News That Matters

SPORT

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë

Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12/06/2022. 21:35 Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Greqisë dhe Kosovës me rezultat 0-0. Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin e Dytë të Ligës C të Ligës së Kombeve. Greqia ka qenë për një nuancë skuadër më e mirë, por “dardanët” kanë qenë të pathyeshëm dhe mërit për këtë ka edhe portieri Aro Muriq që ndali një gjuajtje të grekëve, derisa në pjesën e dytë pritet lojë edhe më interesante. Kosova kërkon pikë nga kjo ndeshje, ashtu sikurse kërkon edhe Greqia.
Në mesin e shumë vërshëllimave intonohet himni i Kosovës në Greqi

Në mesin e shumë vërshëllimave intonohet himni i Kosovës në Greqi

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12/06/2022 20:55 Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e radhës në Greqi. Dardanët kërkojnë fitore përballë rivalit direkt për pozitën e parë në grup. Para fillimit të ndeshjes, gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, tifozët patën shumë vërshëllima. Po ashtu, lazerë të shumtë u drejtuan drejt lojtarëve të Kosovës.
Formacionet zyrtare: Greqi – Kosovë

Formacionet zyrtare: Greqi – Kosovë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12/06/2022 19:48 Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Greqi – Kosovë. Dardanët luajnë në udhëtim kundër kombëtares helene, në kuadër të grupit 2 në Ligën C të Kombeve. Kjo ndeshje do të jetë një finale e parakohshme e këtij grupi, pasi mund të përcaktohet shumëçka për pozitën e parë në grup. Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45. Kosova vjen me ndryshime edhe në skemë, për t’u kthyer në 4-4-2. Rrudhani përsëri startues, por më i avancuar. Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionin zyrtar të Kosovës dhe atë të Greqisë.
Giresse para ndeshjes me Greqinë: Nuk është finale

Giresse para ndeshjes me Greqinë: Nuk është finale

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
11/06/2022. 21:27 Kosova do të masë forcat me Greqinë në transfertë të dielën në orën 20.45, në sfidën që vlen për Nations League. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i Dardanëve, Alain Giresse. Tekniku u mundua të largojë presionin nga skuadra duke thënë se është një ndeshje e madhe, por jo finale. “Mungesat? Deri më tani kemi pasur shumë probleme me lëndime e suspendime. Megjithatë, duhet të vazhdojmë dhe të tregojmë lojë të mirë në ndeshjen e së dielës. Kemi pasur probleme por shpresoj të mos i kemi në ndeshjet tjera të radhës.Ne jemi këtu me këtë numër të futbollistëve që kemi. E kemi obligim që ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi në dispozicion Ndeshja? Është një ndeshje e vështirë dhe Greqia është një kundërshtar i ...

Rashica para ndeshjes me Greqinë: Jemi përgatitur, do të japim maksimumin për të fituar këtë takim

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
11/06/2022. 17:59 Milot Rashica u shfaq protagonist në fitoren 3-2 të Kosovës ndaj Irlandës, duke fituar penallti dhe dhuruar asistin e golit të dytë. Sulmuesi i Norwich foli për mediet përpara sfidës së ditës së diel (20:45) ndaj Greqisë në Volos, ku ndër të tjera tha: “Greqia? Ndeshje shumë e rëndësishme. Jemi përgatitur, do të japim maksimumin për të fituar këtë ndeshje.Presim një ndeshje shumë të vështirë, është një kundërshtar ndryshe nga Irlanda e Veriut. Me motivim dhe duke bërë gjërat që bëmë ndaj Irlandës, t’i përsëritim nesër, por duhet të bëjmë shumë më shumë për të fituar ndeshjen. Ndeshja më e mirë në Fadil Vokrri? Duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe kontributin tim te golat, besoj se po, ishte ndeshja më e mirë.Mungesat? Kemi shumë, me kartonë dhe dëmtime, por të gjithë lo...
Shqipëria në avantazh ndaj Izraelit

Shqipëria në avantazh ndaj Izraelit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
10/06/2022. 21:42 Shqipëria ka kaluar në avantazh në fund të pjesës së parë ku i saktë nga penalltia u tregua Armando Broja. Ky është goli i parë në ndeshjen e parë për Brojën në Ligën e Kombeve, i cili shënoi krejt në anën tjetër të portierit izraelit. Me këtë rezultat, Shqipëria është e para në grupin B të Ligës së Kombeve.
Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Izraelit, Broja startues

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Izraelit, Broja startues

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
10/06/2022. 20:51 Shqipëria do ta ketë përballë Izraelin në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, teksa synojnë fitoren e parë. Pas barazimit me Islandën, në formacion vërehen pesë ndryshime ku në stol kanë mbetur Kumbulla, Gjasula, Çekiqi, Seferi e Cikalleshi. Ndërsa në vend të tyre janë Veseli, Asllani, Bajrami, Uzuni dhe Armando Broja. Formacioni zyrtar: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Bajrami, Asllani, Abrashi, Balliu, Uzuni dhe Broja.
Milot Rashica flet pas ndeshjes: Treguam vetëbesim dhe vumë në vështirësi

Milot Rashica flet pas ndeshjes: Treguam vetëbesim dhe vumë në vështirësi

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09/06/2022. 23:11 Milot Rashica ishte një nga më të mirët për Kosovën, në suksesin 3-2 ndaj Irlandës së veriut, duke fituar penalltinë në minutën e 8’ dhe asistuar golin e dytë të Bytyçit, teksa pas ndeshjes ndau menjëherë emocionet për mikrofonin e SuperSport. “Ishim më të sigurt dhe me më shumë vetëbesim në aksione, ndaj kjo na ndihmoi për të shënuar dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Si unë, edhe Bytyçi u sakrifikuam jo pak, pasi në futboll duhet që të gjithë të japin maksimumin, si mënyra e vetme për të marrë rezultat pozitiv. Sot i bëmë gjërat si duhet dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rashica.
Kosova fiton ndaj Irlandës së Veriut

Kosova fiton ndaj Irlandës së Veriut

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09/06/2022. 22:45 Kosova ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Irlandës së Veriut. Dy golat e Vedat Muriqit dhe një të Zymer Bytyqit ia siguruan “Dardanëve” tre pikë në “ZFadil Vokrri. Mysafirët arritën në këtë takim t’i realizojnë dy gola me Shayne Lavery dhe Daniel Ballard. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në “Nations League” ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim. Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1. Të dielën më 12 qershor, ekipi i Alain Giresse do të luajë si mysafire e Greqisë.
Nis ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut

Nis ndeshja Kosova – Irlanda e Veriut

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
09/06/2022. 20:50 Sonte në “Fadil Vokrri”, kombëtarja e Kosovës e luan ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve. Kësaj here “Dardanët” do të luajnë përballë Irlandës së Veriut. Ndeshja ka filluar në ora 20:45. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse, në dy ndeshjet e kaluara në Nations League ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
div.meta-author { display:none; }