News That Matters

SPORT

Xhaka: Arsenali është gati për sezonin e ri

Xhaka: Arsenali është gati për sezonin e ri

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
03/08/2022. 17:45 Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, ka folur në prag të nisjes së sezonit të ri në Premier Ligë. “Topçinjtë” e nisin të premten, ku në shtëpi i shkojnë Crystal Palace të Patrick Vieria. Xhaka ka folur për pritshmëritë që kanë për skuadrën e re, por që nuk ka dhënë aq fjalë, sikur që kishte bërë në fund të sezonit rreth kualifikimit për në Ligën e Kampionëve. “Nënshkrimet që kemi bërë na kanë dhënë neve diçka më tepër se të fitosh, na kanë dhënë mentalitetin se si të fitohet cilësia, natyrisht. Është si mozaik, duhet cilësia, natyrisht, por që nëse ata nuk përshtaten me ekipin, do të jetë e vështirë të arrihet diçka”, ka thënë Xhaka. “Blerjet janë përshtatur mjaft mirë me ekipin. Nga vitit në vit ne jemi përmirësuar. Është lehtë të flitet sesa të bëhet, sigurisht, ...
Kff Mitrovica transferon Raimonda Spahiun

Kff Mitrovica transferon Raimonda Spahiun

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
26/07/2022. 20:10 Rajmonda Spahiu portjere e Kombtarës se Kosoves U17 nënshkruan me Kff Mitrovicen. Këtë e ka bër të ditur klubi i kff Mitrovicës në një postim në Facebook. Postimi i plotë: Klubi ynë Kff Mitrovica ka transferuar portieren e talentuar Raimonda Spahiu që deri tani ishte pjesë e Kff Jakova. Njëkohësisht Raimonda është anëtare e Kombëtares se Kosovës U17, me potencialin që ka dhe punën që bëhet në klubin tonë, shumë shpejt do arrijë të bëhet një ndër portieret më të mira në Kosovë. Na prift e mbara Monda.
Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit

Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
23/07/2022. 18:31 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, sot, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të kombëtares, Dardanët. Ademi theksoi se 23 korriku është një datë me emocione, sepse në këtë datë ka lind një legjendë e futbolli siç ishte Fadil Vokrri. “Kur e njeh Fadilin jo vetëm si legjendë, por edhe si bashkëpunëtor e si mik, atëherë emocionet janë edhe më të mëdha. Gjithmonë do ta kujtojmë në këtë datë në mënyrën tonë të futbollit. Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së blertë dhe jam shumë ...
Gani Sejdiu zgjedhet kryetrajner i Vëllaznimit

Gani Sejdiu zgjedhet kryetrajner i Vëllaznimit

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
22/07/2022. 22:11 GANI SEJDIU është zgjedhur kryetrajner i vëllaznimit për udhëheqjën e klubit për sezonen 2022/23. Këtë e ka bër të ditur klubi i KF Vëllaznimit në rrjetin social Facebook Postimi i plotë: KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubin për sezonen 2022/23. Edhe pse ka pasur shumë oferta nga shumë klube ai ka thënë se për Vëllaznimin do të jem i gatshëm. Një trajner si Gani Sejdiu që është i cilësisë së lartë është nder dhe respekt ta kemi në klub. Suksese Gani Sejdiu #VAZHDOJME
E konfirmon Florian Marku ky është kundërshtari i tij i radhes

E konfirmon Florian Marku ky është kundërshtari i tij i radhes

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
18/07/2022. 23:46 Florian Marku do ta bëj ëndrrën e tij realitet për të zhvilluar një meç në vendlindjen e tij në Shqipëri. Një muaj më parë ishte vetë kampioni shqiptar që postoi një video të stadiumit kombëtar ‘Air Albania’, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës. Ndërkohë, sot Marku përmes një postimi në rrjetin social, Facebok ka bërë të ditur se biletat për ta parë meçin do të dalin këtë të enjte. Derisa zbuloi se për kundërshtar do ta ketë meksikanin, Miguel Parra.
UEFA dënon Greqinë për lojën me Kosovën

UEFA dënon Greqinë për lojën me Kosovën

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
15/07/2022. 15:28 UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Greqinë për situatën që u krijua në ndeshjen me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve. Greket, që ishin nikoqirë, u dënuan me 31 mijë e 750 euro në total si dhe me mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, sipas gazetarit Arlind Sadiku. Ata u dënuan me 7 mijë e 750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, me 6 mijë euro për hedhje të fishekzjarreve, dhe me 8 mijë euro për përdorim të laserëve. Ndërkaq, dënimi më i madh brenda grumbullit të dënimeve ishte me dhjetë mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë të lojës.
Murat Shabani emërohet kryetrajner i klubit Kff Mitrovica

Murat Shabani emërohet kryetrajner i klubit Kff Mitrovica

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
14/07/2022. 19:18 Murat Shabani është emëruar kryetrajner i klubit Kff Mitrovica, Murat Shabani ka për disa vite ka punuar tek Kf Australia. Këtë e ka bërë të ditur Kff Mitrovica përmes një njoftimi në Facebook Postimi i plotë: N J O F T I M Murat Shabani emërohet kryetrajner i klubit Kff Mitrovica. Pas bisedave qe kishin filluar ditë me parë,sot është arritur marrëveshja që postin e kryetrajnerit për kampionatin 2022/2023 të i'a besojmë trajnerit Mitrovicas , Murat Shabani, i cili për disa vite punoj tek Kf Australia, ku dy vitet e fundit shpallet kampion dhe përmes play off e inkuadron edhe në ligën e dytë. Shpresojm në rezultate pozitive edhe në klubin tonë. Na prift e mbara👏👏.
Drita shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Inter Turkut

Drita shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Inter Turkut

LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
12\07\2022 23:03 Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 në të mirë të finlandezëve, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-1 gjilanasit kanë kaluar tutje. Me të filluar ndeshja Drita ka arritur të shënojë me anë të Marko Simonovskit që në minutën e dytë për 1-0. Gjilanasit rrezikuan edhe disa herë tjera me Blend Baftiun dhe Arbnor Mujën, por pa sukses. Në fund Drita shkoi me një epërsi të mirëseardhur për pjesën e dytë. Me të filluar pjesa e dytë Arbnor Muja ka arritur të dyfishojë rezultatin, duke shënuar pas dy tentimeve për 2-0. Në minutën e 51-të, Drita mbylli dilemën e fituesit, kur Baftiu asistoi te Muja i cili me qetësi shënoi për 3-0. Deri në fund edhe pse kishte raste tjera, rezultati nuk ndryshoi dhe Drita kaloi tutje. Drita në rrethin tjetër takohet me klubin belg Antwerp...
div.meta-author { display:none; }