News That Matters

SPORT

Manchester United i ofrohet mundësia të nënshkruaj me portierin shqiptar, Thomas Strakosha

Manchester United i ofrohet mundësia të nënshkruaj me portierin shqiptar, Thomas Strakosha

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
10/07/2022. 10:17 Manchester United i është ofruar mundësia për të nënshkruar me portierin shqiptar, Thomas Strakosha. Strakosha, i cili u largua nga Lazio muajin e kaluar, tani është një lojtar i lirë, ndërsa më parë ka qenë në bisedime me Fulham dhe Chelsea. Tani duket se Djajtë e Kuq janë më afër nënshkrimit të 27-vjeçarit këtë verë, pasi kërkojnë një zëvendësues të Dean Henderson. Strakosha kishte qenë në bisedime me Chelsean mes një lëvizjeje të mundshme, me Thomas Tuchel që e shihte shqiptarin si zëvendësues nëse Kepa Arrizabalaga largohej nga klubi. Por duket se United do të sigurojë transferimin e 27-vjeçarit, pasi të jetë afër një marrëveshjeje për kushtet personale me portierin, raporton DailyMail. Ekipi i Manchester United zbarkoi në Tajlandë për përgatitjet e tyre p...
Muriqi i thotë lamtumirë Mallorcas: “Zemra ime përherë do të jetë kuq e zi”

Muriqi i thotë lamtumirë Mallorcas: “Zemra ime përherë do të jetë kuq e zi”

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
07/07/2022. 18:10 Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi i ka thënë lamtumirë Mallorcas, pas një aventure gjashtë mujore në gadishullin iberik. Muriqi, nga sezoni tjetër, karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë te Club Brugge, ku u transferua për një shumë 10.5 milionë euro. Ai tha se është tejet i lumtur që ka ndihmuar ekipin në arritjen e qëllimeve për të mbetur anëtare e La Ligës. Kosovari theksoi se “Zemra e tij është dhe përherë do të jetë kuq e zi”. 28-vjeçari në fanellën e Mallorcas i ka shënuar pesë gola, duke qenë lojtar kyç në mbijetesën në ligën elitare spanjolle.
Presidentja Osmani mburret me fitoren e xhudistëve kosovarë: Ky është imazhi ynë në botë

Presidentja Osmani mburret me fitoren e xhudistëve kosovarë: Ky është imazhi ynë në botë

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
06/07/2022. 13:38 Presidentja Vjosa Osmani, po shprehet mirënjohëse ndaj xhudistëve kosovarë, të cilët morën pjesë në Lojërat Mesdhetare ”Oran 2022”, dhe i sollën Kosovës, gjashtë medalje. ”Falemnderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë!”, shprehet Osmani mes tjerash, ndërsa shton se këta sportistë, janë imazhi i Kosovës në botë. ”Me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë. Këta janë sportistët tanë fantastik, kjo është Kosova, ky është imazhi ynë në botë. Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë. Faleminderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë! #Oran2022”.
E krahasojnë me Messin, Qëndresa Krasniqi, futbollistja nga Kosova që e vogël stërvitej me ekipe djemsh

E krahasojnë me Messin, Qëndresa Krasniqi, futbollistja nga Kosova që e vogël stërvitej me ekipe djemsh

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
05/07/2022. 09:35 Qëndresa Krasniqi është një nga ato vajza që ia ka dalë. Karriera e saj flet vetë, pasi ka fituar shumë dhe është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. E lindur në Prishtinë, 27-vjeçarja të cilën e krahasojnë me Leo Messin prej stilit të lojës, nuk e imagjinon dot jetën e saj pa futboll. Prej këtij sporti ka marrë shumë emocione dhe i këshillon edhe vajzat e tjera të mos hezitojnë që ta provojnë. Në intervistën e dhënë për “Federatën Shqiptare të Futbollit”, lojtarja që ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Hajvalisë në Kosovë, si dhe më pas ka luajtur edhe në Zvicër me Yverdon dhe Red Boots Aarau, tregon të gjithë hapat e saj në karrierë, kalimin te Shqipëria, vështirësitë e para dhe futbollistet që e kanë motivuar atë për të ecur përpara në botën e futbollit. Sigurisht n...
Loriana Kuka e fiton medaljen e artë – mposht në finale Chloe Buttigieg

Loriana Kuka e fiton medaljen e artë – mposht në finale Chloe Buttigieg

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
01/07/2022 18:08 Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë pasi triumfoi në finalen e Lojërave Mesdhetare për xhudo. Kundërshtar i kosovares ishte Chloie Buttigieg. Garuesja kosovare ishte dukshëm më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe për rrjedhojë u shpall fituese e përballjes. Kjo ishte medalja e gjashtë për Kosovën në këto gara që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Salah rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2025

Salah rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2025

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
01/07/2022. 17:52 Mohamad Salah ka nënshkruar kontratë të re me Liverpool. Salah ka nënshkruar një kontratë trevjeçare që do ta mbajë atë në “Anfield” deri në vitin 2025. Kontrata e tij aktuale do të skadonte verën e ardhshme. Për marrëveshjen e tij të re, Salah tha: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë”. “Mendoj se më është nevojitur pak kohë për ta rinovuar kontratën, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas”. Egjiptiani ka luajtur për Liverpool që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma. Që atëherë ai është bërë një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Premier League, FA Cup, League Cup dhe Champions League, si dhe Superkup...
Laura Fazliu kualifikohet në finale të Lojërave Mesdhetare

Laura Fazliu kualifikohet në finale të Lojërave Mesdhetare

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
30/06/2022. 14:47 Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare. Xhudistja kosovare e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten algjeriane Amina Belkadi. Me këtë rast, ajo e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa atë të artë do ta kërkojë përmes përballjes në finale me spanjollen Cristiana Cabana Perez. Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar. Paraprakisht, Laura kishte kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë pasi në çerekfinale e kishte mundur kroaten Iva Oberan, kurse rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në “Oran 2022”.
Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
29/06/2022. 10:04 Xhudistet kosovare Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, do të garojnë sot për një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Xhudo është sporti ku Kosova mund të mbajë shpresat për medalje. Garat sot do të nisin nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale. Në këto lojëra ekipi i vendit tonë përfaqësohet me tetë xhudistë edhe me Laura Fazliun, Loriana Kukën, Akil Gjakovën, Arbër Kullashin dhe Shpat Zekën. Këta do të garojnë ditët në vazhdim. Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.
Kosova e shkatërron Maqedoninë e Veriut në miqësore

Kosova e shkatërron Maqedoninë e Veriut në miqësore

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
27/06/2022. 23:11 Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë. Pas humbjes së pësuar të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup (1:3), Dardanet kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë triumfuar me rezultat bindës, 4:0. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, me golin e shënuar nga Valentina Metaj. Ky gol bëri që të përzgjedhurat e Karin Annel Andersen në vazhdim të luajnë më të qeta dhe ta menaxhojnë epërsinë e krijuar. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0, derisa në kaptinën e dytë Dardanet u treguan edhe më efikase duke shënuar edhe tre gola tjerë. Erëleta Memeti realizoi dy herë në minutat 59’ dhe 74’, duke e përmbyllur çështjen e fituesit të këti...
div.meta-author { display:none; }