News That Matters

SPORT

Kosova me mungesa të lojtarëve kërkon fitore kundër Irlandës së Veriut

Kosova me mungesa të lojtarëve kërkon fitore kundër Irlandës së Veriut

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09/06/2022. 11:40 Pas fitores ndaj Qipros dhe humbjes nga Greqia, Kosova e zhvillon ndeshjen e tretë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga e cila ndeshje synon të marrë pikë të plota. Pavarësisht prej mungesave, trajneri Alain Giresse ka shprehur optimizëm se “dardanët” do të paraqiten mirë në këtë ndeshje. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e enjte) e zhvillon ndeshjen e tretë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Kundërshtare e “dardanëve” do të jetë Irlanda e Veriut. Kjo ndeshje fillon në orën 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Alain Giresse në konferencë për medie, mbajtur një ditë para ndeshjes, ka thënë se “dardanët” kanë mungesa të shumta por, pavarësisht prej tyre, do të tregojnë performacë të mirë. “Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmend...
Behgjet Pacolli do ta mbështesë financiarisht tenisten e suksesshme mitrovicase, Altea Hajrizi

Behgjet Pacolli do ta mbështesë financiarisht tenisten e suksesshme mitrovicase, Altea Hajrizi

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
08/06/2022. 23:40 14 vjeçarja nga Mitrovica, Altea Hajrizi, po tregon sukses në sportin e tenisit. Me shumë përkushtim e angazhim, ajo pritet të jetë përfaqësuese edhe në skenën ndërkombëtare. Ndërkaq, fondacioni “Behgjet Pacolli” do mbështes financiarisht 14 vjeçaren nga Mitrovica. Kështu ka bërë të ditur Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, me ç’rast i uroi suksese Alteas në rrugëtimin e saj. Postimi i plotë: Altea Hajrizi, vajza 14-vjeçare nga Mitrovica, shquhet si një talente e rrallë në sportin e tenisit. Altea ka potencial të jashtëzakonshëm për sportin e bukur të tenisit, ndërkohë që angazhimi dhe përkushtimi i saj janë maksimal. Falë punës që bën dhe moshës së saj të re, shpresat janë të mëdha që me Altenë të kemi një përfaqësues të denjë në skenën ndërkombëtare...
Bad News Eagles e nis me fitore turneun Republeague

Bad News Eagles e nis me fitore turneun Republeague

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
08/06/2022. 19:04 Ekipi kosovar Bad News Eagles e ka nisur me fitore turneun në CS:GO të quajtur Republeague. Djelmoshat nga Kosova e kanë mposhtur me rezultat 2:0 ekipin Sprout. Bad News Eagles në map-in e parë fituan me rezultat 16:12, kurse në map-in e dytë triumfuan po ashtu me këtë rezultat. Në raundin tjetër, BNE do të përballet me ex-Mad Lions, të cilët renditen në pozitën e 46-të në botë.
Trajneri i Kosovës: Kemi mungesa të shumta, do të tregojmë performancë të mirë

Trajneri i Kosovës: Kemi mungesa të shumta, do të tregojmë performancë të mirë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
08/06/2022. 18:18 Kosova nesër në mbrëmje përballet me Irlandën e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një ditë para kësaj ndeshje, trajneri Alain Giresse ka thënë se “dardanët” kanë mungesa të mëdha për këtë ndeshje, por ka premtuar se Kosova do të tregon performacë të mirë. “Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se ne do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë performanca sa më të mira”, u shpreh Giresse. “Pa dyshim mungesat që i kemi do të sjellin ndryshime në ekip, sidomo...
Kosova në Holandë për Evropianin në Beach Volley

Kosova në Holandë për Evropianin në Beach Volley

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
08/06/2022. 14:10 Përfaqësuesja e Kosovës U22, femrat, udhëtoi sot drejt Bilthovenit të Holandës për Evropianin në Beach Volley. Kontingjenti i Përfaqësues së Kosovës në grupmoshën U22, femrat, e përbërë nga dyshja e volejbollisteve Loresa Avdyli/Rinesa Hasani dhe trajneri Edon Ibrahimi u nisën në orët e hershme të mëngjesit drejt qytetit holandez ku do të marrin pjesë në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane për këtë grupmoshë sa i përket volejbollit në rërë. Dyshja kosovare i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes, derisa iu nënshtruan sesioneve intensive stërvitore për disa ditë. Federata e Volejbollit të Kosovë si uron fat ekipit në këtë garë.
Xhaka do të përballet me drejtësinë

Xhaka do të përballet me drejtësinë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
08/06/2022. 13:08 Granit Xhaka do të paraqitet në gjykatë për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Futbollisti nga Kosova akuzohet se nuk ju ka treguar policëve se kush po e ngiste makinën e tij kur ajo u kap në shpejtësi prej 80 kilometra në orë Makinae tipit “Mercedes-AMG G63”, në vlerë prej më shumë se 150,000 eurosh u xhirua nga një kamerë shpejtësie në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 km/h. Ky rast kishte ndodhur në Cardiff më 30 nëntor të vitit të kaluar. E kur u kontaktua nga Policia Jugore e Uellsit, përfaqësuesi zviceran kishte refuzuar të tregonte se kush po drejtonte makinën në atë rast. 29 vjeçari do të dalë para gjykatës në “Cardiff Magistrates’ Court” në muajin korrik me akuzën se nuk dha informata që lidhen me identifikimin e ...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
07/06/2022. 23:08 Të gjitha biletat e ndeshjes Kosova – Irlanda e Veriut tashmë janë shitur. Njoftimin e ka bërë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ademi shprehu keqardhjen për kapacitetin e kufizuar të stadiumit “Fadil Vokrri”, por shtoi se janë duke punuar së bashku me Komunën e Prishtinës, që ta zgjerojnë tribunën lindore. “Të gjitha biletat e kësaj ndeshje tashmë janë shitur, me përjashtim të një sasie të vogël për zonën VIP, e të cilat të interesuarit ende mund t’i sigurojnë përmes platformës online. Në këtë formë ju e vërtetuat se Kombëtarja e Kosovës është dashuri e përjetshme dhe vlerë shtetërore, të cilën duhet ta ruajmë e respektojmë në fitore, barazime e humbje”- tha Ademi. “Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk...
Shqipëria e nis me barazim aventurën në Ligën e Kombeve

Shqipëria e nis me barazim aventurën në Ligën e Kombeve

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/06/2022. 22:49 Shqipëria e nis me një barazim 1-1 ndaj Islandës edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do ta nisnin më mirë pjesën e parë, por një gabim ne fillimin e pjesës së dytë do të ndikonte jo pak. Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, teksa pas një aksioni shumë të mirë të Abrashit nga krahu i djathtë, Taulant Seferi është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Islanda përpiqet të reagojë por goli do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 48-të, Thorsteinsson përfiton në mënyrën më të mirë duke mposhtur portierin Berisha. Më pas ndeshja është e qetë me pak shanse shënimi. Reja aktivizoi edhe Vrionin e Balajn, por asgjë nuk ndryshoi në rezultatin e duelit....
Shqipëria në epërsi ndaj Islandës

Shqipëria në epërsi ndaj Islandës

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/06/2022. 21:34 Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Islandës. Golin e epërsisë e ka realizuar Taulant Seferi, në minutën e 30-të. Shqipëria gjendet në grupin e 2-të të Ligës B në Nations League, së bashku me Izraelin dhe Islandën. Ndërkaq Rusia është përjashtuar nga kjo garë për shkak të agresionit në Ukrainë.
Ademi ia dhuron fanellën e Kosovës ambasadorit Hovenier

Ademi ia dhuron fanellën e Kosovës ambasadorit Hovenier

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/06/2022. 15:55 Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës i ka dhuruar ambasadorit amerikan fanellën e Kombëtares së Kosovës në shenjë falënderimi për mbështetjen e tij, shkruan Demokracia.com. Ademi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar edhe ambasadorët e tjerë që kishin të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme kundër Greqisë (0:1) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Postimi i plotë: Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier. Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane. E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që...
div.meta-author { display:none; }