kthyer në kontroll.
Si shkas i këtyre konfronimeve të tifozëve me policinë vendase, policët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës, për ta larguar turmën.
Në këtë vorbull u gjet edhe vëllai i mbrojtësit të Liverpool, Joel Matip, që nuk shpëtoi pa u përfshirë nga gazi lotsjellës.
Tashmë lojtarët kanë dalë në fushë dhe ka filluar sfida.
28/05/2022. 19:21
Real Madridi tashmë e ka bërë publik formacion për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Në këtë finale nuk mungon ylli i Realit, Benzema i cili do t’i prijë sulmit.
Formacioni zyrtar:
Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Kroos, Casemiro, Modric, Valverde, Vinicius dhe Benzema.
28/05/2022. 18:30
Malisheva ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e barazhit ndaj Vshtrrisë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë edhe për edicionin 2022/23.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi me rezultat 1-3.
Golat për Malishevën një erdhi nga Yoan Marc-Olivier dhe dy nga Mërgim Pefqeli.
Vushtrria, shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Malisheva e siguron mbijetesën dhe garimin në elitën e futbollit kosovar edhe për një edicion.
Në anën tjetër, Vushtrria do ta vazhdojë garimin në Ligën e Parë.
28/05/2022. 18:10
Ndeshja e barazhit mes Vushtrrisë dhe Malishevës është ndërpritur.
Kjo për shkak se tifozët e Vushtrrisë kanë këputur rrjetën nga porta e golit.
Situata eskaloi pasi u dha penalti për Malishevën e tifozët vushtrrias filluan të hidhnin në fushë edhe ulëset.
28/05/2022. 13:29
Karateisti kosovar, Elhami Shabani, është stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po zhvillohet në Gaziantep të Turqisë.
Shabani mposhti boshnjakun Hamza Turulja me rezultat 2:1 në kategorinë deri në 75 kilogramë për ta fituar vendin e tretë.
Ky është suksesi më i madh i Elhami Shabanit në sportin e karatesë, teksa numëron qindra medalje të tjera në turne ndërkombëtarë.
Mbi 500 karateistë nga 45 shtete po marrin pjesë në këtë europian që po zhvillohet nga 25 deri më 29 maj.