News That Matters

SPORT

Shqipëria synon fitoren ndaj Islandës

Shqipëria synon fitoren ndaj Islandës

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/06/2022. 09:52 Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luajë ndaj Islandës, në kuadër të grupit 2 në Ligën B. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Laugardalsvoellur”, me fillim nga ora 20:45. Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët e para ndaj Islandës, derisa të njëjtin synim kanë edhe vendasit, që ta nisin këtë kampanjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri më tani këto dy Kombëtare kanë zhvilluar shtatë ndeshje, derisa asnjëherë përballjet nuk kanë përfunduar me barazim. Shqipëria ka tri fitore, teksa Islanda katër sosh.
Muriqi: Nuk e kemi merituar humbjen ndaj Greqisë

Muriqi: Nuk e kemi merituar humbjen ndaj Greqisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/06/2022. 23:34 Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes me Greqinë. Muriqi theksoi se nuk e kanë merituar humbjen. “Fatkeqësisht nuk e kemi merituar humbjen, Greqia është një kundërshtar i fortë, është grupi më i fortë në grupin C. Përndryshe kemi çaluar të krijojmë aksione, në ndeshjen tjetër shpresoj se do të korrim fitore me Irlandën”, është shprehur Muriqi. Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë ndaj Irlandës së Veriut, të enjten me fillim nga ora 20:45.
Përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë

Përfundon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/06/2022 22:42 Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në Prishtinë, në ndeshjen ndaj Greqisë. Dardanët kanë pësuar humbje minimale 0:1 përballë kombëtares helene. Arbër Zeneli mund të zhbllokonte ndeshjen herët në këtë takim, por goditja e tij nga ‘këndi i vdekur’ u prit nga portieri kundërshtar. Goli që vulosi fatin e këtij takimi u shënua në minutën e 36’, nga Anastasios Bakasetas, i cili me një goditje të saktë zhagasi mposhti portierin Aro Muric. Kosova tentoi të bënte diçka me anë të goditjeve të Edon Zhegrovës, por ato nuk e gjetën cakun. Dardanët i shpëtoi portieri Aro Muric nga një gol i sigurt, kurse shumë keq i la Fidan Aliti, i cili në minutën e 72’ u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Zëvendësimet e Alain Giresse (Bytyqi, Berisha, Kololli e Dresevic) nuk dhanë frytet m...
Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Greqi

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Greqi

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/06/2022. 21:40 Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe Greqisë, e vlefshme për grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Greqia e ka mbyllur këtë pjesë me rezultat 0-1, ani pse Kosova ka qenë skuadër më e mirë. N minutën e 36-të, Anastasios Bakasetas i kaloi në epërsi grekët. Pjesa e dytë ritet të jetë më interesante, pasi “dardanët” nuk do të pranohen me humbje.
Fillon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë

Fillon ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/06/2022. 20:56 Kombëtarja e Kosovës do ta luajë ndeshjen e dytë ndaj Greqisë, në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve. Dardanët triumfuan në ndeshjen e parë ndaj Qipros, me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës. Derisa edhe Helenët fituan ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat minimal 1-0. Kosova dhe Greqia deri më tani, në të gjitha garat kanë zhvilluar katër ndeshje, ku tri kanë përfunduar me barazim dhe një fitore të Helenëve.
Nations League: Sonte Kosova përball Greqisë

Nations League: Sonte Kosova përball Greqisë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/06/2022. 10:35 Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim prej orës 20:45 e luan ndeshjen e dytë në Nations League. Në “Fadil Vokrri”, përball do ta ketë Greqinë. Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations, “Dardanët” triumfuan si mysafir me rezultat 0:2 ndaj Gjeorgjisë. “Kaltër e verdhët”, i kanë luajtuar katër ndeshje zyrtare me helenët, nga të cilat tri prej tyre kanë përfunduar me barazim, ndërkaq njërën Kosova e ka humbur.
Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta mposhtim

Giresse: E kemi analizuar Greqinë, duam ta mposhtim

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
04/06/2022. 18:48 Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur para ndeshjes me Greqinë, derisa ka thënë se do ta paraqiten me formacionin më të mirë të mundshëm. Giresse potencoi se do të ketë ndryshime në përballjen e nesërme, teksa nuk tregoi se në cilat pozita. “Nuk do ta zbulojmë formacionin me të cilin do të paraqitemi nesër, të vazhdojmë me këtë ritën, me nje fitore tjetër”, është shprehur Giresse. “Sipas nevojës do të bëjmë ndryshime në pozita të caktuara”, shtoi ai. Ai theksoi edhe problemet që po has me mbrojtjen, për shkak të numrit të limituar në krahasim me pjesën ofensive. “Nëse marrim parasysh grupin, shohim paska probleme në aspektin defansiv, krahasuar me pjesën ofensive, ku kemi më shumë lojtarë” “Po, padyshim jemi mësuar me Mërgim Vojvadan, në anën tjetër e kem...
Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë – Greqi, FFK-ja del me një njoftim për qytetarët

Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë – Greqi, FFK-ja del me një njoftim për qytetarët

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
04/06/2022. 14:44 Me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Greqi, të dielën më 5 qershor, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta për të shikuar këtë ndeshje, duhet të kenë parasysh respektimin e disa rregullave për ta pasur sa më të lehtë qasjen në stadium: 1. Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për automjetet, ndërsa këmbësorëve ju lejohet lëvizja. 2. Ju rekomandojmë që ardhja në stadium të bëhet më së voni një orë para ndeshjes, për shkak të arsyeve si vijon: -Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për mos lejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse. Gjërat e palejuara përfshijnë: *Mjetet piroteknike *Shishet e qelqit...

Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Gjeorgji, mposhti kundërshtaren për një minut e tetë sekonda

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit. Ajo në finale mposhti Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë. Distria në finale shënoi fitore për vetëm një minutë e tetë sekonda. Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes franceze, Astride Gneto, duke e mposhtur pasi francezja u penalizua me tre kartonë të verdhë. Distria ishte e jashtëzakonshme sot, duke treguar performanca të larta në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti brazilianen, Maria Taba. Në çerekfinale, Distria tregoi edhe njëherë fuqinë e saj, duke e mposhtur holandezen, Naomi Van Krevel. Kujtojmë se Distria Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova në këtë Grand Slam.
Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slim” të Tiblisit

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slim” të Tiblisit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
03/06/2022. 12:26 Xhudistja kosovare, Distria Kraniqi, ka kaluar në gjysmëfinale në turneun “Grand Slim” të Tiblisit. Krasniqi mposhti holandezen Naomi Van Krevel, ku arriti kalimin në gjysmëfinale. Ajo po e përfaqëson e vetme Kosovën në këtë garë, teksa në rundin e parë kaloi pa luftë, ndërsa në çerekfinale mposhti brazilianen Maria Taba.
div.meta-author { display:none; }