News That Matters

SHOWBIZ

Martohet reperi Buta

Martohet reperi Buta

SHOWBIZ
10/09/2021 21:45 Reperi Buta prej kohësh në një lidhje serioze, është martuar. Këtë gjë reperi e ka bërë në fshehtësi të plotë nga syri i publikut, kohë më parë. E tek sonte, ai ka vendosur që të ndajë momente nga ky zhvillim i rëndësishëm në jetën e tij. Ai ka publikuar fotografitë si dhëndërr me nusen e tij, Fjollën. Me trashëgime çifti!
Bebe Rexha: Të merresh me komentet negative është humbje kohe

Bebe Rexha: Të merresh me komentet negative është humbje kohe

SHOWBIZ
10/09/2021 08:38 Këngëtarja, Bebe Rexha, ka folur së fundmi për karrierën e saj muzikore. Në një intervistë për “USA Today”, Bebe ka rrëfyer se duke qenë një personazh publik shpesh herë i duhet të përballet dhe me komente negative rreth paraqitjes së saj, mirëpo kjo gjë nuk e shqetëson, pasi secili ka defektet e veta. “Ajo që më frymëzon të promovojë trupin tim me gjithë defektet e tij është një ndjenjë dërrmuese e negativitetit, jo vetëm nga njerëzit në internet, por nga unë. Të gjithë kanë një histori. Të gjithë kanë vështirësi. Të gjithë po kalojnë diçka për të cilën ne nuk dimë. Cili është qëllimi për ta bërë veten të ndihemi keq dhe për t’i bërë të tjerët të ndihen keq? Për mua, kjo është vetëm një humbje jete, dhe ne kemi vetëm një jetë për të jetuar, kështu që ne gjithashtu mund...
Dënohet Fero

Dënohet Fero

SHOWBIZ
08/09/2021 16:43 Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla, pasi Shabani e pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë, raporton “Betimi për Drejtësi”.Shabani obligohet që të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumën 50 euro, si dhe 50 euro tjera për fondin e viktimave të krimit. SPONSORED CONTENT Mgid Mgid Ovaj prosti trik pomaže da uklonite 15 godina sa lica Biolift Të njëjtit gjithashtu i konfiskohet arma e llojit elektroshok.Së bashku me të akuzohen edhe Mehmet Elshani për veprën penale të sulmit dhe Avdullah Islami për veprën penale të kanosjes me përdorim të mjetit të rrezikshëm, por këta të dy janë deklaruar ...
Flokët e çuditshme të Arjan Konomit ‘çmendin’ rrjetin

Flokët e çuditshme të Arjan Konomit ‘çmendin’ rrjetin

SHOWBIZ
08/09/2021 | 09:38 Dje pasdite në Top Channel nisi sezoni i ri i “Përputhen”. Rrjedha e emisionit në strukturë dhe aspektin vizual mbetën po ato të sezonit të shkuar, vetëm se me disa ndryshime ‘estetike’ për të dhënë shijën e një kapitulli të ri. Në episodin e parë u prezantua njëra vajzë dhe shumica e djemve të programit. Por, vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit Arjan Konomi. Ai ngjante dhjetë vjetë më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime. I ka mbjellur? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve? Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e sot u shndërrua në kryetemë me stilin e tij të ri të flokëve....
Don Xhoni gjobitet nga policia e Kosovës

Don Xhoni gjobitet nga policia e Kosovës

SHOWBIZ
07.09.2021 10:29 Mbrëmjen e djeshme, Don Xhoni ka realizuar një lidhje live me ndjekësit e tij në Instagram. Kyçja live ndodhi pak minuta pasi ai u gjobit nga policia e Kosovës. Arsyeja? Ai theu orën policore duke dalë në rrugë me makinë. Reperi pranon se ishte gabimi i tij dhe i shokëve dhe tregon se ka shumë respekt për policinë
Noizy vie me ndryshe, ai shfaqet me kostum elegant

Noizy vie me ndryshe, ai shfaqet me kostum elegant

SHOWBIZ
07/09/2021 08:00 Noizy prej vitesh njihet si një prej reperave të suksesshëm shqiptarë me shumë hite e projekte të ndryshme. Reperi nga Shqipëria krahas këngëve solo, numëron edhe shumë bashkëpunim me artistë vendorë e ndërkombëtarë. Ai është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram ka mbi 1.7 milion ndjekës, e të cilët i informon për projekte të ndryshme përmes fotografive. Në një postim që ka bërë këtë herë, Noizy u shfaq më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim, reperi shihet pranë makinës, i veshur me kostum elegant. “Qëllimet e mia kanë qenë më të rëndësishme se nevojat e mia”, ka shkruar reperi sipër imazheve. Ndërsa, edhe ky sezon veror ishte i ngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore për Noizyn, ai po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit, “Mi Amor”...
Aksidentohet Yll Limani

Aksidentohet Yll Limani

SHOWBIZ
06/09/2021. 09:02 Këngëtari Yll Limani, pushimet e tij po i kalon në jug të Shqipërisë. Nga atje ai ka publikuar fotografi të bukura. Por, si duket jo gjithçka ka shkuar mirë. Ylli është aksidentuar gjatë një loje me gurë dhe ka përfunduar në spital. Këngëtari ka çarë pjesën e sipërme të vetullës. Mjekët është dashur që të intervenojnë me çepje.
Tea publikon të dashurin

Tea publikon të dashurin

SHOWBIZ
06/09/2021 06:15 Ndryshimet që ka bërë në pamje po pëlqehen mjaftë nga fansat. Tea ka arritur që falë këtyre ndërhyrjeve, të bëjë shumë meshkuj për vete, shkruan Indeksonline. Nuk shkoi shumë nga ndarja me Beartin, ku Tea nisi të publikoj Instastory me një djalë. Për kureshtjen e shumtë të fansave, ajo sonte vendosi që nga kujtimet e kësaj vere të publikoj dhe një imazh të të dashurit por që fytyrën nuk ia zbuloj. Se kur do të dal publikisht me të, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.
Mozzik zbulon se a është beqar

Mozzik zbulon se a është beqar

SHOWBIZ
05.09.2021. / 06:45 Ka një javë që këngëtarja Loredana Zefi ka konfirmuar ndarjen nga Mozzik. Përmes një postimi në Instagram ajo është shprehur se të dy janë shumë kokëfortë dhe se nuk po shkojnë bashkë. Por, ajo që i intereson fansave të tyre është se Mozzik a është beqar apo jo. Në pyetjen se a është single, Mozzik dha një përgjigje: “Jam Album!” (duke iu referuar fjalës “single” një këngë teke, ndërsa albumi mban disa “single” brenda), shkroi ai në publikimin në Instastory.
Për stinën e vjeshtës kjo është ngjyra më e preferuar për flokët

Për stinën e vjeshtës kjo është ngjyra më e preferuar për flokët

SHOWBIZ
“Buttery cup” është nga nga ngjyrat më të preferuara të tendencave të flokëve këtë vjeshtë Sipas stilistes së flokëve, Karissa Schaudt, nuanca është një ngjyrë kafe e thellë, me disa fije ngacmuese më të çelura. Siç e specifikon Schaudt, ‘Buttery cup’ është ideale për ato që kanë flokë të kaftë dhe duan ta hapin pak ngjyrën e tyre, por pa pësuar transformim total në bionde. Për shumicën prej nesh, vjeshta është një stinë që simbolizon projekte të reja, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’i dhënë vetes diçka të re sesa të ndryshosh ngjyrën e flokëve. Zakonisht, në këtë stinë jemi mësuar të shohim ngjyra më të errëta, por këtë vit, edhe pse është periudha kur ftohet moti, tendenca e flokëve provon të çel nuancat. “Buttery cup” është një nga provat që, me siguri, do t’ju japë më të mirën ...
div.meta-author { display:none; }